Bota
Prigozhin tallet hapur. Kërkesë "Politico-s": Na ndihmoni të marrim F-35
Kreu i grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, ka shfrytëzuar rastin e kërkesës për një koment nga “Politico” për të ironizuar mbi situatën aktuale në Ukrainë. Përmes një mesazhi zanor që publikohet nga media në fjalë, Prigozhin u kërkon gazetarëve që përmes kontakteve të tyre të mundësojnë shitje armësh dhe municionesh drejt Rusisë meqenëse ka mungesa.
Gazetarët në Veri provokojnë
Mediat në Kosovë citojnë presidentin serbe, Vuçiç, të jetë shprehur se gazetarët e instaluar në Veri, po provokojnë. Konkretisht presidenti serb është shprehur ndër të tjera se:
SHBA rikthehet në UNESCO
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë riaplikuar për të hyrë në UNESCO, pesë vjet pasi ish-presidenti Donald Trump vendosi tërheqjen prej organizatës që merret me çëstjet arsimore, shkencore dhe kulturore. Vendimi pason premtimet e presidentit aktual Biden për të zhbërë aktet e Trump, por edhe arsyetimin se Kina ka lujatur një rol me ndikim në organizatë, sidomos për çështjet që lidhen me arsimin dhe
0.5 km thellë për 100 000 vjet. Qeveria çeke përballet me bashkitë për groposjen e mbetjeve bërthamore
Qeveria çeke ndodhet në një dilemë të madhe së fundmi lidhur me ndërtimin e njësive të reja bërthamore për prodhimin e energjisë. Në kuadë rtë objektivave dhe detyrimeve europiane për energjinë e pastër, Praga ka menduar të gjejë zgjidhje tek energjia bërthamore, e cila ka megjithatë kosto të mëdha në ndërtim.
'JO' ftesës së Borrell. Kurti ka mbështetjen e Perëndimit në këto që po bën
Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ka deklaruar se nuk ka ndërmend të përgjigjet pozitivisht ftesës së Josep Borrell për një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. I pyetur sot mbi zhvillimet e fundit në kufirin me Kosovën, Vuçiç ka deklaruar se e gjitha është një lojë dhe se Kurti ka mbështetjen e perëndimit në këto që po bën.
Armë bërthamore me paratë e Perëndimit
Rreth 80 milionë paund u zhdukën nga llogaritë e mijëra investitorëve britanikë këtë javë, pasi Atomic Wallet, një kompani estoneze që u ofron përdoruesve llogari dixhitale për të ruajtur kriptovalutat e tyre, u bë shënjestër e një hakerimi. Elliptic, firma britanike e sigurisë kibernetike që zbuloi sulmin, fajësoi për grabitjen Lazarus, një grup famëkeq hakerësh koreano-veriorë, i cili besohet se ka vjedhur asete dixhitale me vlerë mbi 2 miliardë dollarë (1.56 miliardë £) në një sërë vjedhjesh të mëparshme, përfshirë edhe një sulm kibernetik të vitit 2017 ndaj NHS.
Lajmi te qëndrimet e Vjosa Osmanit në Bruksel
Ka qarkulluar sot një lajm mbi qëndrimet e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me korrespondentë politikë në Bruksel, sipas të cilit ajo shfaqet me një ton pajtes me faktorin ndërkombëtar perëndimor.
Orban: Trump po e arreston kampi pro-luftës në SHBA
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është shprehur se arrestimi i Donald Trump është shqetësues për mbarë botën. Në një intervistë në mediat hungareze, Orban ka deklaruar se ndalimi i Trump dhe sulmi ndaj tij me të gjithë forcën, po organizohet nga kampi pro-luftë në SHBA, nisur nga fakti se ai është i vetmi person që mund të ndalojë luftën e tanishme në Ukrainë. Në finale ai i ka bërë thirrje Trump të luftojë me të gjithë forcën pasi siç tha ai:
Bota ka nevojë për Ju!
Video/Forcat e KFOR pengojnë gazetarët të largohen gjatë sulmit në Leposaviq
Video shpërndahet me këtë shpjegim të përmbajtjes nga Tv Dukagjini.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës: KFOR-i pengoi gazetarët që iknin nga sulmi në Leposaviq
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka akuzuar misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, për mosreagim në momentin kur gazetarët u sulmuan nga huliganët në Leposaviq të premten pasdite. Madje kjo organizatë ka thënë se gazetarët janë penguar nga KFOR-i, kur tentonin të iknin. Në një reagim, teksa ka lajmëruar se fizikisht ka pësuar edhe kameramani nga Tëvë1, Albin Rrahmani, AGK-ja ka kërkuar nga KFOR-i që të mos pengojë gazetarët në raportim.
