Bota

Video/Tërmeti i sotshëm në Azi - 7.5 ballë

Postuar në 26 Tetor, 2015 15:28

Një tërmet 7.5 ballë Rihter goditi sot Azinë Qendrore dhe u ndje në Pakistan, Indi dhe Afganistan. N137 Afganistan kanë humbur jetën 60 persona, kurse në dy vendet e tjera raportohen vetëm të plagosur. Epiqendra ishte në Hindu Kush.

Kufiri Lindje – Perëndim po hiqet sërish në Ballkan

Postuar në 26 Tetor, 2015 14:16

Protesta në Mal të Zi po vështrohen përherë e  më shumë si një përplasje gjeopolitike mes dy rrymave që sundojnë shoqërinë e fqinjit tonë verior. Në një shkrim të Deutsche Welles nënvizohet pikërisht ky element që e vendos aspektin social dhe ekonomik të tyre në plan të dytë. “Një sërë aferash, arrogancë dhe “një hajdutëri e shëmtuar” e kanë dobësuar qeverinë mendon shkrimtari i njohur malazez Andrej Nikolaidis. Por protestat aktuale ai i sheh, ashtu si Djukanoviçi, si një përpjekje për të dështuar anëtarësimin. “Anëtarësimi në NATO do të thoshte dalje nga influenca serbe dhe ruse.

La Repubblica: Refugjatët sirianë, alarm i ringjalljes së skafistëve shqiptarë

Postuar në 26 Tetor, 2015 10:20

Një alarm që për Italinë nuk është i ri, por që mund ta marrë nota edhe më dramatike nëse refugjatët sirianë zgjedhin Italinë përmes Shqipërisë. E përditshmja La Repubblica shkruan për “rrezikun e një rruge të re Shqipëri- Itali” . Është fjala për një informacion konfidencial të marrë nga burime të Bashkimit Evropian mbi rrezikun e hapjes së një rruge të re të trafikut të emigrantëve nga Shqipëria drejt Italisë.

Serbia me shpresë që Vatikani ta jetë kundër Kosovës për të hyrë në UNESCO

Postuar në 26 Tetor, 2015 08:38

​Nënkryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, - të cilën e udhëheq Ivica Daçiç,  - historiani Predrag Markoviç, ka deklaruar se Kosova nuk ka kapacitet për ta mbrojtur, siç ka thënë ai, trashëgiminë kulturore serbe. Ai ka vlerësuar se Vatikani, i cili s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës, mund të luajë rol të madh në lidhur me kërkesën e Kosovës për të hyrë në UNESCO. "Kosova nuk ka kurrfarë kapaciteti për mbrojtjen e trashëgimisë serbe, atje nuk ka kustosë, nuk ka restaurues” ka thënë Markoviç për televizionin "Palma plus", transmeton Koha.net.

"Gabuam në luftën e Irakut. ISIS, deri diku pasojë e saj”

Postuar në 25 Tetor, 2015 12:57

Ajo që mediat perëndimore e kanë thënë prej kohësh u pranu më në fund puboikisht nga një prej protagonistëve të luftës në Irak. Ish-kryeministri britanik, Tony BlAir, ka kërkuar falje gjatë një interviste për CNN, duke pranuar se angazhimit ushtarak në Irak në vitin 2003 i ka munguar tërësisht vlerësimi strategjik. “Unë kërkoj falje për faktin se të dhënat e shërbimeve sekrete që morëm ishin të gabuara. Unë gjithashtu kërkoj falje për disa nga gabimet në planifikim dhe sigurisht, gabimi ynë në të kuptuarit e asaj që do të pasonte nëse ne rrëzonim regjimin e Sadam Huseinit”, tha Blair.

Vritet në Siri kreu i Al Nusras

Postuar në 24 Tetor, 2015 18:50

Media të ndryshme po raportojnë se kreu i organiztës islamike Jabhat Al Nusra, Abu Suleiman al-Masri është vrarë në luftimet afër fshatit Tal-al-Karsani, në periferi të Halepit. Grupi është përballur me ushtrinë siriane e cila ka nisur këto ditë një ofensivë të gjerë me synij rimarrjen e qendrës strategjike në fjalë. Al Nusra lufton si kundër forcave të presidentit Bashar al Assad, ashtu edhe kundër Shtetit Islamik. Nisur nga situatat e reja të krijuara me ndërhyrjen ruse, ka disa burime që po raportojnë për vendosjen e komunkimit mes Al Nusras dhe ISIS. 

Kërcënimi i ri i ISIS: Do vrasim çdo hebre në botë (Video)

Postuar në 24 Tetor, 2015 08:56

Një video shqetësuese, e postuar nga Shteti Islamik, kërcënon se ata do vrasin çdo hebre, kudo që të jetë në botë. Grupi terrorist e ka postuar videon në YouTube. Një militant me maskë deklaron se “nuk do të lëmë asnjë izraelit jo vetëm në Jerusalem, por në mbarë botën”.“Ne do e zhdukim këtë sëmundje në mbarë botën”, thoë militanti. Ky paralajmërim vjen pas një seri sulmesh në Jerusalem nga palestinezët. “Shumë shpejt nuk do ketë asnjë izraelit në Jerusalem”, paralajmëron ISIS.

“Patricia”, urgani më i fuqishëm i regjistruar në Hemisferën Perëndimore godet sot Meksikën

Postuar në 23 Tetor, 2015 19:50

325 km/orë shpejtësia e erës e bën uraganin “Patricia” më të fuqishmin të regjistruar ndonjëherë në Hemisferën Perëndimore. Rekordi deri më tani mbahej nga tajfuni “Haiyan” i vitit 2013 me shpejtësi ere 315 km/orë. Uragani, i kategorisë 5, po i drejtohet Meksikës juglindore dhe pritet të godasë sot.

Drejtësia rumune mbyll dosjen e kryengritjes antikomuniste të vitit 1989

Postuar në 23 Tetor, 2015 19:38

Prokurorët rumunë njoftuan sot mbylljen e dosjes mbi vdekjen e 709 personave gjatë një proteste antikomuniste në dhjetor 1989, një vendim i kritikuar nga ata që kishin marrë pjesë si edhe nga të afërmit e viktimave, raporton Agjensia Telegrafike e Lajmeve e cila i referohet AFP-së. “Hetimi kishte prekur rrethanat mbi të cilat 709 personat vdiqën dhe 2 198 të tjerë ishin plagosur, ku 1 855 me plumba”, sipas një deklarate të Prokurorisë.

Një deputete hedh gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovë, shtyhet seanca

Postuar në 23 Tetor, 2015 17:21

Tanimë duket sikur është bërë një normë. Ende pa filluar seanca, deputetët e opozitës kanë hedhur gaz lotsjellës pranë zyrës së kryeparlamentarit Kadri Veseli. Gazin lotsjellës e ka hedhur deputetja Donika Kadaj-Bujupi. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dha një orë pushim. Gjendja ishte në prag të eskalimit, para Kuvendit të Kosovës, pasi aktivistët e opozitës dhe protestuesit e mbledhur hodhën bocë me ngjyrë në oborrin e Kuvendit të Kosovës, boca këto që kanë çliruar edhe tym.

Pages

Subscribe to RSS - Bota