Bota

Rusia teston me lëshim rakete nëndetësen e re bërthamore "Borei"

Postuar në 05 Nëntor, 2023 11:54

Rusia ka njoftuar se ka kryer me sukses testin e lëshimit të raketave ndërkontinentale “Bulava” nga nëndetësja më e re bërthamore e flotës ruse, “Perandori Aleksandër III”.

Nëndetësja në fjalë nisi ndërtimin në dhjetor 2022 dhe ka bërë tashmë testin e parë, që presupozon inkuadrimin e saj në misione ushtarake. E klasit “Borei”, nëndetësja në fjalë mban 16 raketa ndërkontinentale dhe silura moderne nënujore.

Firmoset marrëveshja e parë për rreziqet nga Inteligjenca Artificiale

Postuar në 05 Nëntor, 2023 11:43

Është zhvilluar në Britaninë e Madhe samiti i parë për sigurinë ndaj kërcënimeve ndaj inteligjencës artificiale. Me këtë rast raportohet se është nënshkruar edhe një marrëveshje e parë ndërkombëtare, të cilën e kanë firmosur kompani dhe qeveri nga 28 vende të ndryshme. Rreziqet që përfaqëson Inteligjenca Artficiale janë cilësuar si katastrofike.

Një dokumentar mbi Vuçiç dhe prag-diktaturën në Serbi

Postuar në 04 Nëntor, 2023 18:06

Televizioni opozitar serb ka transmetuar së fundmi një dokumentar mbi karrierën dhe politikën e Aleksander Vuçiç, president i Serbisë. Njeriu që sot drejtone Serbinë ka origjinën e vet politike në skajet e politikës së vendit të tij dhe strehën e parë pati radikalizimin karakteristik të viteve ’90.

7 tetori do studiohet nga të gjitha agjencitë inteligjente. Nuk dështoi Mossad dhe nuk besoj se Irani do përfshihet

Postuar në 04 Nëntor, 2023 16:35

Ish-kreu i shërbimit sekret izraelit, Mossad, Efraim Halevy, shprehet në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se depërtimi i Hamasit nga Gaza më 7 tetor nuk mund të faturihet si dështim për organizatën izraelite.

Erdogan: E kemi fshirë Netanyahun nga lista

Postuar në 04 Nëntor, 2023 16:14

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se ka shkëputur kontaktet me kryeministrin izraelit, Beniamin Netanyahu, për të cili është shprehur se “nuk është më njeriu me të cilin mund të flasim”.

E kemi fshirë nga lista

citojnë mediat turke Erdogan.

Në Ukrainë shitet dhe blihet çdo gjë. Nuk ka vend të dytë në botë si ky

Postuar në 03 Nëntor, 2023 17:08

Presidenti rus Vladimir Putin mendon se vendi më i korruptuar në botë është Ukraina. Mirëpo a mund të cilësohet kjo një ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi tjetër? Parim ky themelor i retorikës ruse në politikën e jashtme. Me gjasë jo, sepse rekordi i dikujt zgjon përherë kuriozitetin e shumëkujt.

Në Rusi kemi shumë probleme. Ne në Rusi dhe në mbarë botën po luftojmë korrupsionin, por korrupsioni në Ukrainë ka marrë një jetë të vetën – nuk ka një gjë të tillë në mbarë botën, më besoni.

"Danas" nxjerr në skenë sërish historinë e babait shqiptar të Vuçiç

Postuar në 03 Nëntor, 2023 15:42

Gazeta “Danas” në Serbi është vënë në qendër të sulmeve verbale nga kryeministrja Ana Brnabiç që e ka cilësuar atë si një mjet që përdor gjuhë urrejtjeje. Shkak është bërë një artikull i gazetës që risjell në vëmendje një histori të pësrëritur me një shqiptar të quajtur Fahri Musliu që shpallet si babai biologjik i presidentit serb. Gazeta ka shkruar në mënyrë të tërthortë, duke e bërë disi të ulët goditjen pasi ka vendosur titullin: "Një shqiptar në Beograd.

Unë e pranova Asocacionin, opozita në Kosovë të na shpjegojë pse kësaj radhe nuk e firmos Aleksander Vuçiç

Postuar në 03 Nëntor, 2023 14:59

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka sqaruar sot në Parlamentin e vendit se pse ka pranuar draft statutin për Asocacionin e komunave me shumicë serbe dhe pse sipas tij, ky propozim dallon nga marrëveshjet e viteve 2013-2015.

Joshka Fisher: Bota është kthyer edhe njëherë siç ishte më 1914-n  

Postuar në 03 Nëntor, 2023 12:54

Për ish-ministrin e Jashtëm gjerman, Joshka Fisher, njohës i mirë i Lindjes së Mesme, konflikti në Gaza ka potencialin për ta futur në luftë të gjithë rajonin.

Është e vështirë të mos mendosh për vitin 1914, kur ngjarjet morën një dinamikë të pakontrollueshme dhe sollën si pasojë Luftën e Parë Botërore”, thotë ai..

Gjermania paralajmëron myslimanët: Dëboheni nëse kryeni akte antisemitizmi

Postuar në 02 Nëntor, 2023 14:08

Që prej sulmit të 7 tetorit, që shënoi riaktivizimin e konfliktit Izrael-Palestinë, Perëndimi është kritikuar shpesh për pozicionimin hapur përkrah Izraelit. Në disa vende të Europës, protestat pro palestinezëve kanë vënë në provë respektimin nga autoritetet të dy të drejtave themelore: atë të shprehjes dhe lirinë e protestës.   

Në Berlin, protesta pro Izrelit dhe ajo pro Palestinës u mbajtën vetëm pak metra nga njëra-tjetra pak ditë më parë. Dhuna e regjistruar gjatë tyre ka ngritur shqetësimin e qeverisë gjermane për antisemitizëm.

Pages

Subscribe to RSS - Bota