Bota

Britania e Madhe divorcohet nga BE

Postuar në 24 Qershor, 2016 09:12

Britania e Madhe nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit Europian. Qytetarët e saj vendosën me referendum që vendi të dalë nga Bashkimi Europian, duke u bërë kështu anëtari i parë që braktis Unionin që nga themelemimi i tij. Pro daljes nga Bashkimi Europian votuan rreth 51.8 % e britanikëve, ndërsa për qëndrimin në të 48.1 %.

Një vit burg pse postoi këtë fotomontazh në Facebook

Postuar në 24 Qershor, 2016 02:47

Një gjykatë në Antalia të Turqisë ka dënuar me një vit burg shtetasin Rifat Çetin për fyerje të figurës së presidentit Reccep Tayyip Erdogan. Çetin u dënua edhe me humbjen e të drejtave prindërore pasi në vitin 2014 postoi në profilin e tij në Facebook një fotomontazh ku Erdogan asociohej me Gollum, personazh i filmit “Zoti i Unazave”. Por Çetin ka deklaruar se do të apelojë pasi në kohën kur ai ka postuar këtë fotomontazh, Erdogan ishte kryeministër. Ndërkohë në Turqi janë kallëzuar 1 800 njerëz, përfshirë karikaturistë dhe ish-Mis Turqia për fyerje të Erdogan.

Rusia do të publikojë listën e të gjithë objekteve që orbitojnë Tokën, përfshirë satelitët ushtarakë

Postuar në 23 Qershor, 2016 14:11

Rusia planifikon të publikojë një katalog të objekteve që orbitojnë apo janë afër Tokës. Ky katalog do të përfshijë edhe satelitët ushtarakë amerikanë, çka pritet të japë një tjetëë perspektivë mbi atë që ndodh rreth nesh. Lajmi është bërë i ditur nga Viktor Shilin, kreu i delegacionit rus në sesionin e 59-të të Komitetit për Përdorimin Paqësor të Hapësirës së Jashtme në OKB. Ai i ka deklaruar gazetës “Izvestia”  se Rusia synon të krijojë një platformë analoge me NORAD në SHBA.

"Serbia nuk mund të jetë neutrale nëse dëshiron të hyjë në BE"

Postuar në 23 Qershor, 2016 13:42

Hyrja në Bashkimin Europian i jep fund neutralitetit në politikën e jashtme. Këtë ka thënë lidhur me Serbinë, ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth për gazetën serbe “Vecernje Novosti”. “BE-ja dhe vendet anëtare të tij janë në vend të parë për Serbinë kur vjen puna për tregëtinë, investimet dhe bashkëpunimin politik. Më tej akoma, Serbia mban marrëdhënie me vende të tjera dhe askush nuk pret që ato të dëmtohen. Gjithsesi, ju dëshironi t’i bashkoheni BE-së, çka do të thotë se ju duhet të deklaroheni në përputhje me poizicionet e BE-së për politikën e jashtme.

Një leksion nga Putin për gazetarin e CNN (Video)

Postuar në 23 Qershor, 2016 11:11

Një nga gazetarët kryesorë të CNN, nga Fareed Zakaria u zu ngushtë pas pyetjeve që i drejtoi presidentit rus, Vladimir Putin. Zakaria u ftua për diskutim në Forumin Ekonomik të Shën Petersburg mbajtur fundjavën e kaluar. Në panel ishin  presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbajev, Presidenti Putin Vladimir Putin dhe kryeministrin italian Matteo Renzi. Zakaria pyeti presidentin pse e cilësoi si "të talentuar" kandidatin republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump?

Falluxha sërish nën zjarrin e betejës

Postuar në 22 Qershor, 2016 00:01

Falluxha është sërish në duart e Bagdadit zyrtar. Dy vjet pasi Shteti Islamik mori qytetin 30 km në perëndim të kryeqytetit iraken, forca të ushtrisë, rezervistë fise të ndryshme udhëhequr nga SHBA kanë mësyrë sërish për ta rimarrë Falluxhën. Një qytet me 50 mijë banorë nga të cilët 40 mijë kanë ikur. Dhe ikja është esenca e kësaj lufte të fundit në Lindjen e Mesme, një ikje masive dhe e pandërprerë. Fotot janë sjellë nga “The Atlantic” dhe dëshmojnë betejën në një front që po shteron shumë energji dhe po konsumon shumë jetë njerëzish. 

Raporti tronditës për Michael Jackson: Paranojak seksual, koleksionues sadomazokist dhe përdorues droge (foto, video)

Postuar në 21 Qershor, 2016 21:37

7 vjet nga vdekja e Michael Jackson dalin në dritë fakte tronditëse të raportit të Policisë së Santa Barbaras në Kaliforni. Sipas «Radar Online» që ka botuar këto dokumente dhe fotografi,  Michael Jackson kishte një koleksion shumë të madh të materialeve pornografike, ku bie në sy një koleksion fotografish i titulluar  “Nude photos of teenage boys from late 1800s”, në shqip “Foto lakuriq të djemve adoleshentë në fund të viteve 1800”.

Zgjedhjet lokale në Itali, Renzi me të vetët humbasin 50% të bashkive

Postuar në 21 Qershor, 2016 10:02

Kryeministri italian Matteo Renzi duket se ka hyrë në autizëm të detyruar politik pas rezultateve elektorale në zgjedhjet e fundit. Ai deklaroi dje se shpresonte shumë në balotazhet, apo se votuesit në disa zona ishin shprehur kundër se “kishte shumë pjehra në rrugët e tyre”. Më tej Renzi lëshoi njerëzit e tij në Partinë Demokratike që i përket qendrës së majtë, të përhapin idenë se proba politike është reforma kushtetuese dhe jo zgjedhjet administrative.

300 mijë refugjatë pritet të hyjnë në Europë nga Afrika. Rruga ballkanike humbet rëndësinë

Postuar në 21 Qershor, 2016 09:38

Mbyllja e rrugës ballkanike mendohet se do ta ekspozojë Europën ndaj një vale migratore nga Afrika. Në mediat gjermane po qarkullon një vlerësim i Agjencisë Europiane për Mbrojtjen e Kufijve(FRONTEX), sipas të cilit hyrja parashikohet të ndodhë nga Libia me anë të gomoneve. “Llogarisim ardhjen e rreth 10.000 refugjatëve në javë nga Libia“, citon gazeta gjermane “Bild”, drejtorin e Frontex-it, Klaus Rösler, që ka folur në një aktivitet të Fondacionit Konrad-Adenauer në Bruksel.

Serbia dhe Kroacia ulen për paqen

Postuar në 20 Qershor, 2016 20:20

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë nënshkruar një deklaratë në Suboticë të Vojvodinës për avancimin e marrëdhënieve dhe zgjidhjen e çëshjeve të hapura ndërmjet dy vendeve. Dy liderët u takuan në mënyrë simbolike mbi një urë në lumin Danub që i lidh dy vendet.
Grabar –Kitarovic dhe Vucic kanë thënë se do të synojnë të përmirësojnë raportet që janë tensionuar kohëve të fundit edhe për shkak të bllokadës që po i bën Kroacia rrugës së Serbisë drejt BE’së.

Pages

Subscribe to RSS - Bota