Bota

Goditet rrjeti më i madh në botë i piraterisë televizive me 22 milionë përdorues të regjistruar

Postuar në 28 Nëntor, 2024 17:12

Agjencitë ligjzbatuese europiane kanë likujduar rrjetin më të madh në botë të piraterisë televizive me 22 milionë përdorues. Operacioni u drejtua nga Shërbimi italian i Sigurisë Kibernetike dhe Postare dhe ai ka goditur një shërbim që përdorte IPTV-të – Internet Protocol Television.

1 milionë njerëz pa energji në Ukrainë. Putin: Do godasim qendrat vendimmarrëse në Kiev

Postuar në 28 Nëntor, 2024 16:58

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar sot se autoritetet ushtarake të vendit po përzgjedhin objektivat që duhen goditur në Ukrainë me raketëne re “Oreshnik” që u testuar javën e shkuar në Dniepër.

Këto objektiva mund të përfshijnë objekte ushtarake, sipërmarre ushtarake apo edhe qendrat vendimmarrëse në Kiev

ka thënë ai.

Në Rusi po konsolidohet ideja se NATO nuk është në gjendje të zbatojë nenin 5 të Traktatit

Postuar në 28 Nëntor, 2024 16:07

Duket se faza më kritike e konfliktit në Ukrainë ka mbërritur. Përveç përdorimit të armëve që përfaqësojnë nivele të reja kërcënimi në shkallë të gjerë, janë zhvillimet politike ato që po stimulojnë kumarin politik dhe atë të sigurisë. Kështu, Bruno Kahl, kreu i shërbimeve sekrete gjermane, thotë se Rusia ka besimin se NATO nuk do të jetë në gjendje të zbatojë nenin 5 të Traktatit themelues të saj që siguron mbrojtje reciproke në rast të një sulmi ndaj një prej anëtarëve të vet.

SHBA, presion Ukrainës: Mosha e mobilizimit ushtarak të jetë 18 vjeç

Postuar në 27 Nëntor, 2024 18:56

Shtetet e Bahskuara të Amerikës po bëjnë së fundmi presion ndaj Ukrainës që të mobilizojë të rinj mbi 18 vjeç për të përmbushur kërkesat për trupa në luftën kundër Rusisë. Mediat amerikane referojnë burime nga administrata e presidentit Biden sipas të cilave po bëhet presion që mosha e mobilizimit ushtarak të kalojë nga 25 në 18.

Matematika e pastër tregon se Ukraina ka nevojë për më shumë trupa

citohet burimi.

Fitorja e Georgescu-t në Rumani, Parlamenti Europian thërret në seancë dëgjimore drejtuesin e TikTok

Postuar në 26 Nëntor, 2024 19:40

Fitorja e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale rumune nga një i djathtë si Calin Georgescu, ka sjellë një zhvillim të papritur, apo më saktë, atipik.

Parlamenti Europian ka kërkuar në seancë dëgjmiore drejtorin ekzekutiv të TikTok për të dëshmuar nisur nga roli i rrjetit në fjalë në fitoren rumune.

Ne do kemi CEO-n e TikTok që të flasë për këtë në Parlament dhe të sigurisë se platforma e tij nuk ka shkelur Aktin e Shërbimeve Digjitale

Pas kontratës me Pfizer, von der Leyen fsheh edhe dokumentet e udhëtimit në Kretë

Postuar në 26 Nëntor, 2024 18:24

Pas dyshimeve për sjellje jo shumë korrekte gjatë pandemisë me kontratën e lidhur me “Pfizer”, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka ardhur sërish në vëmendje të institucioneve dhe medias. Kësaj radhe është një udhëtim i saj në vitin 2023 në Kretë, gjatë të cilit ajo qëndroi në shtëpinë e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Do të ketë luftë

Postuar në 26 Nëntor, 2024 16:16

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se do të bëjë gjithçka mundet që të sjellë në Serbi, Donald Trump, presidentin e zgjedhur në SHBA.

Drejt një marrëveshjeje armëpushimi me Hezbollah-un

Postuar në 25 Nëntor, 2024 15:21

CNN raporton se kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka aprovuar në parim një marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun gjatë një konsultimi me zyrtarë izraelitë të sigurisë.

Tajani: Konferencë paqeje për Ukrainën me pjesëmarrjen e Rusisë dhe të SHBA

Postuar në 25 Nëntor, 2024 13:59

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka deklaruar në një intervistë për gazeën “Corriere della Sera” se Roma po punon ngushtë me SHBA për organizimin sa më shpejt të një konference paqeje për Ukrainën.

Ne duhet të sigurojmë që konferenca për paqen në Ukrainë të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur, me pjesëmarrjen e Rusisë dhe SHBA. Ne kemi në plan të bashkëpunojmë me administratën Trump

citon agjencia ruse “TASS”, Tajanin.

Alan Dershowitz merr përsipër mbrojtjen e Netanyahu dhe Gallant

Postuar në 25 Nëntor, 2024 12:54

Një hebre po mendon të mbrojë nga akuzat për krime kundër njerëzimit drejtuesit e Izraelit. Ish-juristi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe ish-profesor në Harvard, Alan Dershowitz njofton se do të mbledhë një ekip avokatësh ndër më të njohurit në botë për të mbrojtur siç thotë ai kryeministrin izraelit Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant nga akuzat e rreme të Gjykatës Ndërkombëtare.

Pages

Subscribe to RSS - Bota