CIA siguron kolegët rusë: Nuk kemi gisht te revolta e Prigozhin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë garanci direkte dhe të nivelit të lartë ndaj Rusisë se nuk kanë patur asnjë rol në revoltën e Jevgeni Prigozhinit dhe grupit të tij “Wagner”. Agjencia ruse e lajmeve “Tass” i ka lënë vend një lajmi të “The Wall Street Journal”, sipas të cilës kreu i CIA-s, William Burns ka telefonuar personalisht kreun e shërbimit rus të zbulimit Sergey Naryshkin.
Burns ka siguruar homologun e tij rus se SHBA-të nuk kanë dorë në zhvillimet e 23 qershorit, duke theksuar se se SHBA nuk kanë asnjë interes në thellimin e tensioneve në Rusi.
Add new comment