Bota

Maqedoni, arrestime imamësh të dyshuar për lidhje me ISIS

Postuar në 06 Gusht, 2015 10:14

Në rajone të ndryshme të Maqedonisë u zhvillua një aksion i gjerë policor në të cilin u arrestuan 9 vetë të dyshuar se rekrutojnë luftëtarë të ISIS-it në Irak dhe Siri. Mes tyre është edhe një imam i një xhamie në Shkup, e cila vepron jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame. Ministria e Brendshme njoftoi se në Maqedoni nuk ka kampe për stërvitje, por bëhet rekrutim i shumë të rinjve, ndërsa deri më tani 16 persona kanë vdekur në luftërat në Lindjen e Mesme. Grupi ka pasur lidhje edhe me 16 shtetas të Maqedonisë të cilët tashmë kanë humbur jetën viteve të fundit në luftimet në Irak e Siri.

Foto/70 vjet nga Hiroshima

Postuar në 05 Gusht, 2015 22:55

Vdiq historiani i njohur britanik Robert Conquest

Postuar në 05 Gusht, 2015 21:36

Ka vdekur në moshën 98 vjeccare historiani i njohur britanik, Robert Conquest. Ai është i njohur për punimet e tij në dokumentimin e periudhës staliniste në Bashkimin Sovjetik, për njohjen që i mundësoi opinionit perëndimor mbi Terrorin e Madh, që tanimë pranohet si emblemë e pushtetit të Josif Stalinit. Libri i tij “Terrori i Madh” i publikuar në vitin 1968 konsiderohet si libri i parë që hodhi dritë mbi krimet shtetërore në vitet ’30 në BS.

Fotolajm/ Stinë shirash në Indi, përplasen trenat, 25 të vdekur

Postuar në 05 Gusht, 2015 18:44

Mbytet anija me 700 emigrantë në Mesdhe, 400 arritën të shpëtojnë

Postuar në 05 Gusht, 2015 18:30

Tjetër tragjedi shënohet në detin Mesdhe. Një anije me të cilën udhëtonin qindra emigrantë, që synonin të preknin Europen, u përmbys. Në të gjendeshin rreth 700 klandestinë, 400 prej te cilëve arritën të shpëtojnë. Agjensia e lajmeve italiane ANSA raporton se deri tani janë konfirmuar 25 viktima, trupat e te cilëve jane nxjerrë në sipërfaqe nga ekipet e shpëtimit. Fundosja ndodhi rreth 25 km larg brigjeve libiane kur anija po haste vështirësi per shkak te motit te keq.

Gjykata Speciale në Kosovë, një perspektivë dështimi, ashtu si EULEX, thotë analisti Daniel Serwer

Postuar në 05 Gusht, 2015 18:18

Edhe pse më në fund u mundësua krijimi i saj, Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë mund të rezultojë një histori dështimi, thotë analisti amerikan, Daniel Serwer. Kjo sepse edhe EULEX ka dështuar, çka tregon se korrupsioni është i plotfuqishëm në vend, ndërkohë që provat e krimeve të luftës janë vjetruar dhe se ka rrezik që procesi të mos jetë i drejtë.

Fotolajm/1993, kur Bin Laden shpallej hero dhe njeri i paqes në Perëndim

Postuar në 05 Gusht, 2015 13:48

Kriza greke, Juncker shprehet optimist për arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët para 20 gushtit

Postuar në 05 Gusht, 2015 13:26

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker beson në mundësinë e Greqisë për arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët gjatë këtij muaji, mundësisht para datës 20 gusht, njofton agjencia e lajmeve “AFP”. “Të gjithë raportet e arritura më krijojnë besimin se ka mjaft gjasa të arrihet një marrëveshje gjatë muajit gusht, mundësisht para 20 gushtit, për një plan të tretë ndihme për Greqinë”, pohoi Juncker gjatë një takimi. Greqia duhet të paguajë borxhin në këtë datë me vlerë 3,4 miliardë euro në Bankën Qëndrore Europiane.

Marrëveshja nukleare me Iranin acaron raportet ShBA-Izrael. Presidenti amerikan paralajmëron se rrëzimi i saj, apo sulmi ndaj Iranit do të sjellë raprezalje mbi Tel-Aviv

Postuar në 05 Gusht, 2015 13:17

Marrëveshja e 14 korrikut mes pesë fuqive të mëdha dhe Iranit mbi kufizimin e kapaciteteve bërthamore të këtij të fundit dhe kontrollon e rreptë të projektimeve në këtë fushë, ka irrituara shumë Tel-Avivin zyrtar. Kryeministri Netanjahu është një nga kundërshtarët më të fortë të marrëveshjes dhe i përmbahet pikëpamjes se Irani i sotshëm përfaqëson një rrezik më të madh për paqen në botë sesa Shteti Islamik.

Pages

Subscribe to RSS - Bota