Billboard
Pacienti Erjon Veliaj
Erjon Veliaj ka hyrë tanimë në fazën e një pacienti publik. Ai është pacient i ambicieve të veta, i kostumit që i ka porositur imagjinatës politike që ka për veten, duke besuar se shndërrimi dhe tjetërsimi i dukjes do të sigurojë suksesin maksimal.
Kë zhgënjeu Basha?
Zhvillimet e ditëve të fundit dhe në veçanti ato që lidhen me opozitën janë komentuar si një tjetër disfatë politike e Lulzim Bashës. Kjo me argumentin se autokratizmi i treguar nga Basha në drejtimin e PD-së po favorizon Edi Ramën dhe po i zgjat pushtetin këtij të fundit, pavarësisht momentin të disfavorshëm të kryeministrit.
Europë e pamëshirshme apo Europë strategjike?
Shqipëria përfitoi një rekomandim nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave me BE-në për anëtarësim të plotë. Njoftimin e dha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili doli në një konferencë për shtyp pa pranuar asnjë pyetje. Si zakonisht në kërkim të dafinave të një fitoreje inekzistente, por që bazohet mbi realitetin që shpik gënjeshtra. Ka dy apo tri ditë që vazhdon një debat i paqenë mbi faktin se pse opozita nuk është gëzuar për hapjen e negociatave, kur në fakt, progres raporti duhej analizuar në hollësi dhe në mënyrë kritike.
Një çertifikatë për të gjithë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë një tjetër goditje sot kur ka deklaruar zyrtarisht se deputetit Tomë Doshi dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA për shkak të akteve serioze të korrupsionit.
4000 me zero për Kanunin
4000 viktima nga drejtësia penale apo civile në Shqipëri. Kjo është shifra që jep kreu i Komitetit për Pajtimin, Gjin Marku, në një prononcim për TvT. Rasti për të kujtuar këtë bilanc që ndoshta është harruar në serinë e statistikave të përvitshme ku vrasja ka fituar statusin e normalitetit në jetën tonë, është ai i vrasjes së Marjo Majollarit pas së cilës thuhet se qëndron pikërisht një motiv i gjakmarrjes.
Kokëfortësia e një "pazari" personal
Qeveria po mbron me kokëfortësi nismën për taksimin e Rrugës së Kombit, duke e kthyer në betejë force përballjen e saj me kundërshtarët e kësaj takse dhe në veçanti me të arrestuarit e protestës në Kukësit.
Angazhim i madh forcash policie në seancën e masës së sigurisë për të arrestuarit, zbarkim forcash speciale në Kukës dhe një kryeministër që pretendon se kjo punë është çështje keqkuptimi, pasi sipas tij ka çaluar vetëm fushata e informimit për qytetarët.
Të kishim dëgjuar Hrushovin nuk do ishim bërë kaq qesharakë
Sot shqiptarët konsistuan në dy akte të njëkohëshme që edhe sikur të mos jenë të koordinuara, përcjellin një mesazh të qartë: Perëndimi nuk do të tolerojë më vakuumin e krijuar në Ballkanin Perëndimor dhe në zona ku eksperimentohet me durimin e aktorëve krysorë si Kosova.
Largimi në mënyrë poshtëruese i zyrtarit serb Marko Gjuriç dhe vendimi i qeverisë shqiptare për të dëbuar dy diplomatë rusë në Tiranë, bashkë me zhvillimet në Maqedoni, flasin se loja e tensionit pasiv po shkon drejt fundit dhe diçka do të rikalibrohet.
Situatë jo emergjente apo parakushtet e një ligji në sirtar?!
Qeveria refuzon të shpallë gjendjen e emergjencës në Shkodër, ndonëse përmbytjet kanë izoluar disa fshatra dhe shumë familje janë evakuuar nga banesat e tyre. Emergjencat Civile vlerësuan se të paktën duhej të shpallej gjendja e emergjencës së pjesshme, por përmes zv/kryeministres Senia Messi qeveria deklaroi se kjo nuk është e nevojshme. Qeveria nuk ka dhënë një shpjegim bindës pse heziton të shpallë gjendjen e emergjencës civile, ndonëse situata ka precipituar dhe në terren kanë zbritur forcat e ushtrisë.
Dilemat e para politike të Erjon Veliajt
Erjon Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës ka hedhur një hap të parë drejt asaj që mund të rezultojë një përballje e fortë poltike brenda Partisë Socialiste. Duke folur në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, z. Veliaj ka deklaruar se ai është i gatshëm të rikandidojë por kjo sipas tij nëse Partia Socialiste e vendo kështu.
“Unë nuk jam këtu për të vetëkandiduar”, tha ai.
PD-në e dëmton vetëm mosveprimi
Ka dy taktika opozitarizmi brenda Partisë Demokratike dhe në media kundër Lulzim Bashës. Të dyja i mëshojnë më shumë fjalës dhe kultivimit të perceptimit sesa ndonjë aksioni politik të mirëfilltë. Ideja e parë është ajo se Lulzim Basha është një ushtar i Sali Berishës, një kukull e tij. Por me marrëveshjen e majit dhe me zhvillimet e mëvonëshme politike, kjo tezë po humbet terren në lëmin e arsyetimit objektiv. Ndaj është kaluar me vrull tek ideja e dytë që ka një përhapje të natyrshme: Lulzim Basha nuk ja thotë për atë punë. Është I dështuar, nuk di, e ca më keq, ai nuk ngjit.