Bota
Presidenti i KE-së, Juncker: “As mbyllja me mure, as hapja nuk janë zgjidhje për imigracionin”
Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Junkcer, ka deklaruar sot se asnjë shtet nuk mund të përballë çështjen e emigracionit i vetëm. Ndaj për këtë nevojitet një përgjigje në shkallë europiane dhe ajo duhet përpunuar tani. Junkcer thotë se nuk përbëjnë zgjidhje as mbyllja me mure dhe kordone, as edhe hapja e plotë. Dilema të tilla vijnë në një moment kur edhe BE-ja po përjeton një krizë të vetën.
"Po dëshmojmë fundin e dominimit të Perëndimit”
Rusia duket se e sheh kohën e tanishme, të dominuar nga konflikte të ngrira, apk edhe të kufizuara, si kohë historike me rëndësi të jashtëzakonshme. Gjatë një fjale të mbajtur në Terra Scientia International Youth Forum, Sergei Lavrov, u shpreh se bota sot po dëshmon fundin e dominimit të Perëndimit. “Ne po dëshmojmë fundin e një epoke shumë të gjatë, fundin e erës së dominimit Perëndimi. Dominim ekonomik, financiar, politik”, tha Lavrov. Sipas tij, qendra të reja pushteti kanë lindur në Azi dhe Paqësor dhe një botë policentrike ka nisur të funksionojë sado që edhe kjo do të dojë kohë.
Britani, avioni luftarak bie mbi autostradë gjatë një shfaqjeje ajrore, të paktën 11 viktima
Shfaqja ajrore e Shoreham-it në Sussex të Britanisë së Madhe ku një avion ram bi një autostradë me trafik, ka shtuar numrin e viktimave. 11 persona dyshohet se kanë humbur jetën kur aeroplani u rrëzua në rrugën plotë me makina, raportojnë mediat britanike. Sipas policisë, ende nuk kanë mundur të identifikohen emrat e të vdekurve, ndërkohë që paralajmërohet se numri i viktimave pritet të rritet, duke kaluar ndoshta shifrën 20. Ajo që po e bën më të vështirë identifikimin e numrit të viktimave është edhe terreni i gjerë ku është përfshirë aksidenti.
Varoufakis thotë se Greqia është laborator i Gjermanisë. Objektivi; të goditet Franca
Në një intervistë për “Le Monde”, ish-ministri i Financave greke, Yanis Varoufakis, u shpreh se, marrëveshja e shtetit grek me partnerët ndërkombëtarë, është një kapitullim. Sipas tij, me këto kushte Gjermania po kërkon daljen e Athinës nga Eurozona me objektivin e vetëm që të godasë Francën. Ai e konsideron Greqinë, si një laborator, ku mund të eksperimentojë memorandumin e tij para se ta eksportojë atë. “Nëse Greqia ka ndërmend ta aplikojë këtë memorandum dhe reformat që e shoqërojnë atë, nuk do të pasojë tjetër gjë përveç “Grexit”.
ISIS ka hedhur në erë tempullin e Baalshaminit në Palmira, raporton BBC
BBC citon burime nga zyrtarë sirianë dhe aktivistë, se militantët islamikë të ISIS kanë hedhur në erë tempullin e lashtë të Baalshaminit në Palmira. Kreu sirian i antikiteteve citohet të ketë thënë se tempulli është hedhur në erë këtë të dielë. Por Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër ka raportuar se ngjarja ka ndodhur një muaj më parë. ISIS mori kontrollin e Palmirës majin e kaluar, duke shkaktuar frikën e madhe se kjo trashëgimi i njerëzimit do të shkatërrohej, siç ka ndodhur me site të tjera antike në Irak.
Shpërthime në një bazë ushtarake amerikane në Japoni(video)
Mediat ndërkombëtare raportojnë për shpërthime në bazën amerikane në qytetin japonez të Sagamiharas. Nuk dihen ende shkaqet. Dy javët e fundit edhe në Kinë kanë ndodhur shpërthime në impiante industriale.
20 anije japin SOS në det të hapur, shpëtohen 4.400 emigrantë nga roja bregdetare italiane
Emigrantët libianë vazhdojnë të rrezikojnë nëpërmjet detit. Roja bregdetare italiane njoftoi sot se u shpëtuan 4.400 emigrantë pranë bregdetit libian, pasi morën thirrje për ndihmë nga mbi 20 anije. Italia ka kryer prej kohësh operacione të tilla shpëtimi, duke marrë me qindra emigrantë të shpëtuar në brigjet e saj, por operacioni i sotëm ishte më i madh se zakonisht. Vetëm gjatë këtij viti, mbi 100 mijë persona kanë kaluar Mesdheun drejt Italisë. Udhëtimi është i vështirë për anijet e vogla të mbingarkuara që lundrojnë në ujëra të rrezikshme.
Parada e fitores edhe në Arktik(video)
Rusia ka zhvilluar një paradë në kujtim të ditës së fitores mbi nazizmin edhe në rajonin e Arktikut. Parada është realizuar nga grupi i 99 i Ndërhyrjes se Shpejtë. Arktiku është prej disa vitesh rajon i përplasjeve strategjike me SHBA dhe Kanadanë.
Turma e emigrantëve çan kufirin Maqedoni – Greqi (video)
Televizioni “Rusia Today ” ka publikuar incizime nga droni, që janë bërë në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, respektivisht ku shihen përpjekjet e emigrantëve për të hyrë në territorin e Maqedonisë nga pjesa e Greqisë, transmeton gazeta “Lajm”. Treni me rreth 300 emigrantë në orën 5 e 15 min, u nisë nga Gjevgjelia (kufiri jugor i Maqedonisë) drejt kufirit verio të Maqedonisë – Tabanoc, kanë njoftuar përfaqësuesir e Stacionit hekurudhor në Gjevgjeli. Zyrtarët nga Stacioni thonë se për sot nuk janë paralajmëruar më shumë trena për transportimin e emigrantëve.
Drama e “protestuesve” sirianë në kufirin e Maqedonisë
Kufiri greko-maqedonas është kthyer prej disa ditësh në një gardh policor për të penguar hyrjen në Maqedoni të refugjatëve sirianë që tentojnë të kalojnë në Europn Qëndrore përmes Maqedonisë, Serbisë, Hungarisë dhe më pas në Gjermani.
Llogariten në mbi 4 mijë persona që ndodhen në zonën asnjanëse të kufirit. Policia maqedonase ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të penguar turmën, ndërsa ka të dhëna për ndërhyrje të dhunshme të forcave të sigurisë. Amnesty International tha se policia maqedonaese I trajtoi emigrantët e paligjshëm si protestues.
