Arkiv-Opinion

Transaksionet monetare dhe financimi i terrorizmit në Shqipëri

Postuar në 23 Gusht, 2014 08:08

Nëse ka ndonjë fushë të kompetencave shtetërore ku shteti shqiptar është sjellë me diletantizëm, ajo është padyshim çështja e luftës kundër financimit të terrorizmit. Për shkak të angazhimeve të mia të mëparshme, jam i detyruar që në këtë argument të shmang përmendjen e emrave, apo subjekteve të ndryshme, e kjo, jo vetëm për arsye etike, por edhe si kushtëzim i detyrimeve përkatëse të ligjit që e ndalojnë.

Politika e jashtme shqiptare dhe rreshtimi antiterrorizëm

Në Washington me Arshi Pipën, këtu e 20 vjet më parë…

Postuar në 23 Gusht, 2014 07:14

Mjafton ky autograf i dikurshëm në një nga librat e tij për ta kujtuar, si shkak për t’iu rikthyer bisedës për vlerat që na vijnë, guximit qytetar, mendjemprehtësisë, zemërimit të duhur, kulturës përpajtuese, vullnetit, durimit, sakrificave etj., etj, që më pas të presim veprimin.

(Pa)siguritë e Strategjisë së Sigurisë

Postuar në 22 Gusht, 2014 04:27

Shqipëria prej vitit 2007 nuk ka ende një dokument zyrtar ligjor të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare. I fundit dokument, ai i vitit 2004, kishte jetëgjatësi 3 vjecare dhe

prej vitesh u tejkalua ne problematika, nocione, pritshmëri dhe synime. Së fundi mazhoranca aktuale mori nismën për hartimin e dokumentit të ri, i cili tashmë ka marrë votat në parlament dhe është në tryezën e Presidentit për dekretim ose jo. Në traditën shtetërore shqiptare dokumente të tilla nuk kanë një rol thelbësor dhe rallë kanë qenë pika referuese.

Pamje e zymtë e Kosovës: fundamentalizmi islamik

Postuar në 21 Gusht, 2014 06:45

Të gjithë e kemi ditur, pa përjashtim, intelektualë, politikanë, qytetarë të zakonshëm, se Kosova viteve të fundit është ulur këmbëkryq mbi një zjarr që djeg përbrenda, por që flaka as tymi mund të mos jenë dukur ende. Askush sot nuk mund të bëjë të paditurin, as të aktrojë befasinë me një shfaqje kaq përnjëhershme në skenë të radikalizmit fetar islamik. Mercenarët e luftës së Sirisë dhe Irakut, përfshirë edhe burgosjen e dyzet të dyshuarve për terrorizëm, është një ajsberg, një shpërfaqje e dukshme dhe e zhurmshme e asaj që flinte përbrenda prej kohësh.

Pas skandalit të Sarandës

Postuar në 21 Gusht, 2014 04:03

Në këtë behar edhe kjo na u desh! Një 60 e ca vjeçar që i vete mendja të shkojë me një fëmijë. Kjo histori, që bën kontrast të thellë me bukuritë e Sarandës dhe njerëzillëkun e njerëzve të saj, sigurisht që mbështjell në vetvete shumë e shumë aspekte: juridike, morale, etike, sociale, gazetareske. Mirëpo nga të gjitha këto aspekte ka dominuar deri më tash një aspekt i vetëm, ai politik. Përfaqësues të PS-së dhe të qeverisë kanë bërë deklarata gjysmironike. Mirëpo ironia nuk është gjithnjë çelësi për të shpëtuar nga një situatë e sikletshme.

Implikimet politike të një rasti pedofilie

Postuar në 20 Gusht, 2014 07:10

Në vajtje-ardhjet logjike (shpesh edhe alogjike) për ta konstruktuar apo dekonstruktuar ‘rastin e Sarandës’ ka patur edhe përpjekje për ta apolitizuar apo depolitizuar të bamen (të ndodhurën) në fjalë. Për me e ba të pabame. Të paktën politikisht. Megjithatë mund të thuhet, pa sforcim, se akti në vetvete nuk është politik, implikimet politike i ka të shumta. Për disa arsye.

Hidraulikë në vend të juristëve?

Postuar në 20 Gusht, 2014 06:01

“Lëre filozofinë, sociologjinë, ekonominë apo juridikun! Ky vend nuk ka mekanikë, nuk ka hidraulikë, nuk ka inxhinierë. Ti duhet të bëhesh hidraulik. Se kur kërkoj unë hidraulik, nuk gjej dot hidraulik. Gjithë ky qytet nuk ka hidraulikë. Na u mbush vendi me historianë, me gjuhëtarë, me filozofë, juristë dhe ekonomistë që punojnë si kamerierë. Neve na duhen hidra …”

Sidoqoftë, Fullani & co. duhet të ikin...

Postuar në 19 Gusht, 2014 03:15

Plasja e skandalit të pedofilisë në zyrën sarandiote të deputetit Kokëdhima bëri që skandali i vjedhjes së Bankës së Shqipërisë të kalojë në faqet e brendshme të gazetave apo të përmendet shkarazi në lajmet televizive. Në fakt, pas vizitës së amabasadorit amerikan Arvizu në zyrën e Guvernatorit Fullani dhe mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë në të njëjtën ditë, u duk se flaka e skandalit të bankës do të shuhej edhe pa shpërthimin e pedofilisë në Sarandë.

PS e zgjidh problemin pa e parë fare

Postuar në 18 Gusht, 2014 14:54

Mjaftoi një ditë dhe problemi i një predatori seksual, që kërkon seks për punë nga zyrat e Partisë Socialiste në Sarandë, u zgjidh. Vetë Kryeministri Rama i ka vënë kapakun çështjes me një postim në Twitter, ku në 140 karaktere apo më pak, u mor me gangrenën e punësimit përmes shërbimit ndaj partisë në pushtet.

Tjetërsimi është zemra e mercenarizmit

Postuar në 18 Gusht, 2014 05:30

Mercenarët me prejardhje shqiptare që participojnë në organizata si ISIS janë të frymëzuara nga mësimet ekstremiste, të cilat universalizmin e dikurshëm islam e kanë zëvendësuar me një lloj arabizmi arkaik. Nga ana tjetër, nuk do të ishte i mundshëm rekrutimi i të rinjve shqiptarë në këso organizatash, pa kaluar ata vetë nëpër një proces të thellë të tjetërsimit, pra të shkëputjes nga identiteti kulturor e kombëtar shqiptar

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion