Bota
Hetim për mashtrime me firmat e peticionit për referendum të dytë në Britani
Peticioni për një referendum të dytë në Britaninë e Madhe, pro ose kundër qëndrimit në BE, ka arritur 3,1 milionë firma. Por BBC-ja njofton se Komiteti për Peticionet në Dhomën e Përfaqësuesve ka dekalruar se po hetohet për mashtrime me firmat e nënshkruesve. Çdo firmë e konstatuar si falese do të hiqet, kjo është bërë e qartë nga Komiteti, kreu i së cilës Helen Jones deklaroi se “pretendimet për falsifikim po merren shumë seriozisht”.
Faqja online ku firmoset peticioni është krijuar nga një person me emrin Oliver Healey.
Soros paralajmëron shpërbërje të BE pas shkëputjes së Britanisë
Mediat e identifikojnë si përfituesin më të madh të BREXIT, por miliarderi Xhorxh Soros paralajmëron se dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian nënkupton edhe fundin e Unionit. Në një koment për Project Syndicate Soros thotë se shpërbërja e Bashkimit Europian është e pashmangshme. Sipas tij pasojat e shkëputjes së Britanisë mund të jenë favorizuese për ishullin krahasuar me vende të tjera, por "ekonomia dhe qytetarët e Britanisë do të dëmtohen në një perspektivë afatshkurtër dhe afatgjate".
Deklaratë e vendeve kryesore të BE-së: Jemi besimplotë në një të ardhme të përbashkët europiane
Ministrat e Jashtëm të Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Luksemburgut dhe Holandës sollën në vëmendje me keqardhje faktin se populli britanik u shpreh kundër anëtarësisë në Bashkimin Europian. Vendimi i popullit britanik shënon një pikë kthese në historinë e Europës. Bashkimi Europian po humbet jo vetëm një vend anëtar, por edhe një vend me histori, traditë dhe përvojë.
Referendumi i dytë praktikisht i pamundur
Më shumë se 1 milionë njerëz kanë firmosur një peticion në Britani përmes të cilit kërkojnë zhvillimin e një referendumi të dytë, pasi atij që e nxori praktikisht vendin nga Bashkimi Europian. Peticioni bazohet mbi një rregull sipas të cilit nëse votohet më pak se 65% pro ose kundër, në një raund elektoral me pjesëmarrje jo më të lartë sesa 75%, atëherë procesi mund të përsëritet. Në referendumin e fundit, pjesëmarrja ishte 72% dhe për Brexit votuan 51.9% e pjesëmarrësve. Por një nga ekspertët britanikë të zgjedhjeve, prof.
Tim Judah: Katastrofik, vendimi i britanikëve për të dalë nga BE
Publicisti dhe gazetari britanik, Tim Judah, e ka konsideruar “si katastrofik” vendimin e britanikëve për dalje nga Bashkimi Evropian. Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Judah tha se çështja e zgjerimit të BE-së në kushtet e këtilla është “jorelevante”.
Blair: Brexit, qendra duhet të rifitojë rolin e vet
Vota e britanikëve për të lënë Bashkimin Europian është lajmi kryesor në mediat ndërkombëtare, të cilat kanë ngritur shqetësimin për pasojat e saj. Por si erdhi puna deri në pikën e një vote kundër, është ende e paqartë. Në një opinion të vetin publikuar në gazetën amerikane “New York Times”, ish-kryeministri Tony Blair shkruan se Brexit provoi se lëvizjet populiste mund të marrin frenat edhe në një vend të madh si Britania e Madhe.
Konfirmohet politika e BE-së në Ballkan: Zgjerimi nuk do të ndalet
Bashkimi Europian ka kërkuar nga Britania e Madhe të përshpejtojë procedurat e daljes nga unioni. Juncker, por edhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë bërë thirrje sot për qetësi dhe unitet, ndërkohë që në Britani ka një përpjekje për të përsëritur referendumin.
Post Brexit, Skocia nis përgatitjet për referendumin e dytë të pavarësisë
Pas referendumit për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, në pikëpyetje vihet vetë rendi politik në ishullin perëndimor të kontinentit. Figura kryesore ekzekutive në Skoci, Nicola Sturgeon, ka deklaruar se është “demokratikisht e papranueshme që Skocia të përballet me perspektivën e daljes nga BE-ja pa dëshirën e saj”. Për këtë arsye qëveria skoceze do të përgatisë legjislacionin për një referendum të dytë të pavarësisë.
Cameron dorëhiqet: Mbretëria e Bashkuar mund të mbijetojë edhe jashtë BE-së
Pak më shumë se 1 orë nga dalja e rezultatit të referendumit që përcaktoi daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, kryeministri David Cameron njoftoi vendimin për dhënien e dorëheqjes.
Shtatë pasojat e daljes së Britanisë nga BE
Jetojnë ose jo në Britaninë e Madhe britanikët së shpejti do të ndjejë pasojat praktike të daljes së vendit nga BE-ja. Pasoja më e menjëhershme dhe e dukshme do të ndihet në lirinë e lëvizjes së qytetarëve britanikë në vendet e Bashkimit Evropian. Nëse deri tani ka mjaftuar një kartë identiteti për lëvizjen në zonën Shengen, tani dalja nga Britania do të shoqërohet nga nevoja për të patur një vizë . Aktualisht, vetëm 44 prej 219 vendeve të kërkojnë viza për qytetarët britanikë.