Bota
Manipulimi i zgjedhjeve, problem ndërkombëtar për Serbinë
Opozita serbe ka protestuar dje në Beograd duke tentuar të konfrontohet me autoritetet. Aktualisht, Beogradi zyrtar përballet me akuza për manipulim elektoral edhe parregullsi në zgjedhje, sidomos në kryeqytet, artikuluar edhe nga vëzhgues të BE-së.
Presidenti Aleksander Vuçiç i ka hedhur poshtë akuzat si gënjeshtra. Protesta mbërriti në mënyrë simbolike në dyert e Kuvendit, me Srdjan Milivojeviç dhe Vladimir Obradoviç, të Serbia Kundër Dhunës, që tentuan t’i hapnin ato.
Tusk në përpjekje për të rikthyer Poloninë në linjë me BE-në
Pas mbylljes së televizionit shtetëror, kryeministri polak, Donald Tusk, ndodhet tashmë në një konflikt të hapur me presidentin Andrzej Duda. Ligji i propozuar prej tij për shpenzimet publike është kundërshtuar nga Presidenti që i përket partisë humbëse, Ligj dhe Drejtësi, dhe për më tepër, ai ka njoftuar se do të propozojë një draft të ri.
400 000 trupa të reja drejt Ukrainës më 2024-n
Autoritetet ruse parashikojnë rekrutimin e rreth 400 mijë njerëzve të rinj në vitin 2024 të cilët do të hidhen në frontin ukrainas.
Si po e deformon Meta realitetin e luftës në Gaza. Censurë për Palestinën
Meta ka censuruar materialet pro Palestinës që nga nisja e luftës në Gaza. Një raport i Human Rights Watch flet për censurë sistemike dhe globale të çdo materiali të tillë, madje edhe për mbyllje dhe ndalim të aksesit të Facebook dhe Instagram.
Beogradi në kurs përplasjeje me vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka akuzuar vëzhguesit europianë se me deklarimet e tyre për parregullsi në zgjedhjet e fundit parlamentare po destabilizojnë vendin. Në një intervistë për Tv Pink, Brnabiç u shpreh se vëzhguesit Stefan Schennah dhe Andreas Schieder kanë gënjyer dhe se deklarimet e tyre po destabilizojnë vendin.
Ata ishin vëzhgues që drejtonin misionin e vëzhgimit të PE-së dhe KiE-së. Ajo çfarë ata bënë më pas, shfaqja e tyre në media, shkon kundër kodit të etikës së vëzhguesve ndërkombëtarë
New York Times: Izraeli bombardoi zonat ku u zhvendosën civilët
Izraeli ka përdorur bomba shkatërruese në zonat e konsideruara të sigurta për civilët. Sipas New York Times, bombat janë përdorur gjatë gshtë javëve të para të luftës në Gaza.
Qeveria pro-BE në Poloni mbyll kanalin shtetëror të lajmeve
Qeveria e re në Poloni, e cila ka marrë drejtimin e vendit javën e kaluar, e ka nisur punën me “çmontimin e televizionit shtetëror”, një premtim i fushatës ky për median që sipas Donald Tusk, ishte kthyer në zëdhënëse të ish-qeverisë së Mateusz Morawieckit.
Kanali i lajmeve të televizionit publik të Polonisë, TVP Info, ndaloi transmetimin 24-orësh, vetëm pak kohë pasi Ministria e Kulturës njoftoi se drejtuesit e televizionit, radios dhe agjencisë shtetërore të lajmeve ishin shkarkuar nga qeveria e Tusk.
11 të vrarë në universitetin e Pragës. Autori David Kozak vret veten
Raportohet për një ngjarje të rëndë me disa të vdekur në universitetin Charles të Pragës. Një qitës është shfaqur në disa foto ndërkohë që në video të ndryshme paraqiten studentë që fshihen dhe vrapojnë.
Mediat flasin për 11 të vdekur dhe qitësi që thuhet se është vetëvrarë. Burimet identifikojnë si autor David Kozak që ka nisur të hapë zjarr në katin e katërt të fakultetit të Filozofisë.

Shifrat e luftës
24 shkurti 2022 supozohej të ishte një pushtim rrufe: Putini donte të arrinte deri në Kiev dhe pas një muaji ai kishte pushtuar kufirin Bjellorusi, Sumy, Kharkiv dhe Mariupolin. Por, objektivi fillestar i "denazifikimit" të qeverisë së Kievit dështoi pothuajse menjëherë. Ukrainasit rezistuan dhe në fund të vitit 2022 kishin arritur të rimarrin zonën e kryeqytetit dhe të Kharkivit, Khersonit dhe bregun lindor të Dnipros.
Europa pa qëndrim të qartë për zgjedhjet në Serbi
Raporteri i Parlamentit Europian për Serbinë, Vladimir Bilçik, ka deklaruar se në zgjedhjet e fundit në këtë vend, nuk pati parregullsi serioze.
Qëndrimi i tij është vënë në dukje nga mediat opozitare në Serbi, sipas të cilave ai bie ndesh me vërejtjet e vëzhguesve të OSBE-ODIHR që folën për parregullsi serioze. Vetë opozita serbe ka deklaruar se në Beograd zgjedhjet duhen përsëritur pasi partia e Aleksander Vuçiç ka importuar zgjedhës për të siguruar një rezultat fitues.
