Bota
Blerje miliardëshe nga Izraeli: Porosi në SHBA për 33 njësi F-35
Izraeli thyen rekordet në militarizimin e vet me një blerje të fundit që është shtruar për diskutim në mediat vendase. “Haaretz”, një gazetë e majtë kritike ndaj qeverisë aktuale, shkruan se ekzekutivi izraelit ka mbyllur blerjen e 33 njësi F-35, avionë supersonikë të cilët janë më të shtrenjtët të prodhuar ndonjëherë në kategorinë e vet. Vlera një njësie është 153 milionë dollarë dhe blerja e TelAvivit shkon në miliarda dollarë.
Turqia tërhiqet nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut që ndalon dënimet me vdekje
Grushti i shtetit në Turqi po ravijëzohet qartë si sebepi i shkatërrimit final të asaj që mund të quhej shpresa e një demokracie në këtë vend. Ndonëse janë çështje që i përkasin autoriteteve turke, legjitime si të tilla, disa akte të fundit, shoqëruar me deklaratat e presidentit Reçep Tayyip Erdogan, kanë krijuar jo pak pështjellim.
Mafia italiane me akses në fondet e BE-së për energjinë e riciklueshme dhe transportin
Bernardo Provenzano, bosi famëkeq i mafies italiane, i njohur si «capo di tutti capi» (bosi i të gjithë bosëve) vdiq në moshën 83 vjeç në një spital në Milano, pas problemeve të rënda shëndetësore. Lideri i Korleonezëve, "familjes mafioze" më të dhunshme në histori iu shmang drejtësisë për 43 vjet. Kishte vetëm një foto të moshës 26 vjeç kur policia italiane e gjeti në një fermë në Korleone në vitin 2006. Dhjetë vitet e fundit të jetës ai i kaloi në burg.
“Virusi” i presidentit nga populli prek edhe Greqinë
Kryeministri grek Alexis Tsipras ka ndërmend të vërë në lëvizje një tjetër nismë me karakter populist. Gazeta e djathtë “Kathimerini” raporton se Tsipras dështoi në krijimin e një shumice parlamentare që do të ndryshonte sistemin elektoral në Greqi, por të hënën pritet që ai të bëjë publike idenë e ndryshimit të Kushtetutës. Propozimi kyç është zgjedhja e presidentit nga populli, bashkë me ndryshimet e kompetencave që e shoqëron një zgjedhje të tillë.
Putin, i aftë t'i shpallë luftë NATO-s
Vladimir Putin nuk do të hezitojë t'i shallë luftë NATO-s nëse kërcënimi për Rusinë do të shtohet nga grumbullimi i forcave të Aleancës në shtetet balltike. Paralajmërimi për këtë rrezik jepet në një raport të shkruar nga gjenerali britanik Richard Shirreff dhe ish-këshilltari i ministrit të Jashtëm të Polonisë, Maciej Olex-Szczytowski.
Ali Sonboly, 18 vjeçari që u hakmorr për talljen nga bashkëmoshatarët (foto)
Mediat gjermane vijojnë të zulojnë detaje nga jeta e 18 vjeçarit, Ali Sonboly, autor i masakrës me 9 të vdekur në Mynih. Duke iu referuar të dhënave të policisë, ato shktuajnë se adoleshenti veproi në gjndje amoku. Nga kontrollet në shtëpinë e tij u gjetën libra që flasin për vrasjet masive.
Para se të qëllonte mbi viktimat 18 vjeçari tha se 7 vite më parë kishte qenë viktimë e baullizmit, talljes dhe përbuzjes nga të tjerët. Ndaj dhe ai donte qe viktimat të ishin në një moshë me të, për t'u hakmarrë bashkëmoshatarëve që e kishin poshtëruar.
Stepinac i pafajshëm. Një gjykatë kroate anullon vendimin e vitit 1946
Një vendim i një gjykate kroate për të anulluar pas vdekjes vendimin e dënimit me 16 vjet burg të peshkopit të Zagrebit, Alojzije Stepinas, ka ricikluar debatin dhe tensionin mes Serbisë dhe Kroacisë.
Ish-kryeminstri francez Alain Juppe, kundër anëtarësimit të Turqisë e Shqipërisë në BE
"Turqia nuk ka vend në BE". Kështu deklaroi për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ish kryeministri francez Alain Juppe (Alen Zhype) dhe kandidat për kryetar i Partisë Republikane në Francë. "Sipas mendimit tim ne duhet t’i japm fund procesit të zgjerimit të BE-së”, ka thënë Alain Juppe, duke shtuar se "BE-ja është dobësuar deri në këtë pikë, ku është shumë e rrezikshme t’i bashkohet një në këtë moment një vend i madh si Turqia. "
Një 18 vjeçar, autor i sulmit në Mynih
Autori i sulmit të shumëfishtë në një Qendër Tregtare në Mynih, ku mbetën të vrarë 9 persona është një i ri gjermano-iranian. Ai raportohet se u gjet i vetëvrarë me një plumb në kokë, pas rrethimit nga policia.
Sipas të dhënave të bëra publike nga shefi i policise së Mynihut, 18 vjeçari ka vepruar i vetëm për motive ende të panjohura për policinë. Ai është filmuar mbi tarracën e qendrës tregtare pak para se të vetëvritej tek deklaronte me zë të lartë se “Jam gjerman”.
Sulme në Munih të Gjermanisë
Sulmet kanë ndodhur në një qendër tregëtare dhe në një stacion metroje. Njoftohen viktima.
