Bota
Vuçiç zotohet se do të mbajë Serbinë "të Paangazhuar": As me NATO-n, as me aleanca në Lindje
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka dalë me një “garanci” të re për Perëndimin dhe Rusinë se vendi i tij beson dhe ka bindje në neutralitetin ushtarak. Duke iu referuar një stërvitjeje ushtarake të 11 vendeve, mes të cilave edhe Serbisë dhe SHBA, Vuçiç ka nënvizuar se aktivitete të tilla janë të disatat.
Varrimi i dytë i Stalinit, ceremonia sekrete nën “zhurmën” e Car Bombës
Jozef Stalini u zhvarros në vitin 1961, pak pasi kishte nisur reforma e destalinizimit. Ndërsa monumentet e tij u hoqën nga hapësirat publike, emri u fshi nga institucionet, edhe trupi u zhvendos nga mauzoleu, ku kishte qënduar shtatë vjet përkrah Leninit.
Trupi i balsamosur i Stalinit u rivarros më 31 tetor 1961 nën murin e Kremlinit në Moskë.
Turqia lëshon satelitin e parë të prodhuar tërësisht në vend
Turqia ka lëshuar satelitin e parë të sajin të prodhuar në vend, IMECE. Lëshimi është bërë nga Baza e Forcës Hapësinore amerikane në Vandenberg të Kalifornisë më 15 prill.
Sateliti është një prodhim i përbashkët i ministrisë së Teknologjisë, Mbrojtjes dhe Transportit.
Lufta në Ngushticën e Tajvanit, skenar horror për botën
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e ka cilësuar përshkallëzimin e mundshëm ushtarak në ngushticën e Tajvanit si një skenar të tmerrshëm për mbarë botën.
Ajo i bëri deklaratat pas një takimi me homologun kinez Qin Gang dhe si argument për të ajo solli faktin se 50% e fluksit tregtar global kalon në atë zonë.
Ne po i shohim me shumë shqetësim tensionet në rritje në Ngushticën e Tajvanit
Neoliti si revolucion social
Në një moment të evolucionit të tij, njeriu la gjuetinë dhe nisi të merrej me buqësi. Pasi epoka e akullnajave arriti fundin, specia njerëzore ndryshoi papritur strategjinë e të jetuarit: ndaloi zhvendosjen sa një vend në tjetrin, ndërtoi vendbanimet e para dhe iu kthye bujqësisë. Ky proces që njihet si Revolucioni Neolitik, ngre shumë pikëpyetje.
India lë pas Kinën për numrin e popullsisë
India ia kalon Kinës për numrin e popullsisë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara. Ky ndryshim shënon një moment historik të rëndësishëm për vendin e Azisë Jugore dhe do të ketë implikime të gjera për ekonominë, shoqërinë dhe ndikimin e tij global. Popullsia e Indisë është katërfishuar, nga 350 milionë banorë në vitin 1950 në rreth 1.43 miliardë njerëz sot. Ndërkohë, popullsia e Kinës, e cila arriti kulmin në 1.42 miliardë në vitin 2021, po bie gradualisht. Shifrat e përpunuara nga
Të gjithë në radarët e Amerikës
Tentakulat amerikane të mbajtjes nën vëzhgim dhe mbledhjes së informacionit shtrihen në të gjithë planetin, me synimin për të qenë në dijeni të të gjitha sekreteve që i atribuohen konfliktit ruso-ukrainas dhe aktiviteteve të emisarëve të Moskës.
Vittorino Andreoli: Bota është në duart e imbecilëve me diagnoza psikiatrike
Vittorino Andreoli është mjek dhe shkrimtar italian. Psikiatër dhe neurofarmakolog i njohur, ai shquhet për një reflektim kritik të qartë e të thellë mbi problemet kryesore të shoqërisë bashkëkohore. Në një intervistë për Corriere della Sera, psikiatri 82-vjeçarrë rrëfen momente të karrierës, flet për pleqërinë, lumturinë dhe mënyrën si e kanë ndryshuar botën dhe njeriun rrjetet sociale.
Profesor Vittorino Andreoli, ju thoni se të gjithë mund të kemi një moment kur mund të vrasim. E keni pasur këtë moment?
Replikë me Macron nga Polonia: Jo autonomi strategjike, por Partneritet strategjik me SHBA-të
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka provokuar debate me deklaratën e tij për “autonominë strategjike” të Europës nga SHBA, sidomos nisur nga fakti se ajo erdhi në kthimin e tij nga një vizitë në Kinë. Si për të konfirmuar rrëmujën që ekziston në Europë për këto çështje, ka reaguar, madje replikuar, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.
Në vend të ndërtimit të autonomisë strategjike nga SHBA, propozoj një partneritet strategjik me SHBA
Skenarët e Luftës në Ukrainë: Goditje e Kremlinit dhe vrasje e Zelenskiyt
Dokumentet sekrete të shërbimeve inteligjente amerikane që kanë rrjedhur së fundmi në rrjetet sociale përmbajnë edhe ato që quhen kartat e forta të skenarit të luftës në Ukrainë. Gazeta “New York Times” citon dokumetet sipas të cilave shërbimet amerikane të mbrojtjes konsiderojnë si skeanr goditjen e Kremlinit nga Ukraina, apo edhe vrasjen e Volodymyr Zelenskiyt.
