Bota
Ushtria siriane i rimerr ISIS-it një fushë të rëndësishme naftëmbajtëse
Agjensia e lajmeve AFP raporton se trupat e regjimit sirian u kanë rimarrë xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik një pjesë të një fushe të rëndësishme naftëmbajtëse në provincën qendrore të Homsit, theksoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH). Shteti Islamik pushtoi të dielën sektorë të gjerë të fushës naftëmbajtëse Jazal, që ndodhet 20 kilometra në veri perëndim të Palmirës dhe një prej të fundit në duart e regjimit duke shkaktuar një ndërprerje të prodhimit.
Austria “kthen” orën diplomatike mbrapa: Në luftën kundër ISIS, duhet të përfshihen edhe Asadi, Irani dhe Rusia
Skenari Sadam – Gadaf nuk funksionon më. Prova gjenerale në Siri, me synim likujdimin e presidentit në fuqi, Bashar al Asad dhe mandej hapjen e kapitullit të njohur të “demokratizimit”, ka ngecur keq. Madje aq keq, saqë Perëndimi sot priret të kërkojë ndihmën e Asadit për të luftuar Shtetin Islamik. Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, deklarpi gjatë një vizite në Iran, se në luftën kundër ISIS, Perëndimi duhet të angazhojë Asadin, Iranin dhe Rusinë. “Ne kemi nevojë për një qasje të përbashkët pragmatike në këtë drejtim duke përfshirë edhe Asadin në luftën kundër ISIS”, tha Kurz.
ISIS “ngec” për shkak të stuhisë së rërës mbi Lindjen e Mesme. Pamjet
Një stuhi e fortë rëre mbi ISIS-in. Kështu mund të quhet pluhuri që ka mbuluar Lindjen e Mesme, duke vendosur në gjendje ngrirje si në jetën e zakonshme, ashtu edhe në luftën e egër në ato zona ku luftohet. Stuhia masive filloi në Irak dhe po mbulon edhe pjesë të Sirisë, Turqisë, Egjiptit, Libanit, Palestinës e deri në ishullin e Qipros. Shumë fluturime janë ndaluar, ndërsa shkollat janë mbyllur në Jordani e Liban.
Pas trenit në Poloni, edhe një inxhinier gjerman pretendon zbulimin e 100 tonëve ar në një fshat të Moskës
Nuk janë vetëm polakët me fat. Mediat raportojnë se një inxhinier gjerman pretendon të ketë gjetur kamionë me sasi ari ngarkuar në një fshat në jug të Moskës. Gazeta gjermane “Bild” raporton se inxhinieri ka shpallur gjetjen pasi përdori radarë për lokalizimin e kamioneve që mendohet se janë të ngarkuar me thesarin e Bankës së Smolenskut, që u boshatis nga forcat sovjetike përpara arritjes së nazistëve. Sipas pretendimeve të inxhinierit, ishin shërbimet sekrete sovjetike ato që u ngarkuan me transportin e arit në kamionë, që u futën më galeritë minerare afër Vyazmës.
Danimarka shpërndan njoftime në mediat e Libanit: Ja pse nuk duhet të vini në Danimarkë
Ndërkohë që BE-ja po lajmëron vendosjen e kuotave për pranimin e imigrantëve, Danimarka ka menduar një mënyrë të vetën për të shmangur dyndjen e tyre drejt këtij vendi. Mediat njoftojnë se qeveria daneze ka publikuar njoftime në disa gazeta libaneze përmes të cilave bën thirrje që imigrantët të mos i drejtohen Danimarkës. Njoftimi bën me dije se pse nuk duhet të shkosh në Danimarkë, mes të cilave është edhe kriteri i gjuhës. Kush do të marrë lejeqëndrim në Danimarkë duhet të mësojë danisht. Në thelb ky mesazh i qeverisë daneze është parandalues dhe i bën jehonë një shqetësimi në rritje.
Tre skenarë për Ukrainën: Sulm ushtarak mbi Donbasin dhe më tej mbi Rusinë, ndërtimi i një muri, ose Marrëveshja e Minskut
Kriza ukrainase është shumë larg zgjidhjes. Ndërkohë që Kremlini ka urdhëruar stërvitje masive të disa njësive strategjike, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka folur për përgatitje ushtarake dhe skenarët e krizës. Në një intervistë në Kanalin 5 të Ukrainës, Poroshenko ka renditur tre skenarë për daljen nga situata ku është përfshirë vendi prej dy vitesh. Dhe një prej këtyre parashikon edhe sulmin mbi Moskën. “Ka tre skenarë. I pari konsiston në një ofensivë nga forcat ishtarake, një çlirim ushtarak i këtyre territoreve dhe nisa e një fushate kundër Moskës. Kush po e propozon këtë?
Një krahasim me shkatërrimet e ISIS – Vandalizmi kulturor në ShBA
Robert P. Crease, profesor i filozofisë në Universitetin e New York, shkruan një opinion në “Project Syndicate” që e titullon: “Vandalizmi kulturor në Amerikë”. Crease e nis opinionin me një krahasim disi joproporcional: ai thotë se sa herë dëgjon në lajme për shkatërrimet arkeologjike të ISIS, i vjen ndërmend sulmi që po ndodh në ShBA ndaj komunitetit shkencor.
Gjermania, gjashtë miliardë euro financim për emigrantët
Gjermania do të akordojë një financim gjigant prej gjashtë miliardë eurosh për t’i ardhur në ndihmë valës së emigrantëve, shumica të ardhur nga Siria e përfshirë nga lufta civile. Paketa me vlerë gjashtë miliardë euro u miratua sot gjatë orëve të para të mëngjesit, pas bisedimeve të mbrëmshme në Berlin. Tre miliardë euro vijnë nga buxheti federal për vitin 2016, ndërkohë që pjesa tjetër është rezervuar për të ndihmuar shtetet federale dhe qeveritë lokale për akomodimin e migrantëve. Për vitin në vazhdim, një miliard euro nga buxheti federal do të përdoren për të ndihmuar migrantët.
Papa bën thirrje për strehimin e emigrantëve, përmend si shembull frymëzues Nënë Terezën
Në një mesazh të veçantë, Papa Françesku, i cili është vetë nip emigrantësh italianë në Argjentinë, kritikoi indirekt ndërtimin e një rrethimi kufitar në Hungari. Në një letër të drejtuar shoqatës së kishave që po takohet në Shqipëri, Papa Françesku citohet të thotë se “është dhunë ndërtimi i mureve dhe pengesave për të ndaluar njerëzit që janë në kërkim të një vendi në paqe. Është dhunë të zmbrapsësh ata që po largohen prej kushteve çnjerëzore me shpresën për një të ardhme më të mirë”.
“Lideri lokal” Vuçiç, i ftuar i Merkel në Berlin dhe i Biden në Washington
Ndoshta është herët për ta thënë, por duket tashmë se diçka thelbësore po ndodh në marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Serbisë. Disa shenja të karakterit politik dëshmojnë se jo vetëm Serbia ka dalë nga izolimi i dikurshëm, por ajo po shihet si faktor i besueshëm në rajonin e Ballkanit. Siç mund të imagjinohet lehtë, trajtimi diplomatik i çështjes së Kosovës, është një prej arsyeve që Beogradi zyrtar po sheh tani dyer të hapura.
