Bota
Ishte vdekje e papritur dhe e dhunshme, siç ndodh me aktet terroriste
Vdekja e 224 pasagjerëve në tragjedinë ajrore të Sinait javën e kaluar ishte sa e papritur aq edhe e dhunshme. Ndërsa skenarët që serviren nga mediat perëndimore dhe ato ruso-egjiptiane kundërshtojnë njëra tjetrën, hetimet po i mëshojnë më shumë idesë së një akti terrorist. Televizioni “France 2”, gazetat “Le Monde” dhe “Le Point” thonë se ekspertiza e kutive të zeza ka zbuluar se shkak i tragjedisë u bë një shpërthim në brendësi të avionit që sipas të dhënave lidhet me një akt terrorist.
Lesbos, Greqi/Lutje e përbashkët e të krishterëve dhe myslimanëve për të mbyturit në Egje
Lutje dhe falje për imigrantët e mbytur në Egje. Myslimanë e të krishterë janë bashkuar në Lesbos të Greqisë për të drejtuar lutjet e tyre ndaj Zotit me synim edhe ndërgjegjëismin e komunitetit ndërkombëtar për këtë krizë dhe tragjedi njerëzore. Lutjet janë drejtuar nga Mitropoliti ortodoks i Lessbosit Iakovos dhe ai i Mythimnis, Chrystostomos si dhe nga funksionarë të komunitetit myslimanë. Ceremoninë e ka asistuar edhe kryetari i bashkisë Spyros Galinos.
Video/Çfarë fluturoi mbi aeroportin e Nju Delhit?
Turqia e re - këtej e tutje me shami koke
Pak pas zgjedhjeve, një foto e gjyqtares së parë me shami ka shkaktuar indinjatë në Turqi. Një pjesë e shohin si shenjë emancipimi, të tjerë shohin të rrezikohen vlerat themelore të Republikës.
Në Greqinë demokratike nuk qëllon më njeri me vezë (video, foto)
Deputeti grek i Demokracisë së Re, Jorgos Kumucakos provoi në lëkurë indinjatën e një grupi protestuesish që dolën në rrugë kundër deklaratave të zv/ministrit të Arsimit Nikos Filis për spastrimin etnik të grekëve të Pontit, të cilin nuk pranoi ta quajë genocid. Prezenca e tij në tubim nuk u prit mirë nga protestuesit që nuk i kursyen grushtat ndaj deputetit të parlamentit grek, i cili kërkoi ta shfrytëzojë politikisht indinjatën e tyre. Akti u komentua gjerësisht në mediat vendase dhe faktori politik që e lexuan në këndvështrime të ndryshme këtë shprehje të demokracisë.
Video/Rrahje masive mes serbëve e kroatëve në Athinë
Rreth 20 kroatë, tifozë të Dinamos së Zagrebit, janë sulmuar nga dhjetëra serbë në aeroportin e Athinës pasi ktheheshin nga ndeshja e ekipit të tyre me Olimpiakos. Pamjet tregojnë se serbët ishin organizuar me shkopinj dhe mjete të forta për të sulmuar kroatët, një tjetër provë e urrejtjes etnike që dominon Ballkanin.
Rumunët në protesta edhe kundër mediave televizive, askush nuk ka më besim
Dorëheqja e beftë e kryeministrit rumun, Viktor Ponta pas vdekjes së 32 të rinjve në një klub nate, nuk ka ulur revoltën e mijëra njerëzve, që marshuan për të dytën natë në Sheshin e Universitetit në Bukuresht.
Ata kërkojnë të ndalet korrupsioni dhe bënë thirrje për zgjedhje të parakohshme. Razvan Mitroi, gazetari që ka marrë pjesë edhe në revolucionin e 1989 nuk ka pritshmëri të larta kësaj here. “Nuk mund të ndryshosh klasën politike brenda natës, por ky është një sinjal i fortë, për të ndryshuar disa nga zakonet dhe organizimin”u shpreh ai.
Vaj medet o Volkswagen!
Çfarë ka mbetur akoma? Sigurisht që mund të pritej që pas zbulimeve të para në skandalin e emisioneve të ndërtuesit më të madh evropian të automobilëve të vinin edhe gjëra të tjera të pakëndshme. Tani goditjet vijnë nga të gjitha anët. Nga njëra anë nga SHBA, ku autoritetet e mjedisit besojnë të gjejnë parregullsi të tjera.
Versioni amerikan për rrëzimin e avionit rus në Egjipt
Çfarë e shkaktoi rrrëzimin e avionit rus në Egjipt? Shërbimet sekrete amerikane dhe britanike besojnë se avioni që u rrëzua në gadishullin e Sinait me 224 persona në bord, është goditur nga një bombë.Sipas shërbimeve amerikane me shumë gjasë avioni ka qenë në shenjestër të Shtetit Islamik. Një zyrtar amerikan i tha CNN se bomba që shkaktoi tragjedinë ajrore mund të ishte vendosur në bagazhin e avionit.