Bota
Në tryezë opsioni i shpërbërjes së BE, kërkohet një shtysë e re për projektin e integrimit Europian
Bashkimi Evropian është në një pikë kritike, tha kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë samitit të 27 vendeve - anëtare të BE-së në Bratislavë (pa pjesëmarrjen britanike). Ky është samiti i parë ku diskutohet mbi të ardhmen e Evropës, pas Brexit. "Ne duhet të tregojmë me veprimet tona që ne të mund të bëhemi më të mirë", deklaroi Merkel. Europa sipas saj duhet të përmirësohet në çështjet e sigurisë, luftën kundër terrorizmit, bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes dhe punësimin.
Clinton rikthehet në fushatë
Stafi ka menduar që ta shoqërojë rikthimin e Hillary Clinton në fushatën presidenciale më një këngë të James Brown. Vetë kandidatja demokrate ka pranuar se është diagnostikuar me Pneumoni, por shtoi se ndihet mirë:
Bashkimi Europian funksionon. Identiteti europian jo
Që nga vendimi i britanikëve për të dalë nga Bashkimi Europian, drejtuesit politikë europianë kanë ndërmarrë një fushatë që synon rigjallërimin e ndjenjave pro tij. Flitet për idenë europiane, për kostot miliardëshe për Britaninë, për kufizimin që britanikët kanë në lëvizjen e lirë etj.. E gjitha kjo edhe si një mënyrë për të frenuar atë që po ndodh në vendet kryesore të BE-së, Francë dhe Gjermani, ku lëvizjet e ekstremit të djathtë po ngjisin shpejt shkallët elektorale.
Koeficientët e basteve: Clinton 1.5 dhe Trump 3
Portali american RealClearPolitics përditëson rregullisht rezultatet e sondazheve kombëtare dhe të shteteve kryesore të SHBA-së, në lidhje me garën për Shtëpinë e Bardhë. Gjithashtu , ky portal raporton edhe mbi mesataren e koeficintëve të kompanive kryesore të basteve. Aktualisht mesataret e koeficientëve janë 1.5 për fitoren e Hillary Clinton-it dhe 3 për fitoren e Donald Trump-it. Këta koerficientë përkthehen afërsisht në 67% probabilitet për fitoren e Clinton-it dhe 33% për fitoren e Trump-it.
E.Z.
Serbia lëshon nga "sovraniteti", hiqen targat eksperimentale për automjetet e Kosovës
Pas më shumë se dhjetë orë bisedimesh, ekipet teknike të Kosovës dhe Serbisë kanë përmbyllur në Bruksel marrëveshjen e reciprocitetit për targat e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryenegociatorja për Kosovën Edita Tahiri, deklaroi pas takimit, se marrëveshja e arritur javën e shkuar është konkretizuar me një dokument të shkruar. Sipas dokumentit, regjistrimi i të gjitha targave të lëshuara nga autoritetet e Kosovës KS/RKS do te fillojë në 15 janar të 2017 dhe do zgjasë një vit, ndërkohë që Kosova do të zgjasë për 5 vjet validitetin e tabelave KS.
Kartelat e shëndetit kryetemë në zgjedhjet presidenciale amerikane. Trump është qiqër, Clinton në shënjestër nga mediat
Shëndeti i Hillary Clinton është bërë një çështje në SHBA. Aq sa disa media po dëshmohen thuajse të pamëshirshme në kërkimin e çdo hollësie që mund të orientojë drejt idesë se ajo ka fshehur diçka për shëndetin.
Bashkimi dixhital i Europës, Junker: Hapen 1.3 milionë vende pune dhe shtrirje e rrjetit 5 G brenda 10 vitesh
Me shqetësimin se Bashkimi Europian po përballet me një krizë të ekzistencës së tij, Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker hapi sesioin e ri të Parlamentit Europian, në një epoke të re për Unionin pas daljes së Britanisë së Madhe nga blloku. Ai tha se shkëputja e Britanisë nuk kërcënon unitetin e Europës, por paralajmëroi se 12 muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë.
Korrupsioni, krimi dhe demarkacioni, pengesat e kosovarëve për të lëvizur në Europë
Ambasada e Gjermanisë ka ripërsëritur se vetëm atëherë kur të plotësohen kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian, mund të liberalizohen vizat. Kushti është që Kosova do të duhet të ratifikojë Marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi dhe të fuqizojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Cameron largohet edhe si deputet: “Nuk dua të jem diversion për Theresa May”. Të kujtojmë rastin “Berisha” dhe partitë private në Shqipëri
David Cameron, ish-kryeministri konservator britanik ka deklaruar se tërheqjen si anëatr i Parlamentit. Ai ka sqaruar se kjo lëvizje bëhet për të mos u bërë shkak për diversion ndaj kryeministres Theresa May, që mori detyrën pas largimit të Cameron. Ky i fundit u largua nga detyra për shkak të rezultateve të referendumit për qëndrimin në Bashkimin Europian.
Vendimi është cilësuar prej tij si pjesë e “politikës moderne”, duke theksuar kështu se ambiciet e 49 vjeçarit nuk duhen bërë pengesë për rrugën e kryeministres dhe të partisë. As edhe peshë për ta.