Bota
Njeriu që po do t’i shpjegojë BE-së Orbanin
Kryeministri i ri i Luksemburgut, Luc Frieden, ka një plan për ta shpëtuar BE-në nga Viktor Orban, një dhimbje koke për Brukselin gjatë mandateve të tij qeverisëse në Hungari.
Frieden shpreson të ndërtojë ura të reja midis vendeve anëtare – mes të cilave edhe Hungaria.
Pasojat e Gazas, Irani godet njësitë e Mossad-it në Erbil
Irani ka deklaruar se ka goditur “një qendër izrealite spiunazhi” pranë konsullatës amerikane në Irbil të Irakut, duke sinjalizuar kështu se veprimet e Jeruzalemit nuk do të kalojnë pa përgjigje. Qendra është goditur me raketa iraniane, duke njoftuar kështu qartazi se Teherani po analizon opsionin ushtarak me Izraelin në të gjithë avantpostet e tyre në Lindjen e Mesme.
25 vjet pas Raçakut, Beogradi i përmbahet qëndrimit të Millosheviçit: Viktimat ishin guerrilas
Agjencia e lajmeve së Serbisë, “Tanjug” raporton për një takim mes kreut të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, me Danica Marinkoviç, që “zhvilloi hetime në skenën e krimit pas 15 janarit 1999, ku ndodhën përplasje me armë në Raçak të Kosovës”. Për zyrtarin serb roli i Marinkoviç është esencial në zbulimin e së vërtetës dhe se ajo do t’i mbetet trashëgimi të ardhmes.
Të hiqen masat ndaj Kosovës! Lajm i keq presidenca e Orban këtë vit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka bërë thirrje që masat e marra pas krizës së verës së shkuar të hiqen.
Masat duhet të hiqen sepse kemi dëm kolateral dhe kryetarët e komunave të cilët dëshirojnë të aplikojnë për fonde të Bashkimit Evropian janë duke vuajtur për arsye të këtyre masave. Unë jam kundër dhe do të jem kundër dhe shpresoj që të largojmë këto masa sa më shpejt që të është e mundur. Jo të gjithë janë të lumtur me performancën, me të drejtë mendoj se duke krahasuar me shtetet tjera nuk është fer fare
Greqia ka nevojë për një ushtri qytetarësh dhe krijimin e një industrie ushtarake
Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias ka shpjeguar përmes një interviste për gazetën “Kathimerini” arsyet e ndryshimeve massive në lidershipin e ushtrisë greke. Sipas tij përvoja me luftën në Ukrainë, Kaukaz dhe Gaza, dikton një rishikim “të dogmave sunduese në ushtrinë greke”.
Po kështu Dendias ka vënë theksin në dy aspekte me rëndësi jo të vogël që hapin rrugën për transformime serioze në shtetin fqinj:
Bild: Lufta NATO-Rusi është te dera
Gazeta gjermane Bild raporton sot se një përplasje e armatosur mes NATO-s dhe Rusisë është e mundshme në muajt e ardhshëm. Bild i referohet një dokumenti sekret të Forcave të Armatosura Gjermane, sipas të cilave Rusia do të pushtojë shtetet baltike të NATO-s që në korrik.
Frederik dhe Mary marrin kurorën e monarkisë daneze
Pasi mbretëroi për 52 vjet, Mbretëresha daneze, Margarethe II, ka abdikuar na froni. Lajmi u bë publik disa ditë më parë, ndërkohë që kurora i ka kaluar të birit 55-vjeçar, Prince Frederikut.
Ka qenë kryeministrja Mette Frederiksen që ka bërë shpalljen e kalimit të kurorës dhe njoftimin e Frederiku dhe Mary janë që nga sot Mbreti dhe Mbretëresha e Danimarkës.
Margarethe II është monarku i parë danez në 900 vjet që abdikon, ndonëse vendimi i saj është mirëpritur nga opinioni publik.
Kosova hap Misionin Special diplomatik në Vatikan
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar në Tuiter se ka dekretuar hapjen e Misionit Special në Selinë e Shenjtë, “pas dy viteve intensive të përbashkëta me drejtuesit e Selisë së Shenjtë”.
Ky është një gur i rëndësishëm kilomentrik për Kosovën dhe një kapitull i ri në marrëdhëniet Kosovë-Vatikan të cilin ne jemi të gatshëm ta thellojmë
shkruan Osmani.
Zgjedhjet e para presidenciale që trazojnë politikën ndërkombëtare
William Lai fitoi zgjedhjet presidenciale në Tajvan, por partia e tij e demokratëve progresistë humbi shumicën absolute në Parlamentin e ishullit. Lai, 64 vjeç, një separatist, vjen nga një familje e thjeshtë dhe është rritur në Taipei. Ai është djali i një minatori që humbi jetën në vitet ’60, pas shembjes së galerisë ku punonte.
Zgjerohet ndërhyrja e SHBA në Lindjen e Mesme, në shënjestër rebelët Houthi
Shtetet e Bashkuara kryen sulme ndaj rebelëve Houthi në Jemen për të dytën ditë radhazi. Sulmi e përfshin më tej administratën Biden në luftë në Lindjen e Mesme, gjë që ka ndarë më dysh opinionin në Uashington.
SHBA, së bashku me katër vende të tjera, goditën gati 30 pozicione të Houthi pasi grupi militant i mbështetur nga Irani përshkallëzoi sulmet e tij ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.
