Bota
Gensher, diplomaci për paqen, por edhe Europën
Dje u njoftua vdekja e ish-ministrit të Jashtëm të Gjermanisë Federale, Hans Ditrih Gensher. Ai ka një rol edhe në hapjen e Shqipërisë pas vitit 1990, asistimin e saj në një situatë të vështirë. Më poshtë po përcjellim një bisedë mes tij dhe Mikhail Gorbaçovit(botuar edhe më parë), drejtues i Bashkimit Sovjetik, zhvilluar në dhjetor të vitit 1989. Takimi është zhvilluar dy ditë pas Samitit të Maltës dhe aty ka asistuar edhe ish-ministri i Jashtëm sovjetik, Eduard Shevarnaxe.
Erdoganit nuk i mbajnë më nervat me gazetarët. Incident edhe në “The Brookings Institution”
Acarimi i i presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, me gazetarët po bëhet lajm kudo në botë. Aq sa po ndikon në objektivat e axhendës së vet. “Foreign Policy” shkruan se “The Brookings Institution” për një moment desh e fshiu nga nga kalendari i vet një vizitë dhe një fjalim të Erdogan në të, pasi truprojat e tij shtynë dhe goditën gazetarët turq dhe perëndimorë që ishin mbledhur para think tankut në fjalë në Washington. Presidenti i “Brookinks”, Strobe Talbot, kishte deklaruar se do të anulonte takimin duke krijuar një situatë të tendosur.
Rusia e përgatitur përballë tankeve amerikane në Europën Lindore
Pse reagon e përmbajtur Moska pas konkretizimit të planeve amerikane për stacionimin e një brigade tankesh në Europën Lindore? Tendosjet mbeten megjithëse nuk ka konfrontim si në kohën e Luftës së Ftohtë. Aleksander Grushko, përfaqësuesi i Moskës në NATO, Bruksel në një prononcim për Deutsche Welle-n i kritikoi planet amerikane duke bërë fjalër "për hap tjetër që forcon kalimin e NATO-s në modele konfrontuese".
Maqedoni, BDI-ja tërheq nga qeveria të gjithë ministrat
Kriza politike në Maqedoni merr një tjetër përmasë teksa njoftohet se Partia Bshkimi Demokratik për Integrim, e drejtuar nga Ali Ahmeti, ka tërhequr të gjithë ministrat. Në një njoftim për shtyp, BDI-ja bën me dije se ka ngarkuar kryetarin e vet Ali Ahmeti me “të gjitha kompetencat ekzekutive dhe vendimmarrëse për të vendosur për hapat e mëtejshëm”. Qeveria aktuale në Maqedoni drejtohet nga Emil Dimitriev, i cili erdhi në detyrë vetëm si zgjidhje politike dhe në funksion të organizimit të zgjedhjeve të reja.
10 të vdekur nga rrëzimi i urës në Indi(video)
Një urë është shembur në Kalkuta të Indisë si pasojë e së cilës kanë vdekur 10 njerëz. Ky është vlerësimi paraprak për aksidentin e ndodhur në Girish Park. Më poshtë video:
Sheshel i pafajshëm
Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës nëHagë shpalli të pafajshëm duke e liruar nga të gjithë akuzat udhëheqësin radikal serb, Vojisllav Sheshel. Ishin nëntë akuza të ngritura kundër tij, tre për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë për krime lufte, lidhur me nxitjen e spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe Vojvodinë. Ai nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit në Hagë, sepse u la i lirë në 2014 si i diagnostikuar me kancer.
Tension në Portin e Pireut, emigrantët djegin flamurin e BE (Video)
Rreth 2000 refugjatë dhe mbështetës të tyre grekë kanë manifestuar në Athinë për të kërkuar hapjen e kufijve dhe kalimin e tyre në Europë. Refugjagtët u niseën nga porti i Pireut dhe u grumbulluan fillimisht në sheshin Omonia. Ata marshuan drejt parlamentit grek dhe më pas u tubuan para selisë së Komisionit Europian në Athinë. Aty protestuesit dogjën një flamur të Bashkimit Europian.Protesta e refugjatëve në Athinë u zhvillua disa orë pasi në Idomeni refugjatë të tjerë ishin përkeshur me forca të policisë greke.
Korea e Veriut paralajmëron gjendje urie masive
Linja politike e tensionimit me Perëndimin që oi bdjek Korea e Veriut, duke bërë teste armësh dhe mediatizuar stërvitje me skenarë bërthamorë ku goditet SHBA, ndoishta lidhet me situatën e rëndë ekonomike. Disa foto që janë publikuar së fundmi nga njerëz të ndryshëm që kanë qenë në shtetin e izoluar, dëshmojnë për një situatë që është tjetër nga ajo që regjimi përpiqet të paraqesë.
Erdogan acarohet me "kënetat mediatike" gjermane që i kanë ngritur këngë
Ambasadori gjerman në Ankara është thirrur për sqarime pas një kënge satirike nga një grup gjerman. Kënga më poshtë:
“Ky nuk është vendi juaj. Kjo është Turqia”
Ka bërë bujë një fjalim i presidentit turk në Stamboll, përmes të cilit ai sulmoi sjelljen e disa përfaqësuesve diplomatikë në Turqi. Recep Tayip Erdogan thuhet se ka sulmuar veçanërisht Konsullin e Përgjithshëm të Britanisë së Madhe, Leigh Turner, i angazhuar për çështjen e një gazetari që po gjykohet për akuzën e spiunazhit. “Turneri pati ndjekur të premten me disa diplomatë të huaj, midis tyre edhe me ambasadorin gjerman, Martin Erdmann, hapjen e procesit gjyqësor shumë të diskutueshëm kundër dy gazetarëve kritikë ndaj qeverisë, Can Dündar dhe Erdem Gül.
