Bota
Erdogan njofton daljen nga skena politike aktive
Media të ndryshme raportojnë se presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, ka njoftuar daljen nga skena politike.
Kjo është një finale për mua. Nën mandatin e dhënë nga ligji këto janë zgjedhjet e fundit për mua
citohet Erdogan.
Ai i është referuar zgjedhjeve lokale të 31 marsit. Ai u rizgjodh mes debateve të ashpra në maj të vitit 2023 dhe mesa duket ka vendosur ta mbyllë karrierën politike.
"Brenda jam lesbike”, ushtarët spanjollë ndryshojnë gjininë për paga më të larta
Debati për identitetin gjinor dominon kudo, veçanërisht në Spanjë ku me socialistët në qeveri tema ndonjëherë merr edhe konturet e absurdit.
Çështja tashmë ka rënë në vëmendjen e ushtrisë falë ligjit të ri në lidhje me të drejtat transgjinore, i prezantuar në mars 2023, i cili thjeshtoi procesin e vetidentifikimit gjinor për këdo 14 vjeç e lart, duke eliminuar nevojën për t’iu nënshtruar vlerësimeve psikologjike ose mjekësore.
Greqia mendon modelin izraelit të femrave në ushtri. Dendias: Kërcënohemi nga një vend që po shkon 100 milionë
Greqia po konsideron përfshirjen e femrave në shërbimin ushtarak. Ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias ka njoftuar aktivizimin e një ligji të posaçëm për këtë çështje.
Europa si Amerika Latine, treg droge me vlerë miliarda euro
Një treg droge me vlerë miliarda euro ka vënë në lëvizje një makineri dhune të paprecedentë në Europë. Bëhet fjalë për rreth 30 miliardë euro që qarkullojnë çdo vit, shifër kjo e përllogaritur nga Europoli dhe Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA). Importet e kokainës dhe eksportet e ekstazisë arritën secili shifra rekord në vitin 2022.
Alexis Goosdeel, drejtori i EMCDDA, e krahason nivelin e dhunës që ka gjeneruar ky treg me situatën në Amerikën Qendrore.
KE-ja hap korridor detar humanitar nga Qiproja për Gazan
Komisioni Europian ka hapur një corridor humanitar detar për furnizimin me ndihma të Gazës dhe Palestinës. Lajmi është bërë public nga presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, që ka sqaruar se konvoji do të ketë pikënisje Qipron.
Europa po financon një përpjekje të madhe ndihme humanitare për palestinezët, 250 milionë euro vetëm këtë vit…Sfida kryesore është çuarja e kësaj ndihme te njerëzit në Gaza. Kjo është arsyeja pse ne kemi ndërmarr Koridonin Detar të Qipros, me SHBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe
citohet ajo.
Dimri i butë shpëton Europën
Evropa po del nga stina e dimrit me një vëllim rekord të gazit të magazinuar, i cili i ka kthyer çmimet sërish në nivelet e para krizës.
Skema e furnizimit ka ndryshuar shumë në raport me atë të dy viteve më parë, kur tregtarët dhe politikëbërësit ishin të shqetësuar për mungesat e mundshme të gazit pas pushtimit rus të Ukrainës.
Objektet e magazinimit në të gjithë Bashkimin Evropian dhe në Mbretërinë e Bashkuar ishin plot 62% më 5 mars krahasuar me një mesatare prej 41% në të njëjtën peridhë në vitet midis 2011 dhe 2020.
Europës i duhet një ekip Openheimer-i për inteligjencën artificiale
Parlamenti Europian po përpiqet të fusë inteligjencën artificiale brenda një kornize të re ligjore.
BE kushtëzon Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor
BE kushtëzon mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes Planit të Rritjes.
Brnabiç nuk do të jetë më kryeministre e Serbisë. Vuçiç lë drejtimin e partisë
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka njoftuar së fundmi se Ana Brnabiç nuk do të jetë më kryeministre. Pas një takimi të kryesisë së partisë së drejtuar prej tij, Vuçiç ka deklaruar se Brnabiç do të caktohet në detyrën e kryetares së Parlamentit të vendit.
Ana Brnabiç është surpriza më pozitive për mua. Ajo ka ecur më shumë nga të gjithë, ka luftuar shumë dhe me guxim
Von der Leyen përkrah modelin Britani e Madhe-Ruanda për imigracionin
Imigracioni do të adresohet si problem ekstraterritorialiteti nga Europa. Mediat njoftojnë për një propozim të Partive Popullore Europiane, që ka mbështetjen edhe të presidentes së Komisionit Europian, Ursula vond der Leyen, sipas të cilit imigracioni duhet trajtuar me vende që janë jashtë bllokut europian.
Ne duam të aplikojmë konceptin e vendeve të treta të sigurta. Kushdo që aplikon për azil në BE mund të transferohet në një vend të tretë të sigurtë dhe t’i nënshtrohet procesit aty
