Bota
Trump: Shpresoj që Clinton të bëhet mirë dhe të kthehet në betejë
Shëndeti i Hillary Clinton është tashmë çështje e ditës në fushatën presidenciale amerikane. Rivali i saj direkt, Donald Trump, ka folur për këtë temë në “Fox&Friends” dhe ka dhënë një përgjigje diplomatike:
“Diçka ka, por unë shpresoj që ajo të bëhet mirë dhe të kthehet dhe të shihemi me të në debat”, tha Trump.
Ai e ka akuzuar Clintonin javë më parë se ka fshehur probleme shëndetësore, akuza për të cilat u stigmatizua. Koha i dha të drejtë, por kësaj radhe Trump ka zgjedhur të jetë më njerëzor.
Assad zgjedh xhaminë rebele për t'u falur për Bajram
Presidenti sirian, Bashar al - Assad ka zgjedhur xhaminë e qytetit Daraya për t'u falur me rastin e Bajramit. Qyteti është simbol i rebelimit, por Assad ka deklaruar se vizita e tij është një mesazh ndaj atyre që nga jashtë vendit komplotojnë kundër modelit sirian të bashkëjetesës. Vizita vjen edhe si një mesazh aprovues ndaj marrëveshjes ruso-amerikano për armëpushimin.
Refuzon t'i japë dorën kryeministrit izraelit, Beniamin Netanyahu
Tunahan Kuzu, anëtar i parlamentit holandez, themelues i partisë multietnmike, Denk, ka refuzuar t'i japë dorën kryeministrit izraelit, Beniamin Netanyahu, gjatë një vizite të këtij të fundit në Hagë. Kuzu, i lindur në Turqi, ka dalë më vonë në një konferencë për shtyp me disa fotografi, përmes së cilave ka treguar abuzimin e ushtrisë izraelite ndaj palestinezëve. ky sipas tij ka qenë edhe shkaku i refuzimit për të dhënë dorën.
Gjermania dhe Franca propozojnë Unionin Ushtarak Europian
Gjermania dhe Franca hedhin një hap më tej në krijimin e atij që quhet Unioni Ushtarak Europian. “EuObserver” raporton mbi një dokument, publikuar fillimisht në “Le Figaro” dhe “Sueddeutsche Zeitung”, i përpiluar nga ministrat gjermanë dhe francezë të Mbrojtjes, Ursula Von der Leyen dhe Jean-Yves Le Drian, i cili parashikon deri krijimin e një Shtabi të Përgjithshëm të përbashkët, kurse europiane në akademitë e mbrojtjes dhe dislokim të shpejtë trupash jashtë territorit.
Trump ka folur më herët për një sëmundje/Hillary Clinton humbet ndjenjat
Hillary Clinton, kandidate e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale amerikane ka humbur ndjenjat gjatë ceremonisë së 15 vjetorit të 11 shtatorit. Ajo ka braktisur ceremoninë para kohe e shoqëruar nga truprojat. Video e kapur nga një apara celular me sa duket flet qartë se Clinton nuk ndihet mirë, edhe pse Zyra e SHtypit deklaroi se nuk kishte asnjë problem. Rivali i saj, Donald Trump ka folur më herët se Clinton ka probleme dhe shëndeti i Presidentit të SHBA-së, është një çështje jo pa rëndë dhe jo pa ndikim në zgjedhje.
Që nga viti 1945/Italia me rritje zero të të diplomuarve universitarë
Italia shënon një tjetër rekord të errët krahasuar me vende të tjera të Europës. “Corriere della Sera” raporton se për herë të parë që nga viti 1945 numri i të diplomuarve në universitet nuk rritet më krahuar me një vit më parë. Kjo shikohet si një problem që do të ketë pasoja për konkurueshmërinë e ekonomisë italiane në dekadat që do të pasojnë.
Rusia zhvillon stërvitje masive ushtarake
Rusia ka zhvillua lojëra masive ushtarake të quqpajtura Kaukazi 2016. Në to kanë marrë pjesë Flota e Detit të Zi dhe Flota e Kaspikut. 12 500 trupa, përfshirë desantin ajror dhe atë detar kanë zhvilluar stërvitje masive 6 ditore që për synim ruajtjen e rajonit nga kërcënimet ndaj sigurisë së vendit.
Stërvitja është e para pas Samitit të NATO-s në Varshavë.
Mesazh i Al Kaedas në 15 vjetorin e kullave binjake. “Nëse krimet vazhdojnë 11 Shtatori do të përsëritet me mijëra herë”(Video)
Kërcënimin se Al Kaeda do të përsërisë me "mijëra herë" 11 shtatorin e 15 viteve më parë, kreu i organizatës terroriste Ayman al-Zaëahiri ia drejtoi pëmes një mesazhi video Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mesazhi kërcënues u postua në internet për të shënuar 15 vjetorin e rrëzimit të kullave binjake në Nju Jork. 11 shtatori është "rezultat i krimeve tuaja kundër nesh", thotë Zaëahiri. “Nëse krimet vazhdojnë 11 Shtatori "do të përsëritet mijëra herë," thekson në video kreu i Al Kaedas.
Miku Erdogan rikthen në skenë Turkish Stream, projekti me Rusinë rivalizon TAP
Kthesa në marrëdhëniet ruso-turke duket se do të ndryshojë edhe gjeopolitikën në raport me Ballkanin dhe Europën Juglindore. Takimi Putin -Erdogan gushtin e kaluar riktheu në axhendën e dy vendeve projektin e gazsjellësit Turkish Stream, i cili parashikohet të furnizojë me gaz Europën Jugore përmes Turqisë, Greqisë dhe Italisë. Këto tri vende janë të përfshira edhe në projektin e gazsjellësit TAP, ku merr pjesë edhe Shqipëria.
Luftë informative përpara samitit izraelito – palestinez të organizuar nga Moska. Abbas, agjent i KGB-së?
Mahmoud Abbas, kreu i Autoritetit Palestinez, ka qenë një spiun i shërbimit sekret sovjetik, KGB, i rekrutuar në vitet ’80 në Damask të Sirisë. Pretendimi vjen nga dy kërkues izraelitë, Isabella Ginor dhe Gideon Remez të Universitetit Hebraik në Jeruzalem, sipas të cilëve emri i Abbas, rezulton i asociuar me nofkën “Krotov” në dosjet e arkivit të Vasili Mitrokhin, ish-zyrtari i Arkivës së KGB-së që kaloi në perëndim në vitin 1992 bashkë me një sasi dokumentesh që ai pretendon se i ka kopjuar nga origjinali.