Billboard
Të tallesh me veten është në fund të fundit një e drejtë
Të ashtuquajturit artistë po bien një e nga një përditë. Për të mbetur vetëm profesionistë të mirë dhe rrogëtarë të zakonshëm. Por ndoshta jo edhe aq qytetarë të mirë në një vend pa qytetarë. Pushteti i z. Rama dhe i z. Veliaj po ja del të shpërbëjë frymën e një proteste që nuk ka asgjë jodemokratike, që nuk cenon asgjë përtej projektit kriminal të ndërtimit të kullave në tokë publike.
Politika e jashtme si rivalitet i axhendave private
Një ndër çështjet më të vështira për t’u deshifruar në Shqipëri është politika e jashtme e saj. Këtu nuk e kemi fjalën për drejtimet kryesore të saj të shprehura për dy dekada e që i përmbahen anëtarsimit në Bashkimin Europian. Këtu fjala është për atë politikë që ka të bëjë me aktorë të huaj, përmes të cilëve politika shqiptare, segmente të saj, kërkojnë të fuqizojnë veten duke punuar që këtë ta realizojnë duke afirmuar axhenda që për qytetarët e këtij vendi janë të errëta.
Mbahu Admir se nuk ke bërë gjë!
Sot anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza ka qenë në qendër të vëmendjes me deklarimin e tij për një vjedhje në Itali që sipas tij ka bërë për të mbuluar një akt për të cilin akuzohej i nipi, por që në fakt sipas tij e kishte kryer ish-kunata.
Teza prej Adhamudhi e Shqipërisë turistike
Ngjarja e ndodhur në Dhërmi përgënjeshtron në mënyrë dramatike të gjithë fabulën publicitare të Shqipërisë turistike. Jo se ngjarje të tilla përjashtohen gjetkë, por sepse incidenca e tyre e ekspozon vendin tonë si të pëpërgatitur për të luajtur rolin e një destinacioni turistik kryesor.
Protesta e një Qyteti të humbur
Ajo që duhet të ishte protestë e qytetarëve dhe jo vetëm e një grupi artistësh bëri aq sa mundej për të mbajtur në këmbë jo vetëm godinën e Teatrit Kombëtar, por edhe ndërgjegjien politike të Qytetit.
Ndoshta aktorët dhe regjisorët u prekën a indinjuan sepse kanë një lidhje shpirtërore me godinën dhe historinë e Teatrit, por kjo betejë nuk është për Teatrin. është ndoshta një nga betejat më të rëndësishme të 25 viteve të fundit, për të fituar atë që nuk e kemi patur asnjëherë, Qytetin me gjithçka nënkupton përkatësia për këtë normë politike të civilizimit njerëzor.
“Dasma e Teatrit” dhe Beu i Fushës
Në vitin 1998 regjisori Vladimir Prifti ekranizoi një novelë të Vath Koreshit me titull “Dasma e Sakos”. Ngjarjet zhvilloheshin në një qytet fantazmagorik që përjetonte tranzicionin e periudhës mesjetare. Sakoja është një hyzmeqar beqar që punon prej kohësh për llogari të beut të zonës. Ky i fundit, ashtu si edhe babai i tij më përpara, i ka premtuar qëmoti Sakos se në shkëmbim të punës së tij të lakmueshme do t’i gjejë një nuse e do t’i bëjë dasmën.
Mos u besoni sidomos kur flasin për dhurata!
Kryeministri Edi Rama dhe dy krushqit e betonit në Tiranë, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, janë duke rrëmuar çdo fjalë pro prishjes së Teatrit Kombëtar, që në fakt është premise e vetme për tjetërsimin e pronës publike në një zonë ku parashikohet të ndërtohe gjashtë kulla.
Firma artistësh dhe një ekspertizë e pabesueshme për Teatrin
Politika ia ka dalë të vendosë në përdorim të vetin disa prej artistëve të njohur që sot kanë vënë firmën në një letër të hapur drejtuar autoriteteve publike, e mbi të cilën kanë vënë firmën edhe emra që njihen vetëm në kafenetë afër Teatrit Kombëtar. Në letrën e shpërndarë për mediat, artistët në fjalë që kryesohen si firmë nga I mirënjour Pirro Mani, e në vazhdim me Gëzim Kamen, Viktor Zhustin, apo Eva Alikajn dhe Spiro Dunin, kërkohet ndërtimi i një godine të re për Teatrin, duke përcaktuar se sipërfaqja aktuale e godinës të mos përdoret për asjë gjë tjetër.
Për çfarë po negociohet dhe kush po negocion realisht?
Prej ditësh tashmë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka nisur atë që po quhet negociata me artistët për teatrin kombëtar. Veliaj nuk ka shkuar në propozimet e veta më larg sesa ajo që tha kryeministri Rama disa muaj më parë kur në një takim me një përfaqësi artistësh tah se sipërfaqja e teatrit të ri trefishohet krahasuar me godinën ekzistuese dhe se mbi të nuk do të ketë kullë.
Këtë gjë e përsëriti sërish Veliaj dje, duke shtruar në tryezë një propozim që duket se është final dhe nga I cili nuk mund të lëvizet.
Ndjesa e qeverisë si Ngjarje Kompensimi 50 milionë euro për Kastratin
Sot dy ministra të qeverisë shqiptare, ai për Financat dhe Ekonominë Arben Ahmetaj dhe i Infrastrukturës dhe Ekonomisë, Damian Gjiknuri, kanë prezantuar në Kukës të ashtuquajturën paketë të negociuuar për tarifën e rrugës Durrës-Kukës. Siç bëhet e ditur, tarifa për qytetarë të Qarkut Kukës është 100 lekë të reja për automjetet personale dhe për 44 kalime. Efekti financiar i kësaj negociate shkon në 48.5 milionë euro, të cilat qeveria shqiptare merr përsipër t’ia paguajë konçesionarit.