Bota
Shpërthen Asad: Alepo do bëhet varri i ëndrrave të Edroganit
Presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad ka mbajtur një fjalim me tone të larta në parlamentin e vendit duke paralajmëruar ofensivë të ashpër ndaj rebelëve dhe forcave mbështetëse të tyre. "Lufta jonë kundër terroristëve do të vazhdojë. Jam i vendosur të marr çdo pëllëmbë tokë që është pushtuar nga kundërshtarët tanë"- deklaroi Asad.
Turqia paralajmëron reagime ndaj Gjermanisë pas miratimit të rezolutës për Genocidin Armen. Por nuk sqaron se çfarë konkretisht
Turqia do të reagojë ndaj Gjermanisë për rezolutën që Parlamenti gjerman miratoi si qëndrim ndaj atij që njihet si Genocidi Armen. Në një intervistë për televizionin shtetëror turk, TRT Haber, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, paralajmëroi reagimin e Ankarasë zyrtare, por pa sqaruar se për çfarë bëhet fjalë. Gjermania është vendi i dytë i madh europian, pas Francës që njeh Genocidin Armen, që përbën nga çështjet e nxehta të Politikës së Jashtme turke.
Masakër në qendër të Stambollit, 11 të vrarë nga shpërthimi pranë një stacioni autobusi (Foto)
Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e sotëm qendrën e Stambollit. Një makinë e parkuar afër një stacioni autobusi u hodh në erë duke shkaktuar të paktën 11 të vrarë e dhjetra të plagosur. Mes viktimave 7 janë punonjës policie dhe 4 qytetarë. Bilanci është ende paraprak dhe numri i viktimave pritet të rritet.
Video/72 vjet nga zbarkimi në Normandi
Rumania dhe Polonia brenda rrezes raketore ruse, kërcënojnë sigurinë e Moskës
Moska akuzon SHBA-të se kanë refuzuar t’u përgjigjen sugjerimeve të Rusisë për të diskutuar mbi programin e mbrojtjes raketore të promovuar nga Uashingtoni. Deklaratat janë bërë nga zëvendës ministri rus i Mbrojtjes Anatoly Antonov, i cili e përshkroi nismën SHBA si "shumë e rrezikshme".
Presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi Rumaninë dhe Poloninë muajin e kaluar se do të jenë brenda rrezes së raketave ruse, sepse në territorin e tyre kanë zhvilluar sistemet amerikanë të mbrojtjes antiraketë, të cilën Moska e sheh si një kërcënim direkt ndaj sigurisë kombëtare të Rusisë .
"Ëndrra marksiste", në Zvicër propozohet e ardhur mujore bazike për çdo njeri
Në Zvicër pritet të votohet për atë që nga disa është quajtur “Ëndrra marksiste”. Një propozim, sipas të cilit çdo qytetari të Zvicrës, bashkë me të huajt që janë rezidentë në këtë vend prej të paktën pesë vitesh, duhet t’u jepet për çdo muaj një e ardhur minimale që konsiston në 2500 franga zvicerane. Propozuesit sugjerojnë që kjo e ardhur do të ndihmonte në luftën kundër varfërisë dhe pavarazisë në një botë ku punët e mira gjenden me vështirësi.
“Miku Aleksandër” ndihmon sërish: E shpall Edi Ramën kryenacionalist të Ballkanit pas mbledhjes në Prishtinë
Qeveria serbe i është kundërpërgjigjur kryeministrit shqiptar Edi Rama me një nga nga ministrat e vet, atë për Kosovën, Marko Djuriç. Përmes një deklarate ky i fundit i ka cilësuar si provokuese deklarimet e Ramës në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës, duke vlerësuar se “kryeministri shqiptar duhet të lexojë ndonjë libër që të kuptojë se Kosova nuk do të jetë kurrë Shqipëri”. “Duke përsëritur pretendimet e veta për Shqipërinë e Madhe, në kryeqytetin e provinës sonë jugore, Rama ofendoi rëndë popullin serb.
Kapet me 100 kg eksploziv, granata-hedhës dhe kallashnikovë shtetasi francez
Një shtetas francez mbahet i ndaluar në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës, pai u kap me një sasi të madhe të lëndëve plasëse, granatë-hedhësve dhe kallashnikovëve. Sipas informacioneve të transmetuara paraprakisht nga kanali televiziv M6, ai kishte në posedim të paktën 100 kilogramë eksploziv. Lajmi konfirmohet nga RIA Novosti nëpërmjet shërbimit kufitar të Ukrainës.
Shqetësim ndërkombëtar/Komentet fyese në rrjetet sociale duhen fshirë
Deutsche Welle: Z. Zörner, rrjetet sociale janё emancipuar si medie mё vete. Ato janё njё podium i shprehjes sё lirё tё mendimit, por ato mund tё jenё edhe skena pёr komentet me gjuhё urrejtjeje. Cila vlerё ёshtё mё e çmuar: fjala e lirё, apo shmangia e gjuhёs sё urrejtjes?
Ndërron jetë Muhamed Ali(disa foto të njohura)
Muhamed Ali, ish- boksieri i famshëm i peshave të rënda ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë e frymëmarrjes. Ali i shtrua në spital në Phoenix dhe nuk arriti të mbijetonte. Ali, i lindur me emrin Cassius Marcellus Clay, komsiderohet si boksieri më i madh të të gjitha kohërave. Ai u tërhoq në vitin 1981 me një bilanc prej 56 fitoresh nga 61 të ndeshje të zhvilluara. Ali u bë i njohur edhe si aktivist i çështjeve civile. I pyetur se për çfarë do të kishte dëshirë të mbahej mend, Ali tha: “Për faktin se nuk shiti popullin e tij. Por nëse kjo është shumë, atëherë si një boksier i mirë.