Bota
Mbreti i Anglisë: Lufta në Ukrainë, kërcënim për demokracinë europiane
Mbreti Charles III i Anglisë e ka cilësuar luftën në Ukrainë si kërcënim për vlerat demokratike të Europës. Gjatë fjalimit të parë të një monarku në parlamentin gjerman, pasardhësi i Elisabetës ka nëvizuar unitetin mes të dyja vendeve:
nga i cili ne duhet të nxjerrim kurajo
Obama: Murdoch, përgjegjës për polarizimin e shoqërisë
Media e ka fajin për tensionet në shoqëri. Kjo po bëhet tashmë një bindje globale që duket se do të ndikojë në rregullime shtesë për sektorin. Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka akuzuar kreun e perandorisë mediatike, manjatin e “News Corp”, Rupert Murdoch, se ka ndikuar më shumë se kushdo për të theksuar polarizimin e shoqërisë. Duke folur në një takim në Sidney të Australisë, Obama ka folur për një dukuri globale, atë të ndarjes së shoqërisë.
6 miliardë në 2100-ën nëse eliminohet varfëria ekstreme
Një raport i Club of Rome, një organizatë joftimprurëse, parashikon se popullsia e botës mund të bjerë në 6 miliardë në vitin 2100 nëse ndiqen politika agresive të eliminimit të varfërisë ekstreme.
Moldavisë i hapet drita jeshile për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE
Presidenti i Këshillit të Europës Charles Michel ka deklaruar në një konferencë për shtyp se kërkesa e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit të Moldavisë në Bashkimin Europian do të merret shumë shpejt në konsideratë. Michel ka zbardhur faktin se ka diskutuar çështjen me presidenten e vendit, Maia Sandu ndaj së cilës ka kërkuar që të ndiqen hapat e kërkuar, sidomos për reformën në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit.
Moldavia mund të marrë në konsideratë mbështetjen e plotë të BE-së
është shprehur ai.
BE hedh zaret: Investim aseteve të ngrira ruse për të financuar Ukrainën
Komisioni Evropian pret të gjenerojë fitime prej rreth 2.6 për qind nga investimi i aktiveve që i përkasin bankës qendrore të Rusisë, të ngrira si pasojë e sanksioneve të BE-së. Shifra del në një dokument, të cilin e ka siguruar POLITICO.
Video/Protesta masive në Francë si pasojë e reformave të pensioneve
Protesta masive kanë mbërthyer Francën si pasojë e miratimit të reformës së pensioneve. Kjo është dita e nëntë e protestave ku vlerësohet se vetëm të enjten morën pjesë 1 milionë njerëz. Natën e fundit janë arrestuar 457 personave dhe janë lëndruar 441 policë.
Nisi me bashkimin e qymyrit dhe çeilikut, po përçahet për emetimin e karbonit
Tensionet franko-gjermane për emetimin e karbonit, që lidhet direkt me industrinë e makinave, dalin në sipërfaqe pak para samitit të BE-së. Problemi lidhet me draftin e propaganduar gjerësisht për ndalimin e shitjes së makinave me motor me djegie të brendshme deri në vitin 2035.
Ironia në këtë situatë lidhet me faktin se vetë BE-ja u pagëzuar nga një Traktat i vitit 1952, njohur edhe si Komuniteti Europian i Qymyrit dhe Çelikut, premisa bazë e ndërtimit të institucioneve europiane që sot janë BE.
Serbia humbet seriozitetin pas Marrëveshjes së Ohrit
Aktualisht BE-ja dhe SHBA kanë një problem me Serbinë për sa i përket Kosovës. Nuk kanë më një problem me Prishtinën. Pak orë pas takimit të Ohrit, pala serbe nxitoi të thoshte se nuk ka firmosur asgjë, se nuk lëshon nga sovraniteti, e kështu me radhë, duke u rifortifikuar në një narrativë që nuk jep më asgjë. Mirëpo ndërkohë që mohon çdo gjë publikisht, përfaqësues të Beogradit ndryshojnë kanalin kur vjen puna në takime me zyrtarë të vendeve europiane.
E urova presidentin Vuçiç për marrëveshjen e fundit në Ohër mes Beogradit dhe Prishtinës
Tanzania konfirmon shpërthimin e virusit “Marburg”
Në Tanzani u konfirmuan të martën rastet e para të sëmundjes që shkakton virusi Marburg. Konfirmimi erdhi pas analizave të kryera lidhur me disa raste vdekjesh në rajonin veriperëndimor Kagera.
Zhurmë për municionin me uranium të varfëruar. Raportime për sulm ndaj Zaporizhzhias dhe Luhanskut
Rusia ka shfrytëzuar rastin e njoftimit se Britania e Madhe do të furnizojë me municion me uranium të varfëruar Ukrainën për të tematizuar me forcë mundësinë e përshkallëzimit të konfliktit aktual drejt një lufte bërthamore. Presidenti Vladimir Putin e hodhi në tryezë opinionin e tij gjatë konferencës për shtyp me homologun kinez, Xi Jinping, pasi mori njoftimin duke u përpjekur të kontekstualizojë konfliktin me Perëndimin si një çështje që tashmë adresohet si shqetësim i partneritetit të ri strategjik me Kinën.
