Bota

Kina vë këmbët në krizën palestineze

Postuar në 14 Nëntor, 2023 16:23

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan ka nisur diskutimet me homologun e vet egjiptian Sameh Shoukry dhe të Dërguarin Special të Kinës për Lindjen e Mesme, Zhai Jun, lidhur me zhvillimet në Gaza.

Dy drejtuesit myslimanë kanë vlerësuar angazhimin e Ligës Arabe dhe Konferencës së Bashkëpunimit Islamik në samitet e fundit, sidomos për potencialin e përshkallëzimit të konfliktit.

Hamasi planifikoi të arrinte deri në Cisjordani

Postuar në 13 Nëntor, 2023 21:57

Shtatë tetori ka qenë vetëm hapi i parë i planit të Hamasit ndaj Izraelit. Ky i fundit kishte parashikuar parashikoi një fazë të dytë me bastisje të mëtejshme në qytete të tjera më të mëdha izraelite, deri në Bregun Perëndimor.

Qëllimi përfundimtar ishte të provokonte një reagim të dhunshëm nga Izraeli dhe të shkaktonte një luftë rajonale, duke marrë parasysh humbjet e mëdha edhe midis civilëve në Gaza.

Ushtarët serbë "zëvendësohen" me ushtarë francezë në Kosovë

Postuar në 13 Nëntor, 2023 17:15

Zhvendosja e një pllake përkujtimore për ushtarët serbë të rënë në Luftën I Botërore në Kosovë, ka provokuar reagime zyrtare. Pas Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit që ka shprehur “shqetësim të madh” për zhvendosjen e pllakës nga varrezat serbe, ka ardhur edhe reagimi i qeverisë serbe. Sipas Zyrës për Kosovën dhe Metohinë, qeveria serbe e cilëson aktin në fjalë si shenjë të vullnetit të qeverisë së Kosovës për të fshirë kujtesën dhe trashëgiminë serbe në Kosovë. Qëndrim që vjen me një paralajmërim:

Modeli i Koresë së Jugut, si zgjidhje për Ukrainën

Postuar në 13 Nëntor, 2023 14:35

Ukraina do të përjetojë një "mrekulli të stilit korean" nëse pushon së luftuari, merr mbrojtje të kufizuar nga NATO-ja dhe rindërtohet me shpejtësi, mundësisht me financimin e Rusisë. Ky është parashikimi i admiralit amerikan në pension, James Stavridis, ish-komandant i lartë i NATO-s në Evropë.

Beogradi financon mbrojtjen e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion në Kosovë

Postuar në 13 Nëntor, 2023 13:52

Rrjeti gazetaresk “BIRN” ka publikuar dokumente sipas të cilave rezulton se autoritetet serbe në Beograd kanë paguar avokatët e të akuzuarve për korrupsion në Kosovë. Mediat opozitare serbe raportojnë se sipas këtyre dokumente rezulton se Beogradi zyrtar ka paguar pesë avokatë në Kosovës, tre shqiptarë dhe dy serbë, nga të cilët një avokat, Shyqyri Syla e ka pranuar një fakt të tillë. Sipas BIRN, Syla ka mbrojtur Jelica Barac që u akuzua për shpërdorim detyre. 

Britani, shkarkohet ministrja e Brendshme

Postuar në 13 Nëntor, 2023 10:58

Suella Braverman, ministrja e Brendshme britanike, u shkarkua nga detyra, pas disa komenteve në lidhje me protestat pro palestineze në Londër.

Tani mbaroi loja e heroit ndaj Serbisë

Postuar në 12 Nëntor, 2023 16:47

Në Kosovë kanë nisur të ziejnë ethet e diskutimit mbi draft statutin e ri që është pranuar në parim nga kryeministri Kurti. Opozita ka dalë në mexhlis për të folur për autonominë substanciale që I jepet serbëve, ka mandej analistë që flasin se ky statut qëndron poshtë marrëveshjeve të mëparëshme dhe se madje i injoron ato duke konsideruar rezolutën 1244.

Nëse opozita fiton zgjedhjet, nuk do jem më President

Postuar në 12 Nëntor, 2023 16:08

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se nuk do të jetë më president i vendit, nës opozita fiton zgjedhjet.  

Nëse ata fitojnë zgjdhjet do t’u jap mandatin. Por nuk dua të jem president i tyre më tej, për shkak sepse nuk mund të bëj më gjithçka për qytetarët e Serbisë pas kësaj. Dhe dua që serbët ta dinë këtë

Irani u kërkon vendeve arabe të armatosin palestinezët

Postuar në 11 Nëntor, 2023 17:01

Lufta mes Hamasit dhe Izraelit ka hyrë në ditën e 36-të. Prej 27 tetorit, Izraeli ka nisur një operacion tokësor në Gaza, ku jetojnë 2.4 milionë palestinezë. Nëse sulme të tilla vazhdojnë, presidenti iranian kërkon që vendet arabe të angazhohen për të armatosur palestinezët.

Kreu i Syriza-s kërkon përjashtimin e katër anëtarëve kritikë: E quajnë partinë një show komik

Postuar në 11 Nëntor, 2023 16:24

Lideri i Syrizas, Stefanos Kasselakis, ka kërkuar nga Komiteti Qendror i Partisë, përjashtimin e katër anëtarëve me rëndësi për shkak se kanë qenë tepër kritikë ndaj tij që në momentin e zgjedhjes.

Pages

Subscribe to RSS - Bota