Arkiv-Opinion
Maks Velos ç’i panë sitë…
Në një bejte të vitit 1926, Zgjidh e merr, Fan Noli, përmes rimash që këpusin mish, bën një tablo të tipave të shqiptarit ndarë në gjeografi fizike e karakteriale. I rrëzuar nga pushteti, të cilin e pat fituar jo me zgjedhje por me grusht shteti, nga një verior, matjani Ahmet Zogu, por edhe përfaqësues i një partie, Popullores, me përqendrim dhe influencë në jug të vendit, Noli nuk i shpëton paragjykimeve ndaj veriorëve dhe një miklimi ndaj jugorëve, përjashto këtu myzeqarët të cilët i bën copë.
Evliya Çelebi-u dhe “kamera” e tij që sheh nga të gjitha anët
Gazeta Shqip ka publikuar një pasazh nga libri më i fundit i autorit Mustafa Nano me titullin ‘Pax albanica’. Është një pasazh që ka të bëjë me udhëtarin e famshëm osman të shekullit XVII, që jo vetëm ka shkelur në viset shqiptare, por edhe ka lënë shënime të shumta mbi përshtypjet që i kanë lënë shqiptarët. Po e publikojmë dhe në respublica këtë pasazh:
Xhihadistët e ISIS janë modernë, jo mesjetarë
Gjatë javëve të fundit ka patur një zhurmë të vazhdueshme që e konsideron Shtetin Islamik (ISIS) dhe ideologjinë e tij si një kthim pas në një kohë tanimë të tejkaluar. Hera-herës kjo është e ligjëruar edhe nga, fjala vjen, Nick Clegg, i cili u shpreh se ISIS është “mesjetar”. Në fakt, mënyra e mendimit të grupit terrorist ngjan më shumë me traditën perëndimore moderne.
Ka rënë modeli, jo guvernatori
Kaluan vetëm pak orë dhe për ish-guvernatorin Adrian Fullani ka nisur të flitet në kohën e shkuar. Pardje, Këshilli Mbikëqyrës votoi shkarkimin e tij, kurse krerët e lartë të institucioneve nisën konsultimet për të projektuar atë që mund të quhet “epoka post-Fullani”. Gjykatat u kujdesën që ish-guvernatori të mbetet në burg, ndërsa priten masa të tjera të ashpra, pas 18 arrestimeve të deritanishme.
Banka dhe kuptimi i ri i “skenarit grek”
“Të hysh në një vit elektoral me Berishën dhe ministrin e tij të Financave, Bode, pa monitorimin e FMN-së, është njësoj sikur të shkosh në zgjedhjet e vitit 1996, kur ishte president Berisha dhe ministër Financash Bode, pa monitorimin e OSBE-së”.
“Ne dhe ju”
Vera është stina kur shqiptarët nga mbarë bota afrohen me njëri-tjetrin më së shumti gjatë tërë vitit. Bijtë dhe bijat e shqiponjës takohen dhe shoqërohen në plazhet e Ulqinit, Velipojës, Vlorës apo Sarandës; në bregliqenin e Shkodrës, Pogradecit, Strugës apo Plavës; dhe gjithashtu në luginat dhe majat e Kodrës së Diellit të Tetovës, Rugovës së Pejës apo Thethit të Shalës.
A ka rënë mburoja politike për pandëshkueshmërinë?
Arrestimi i Ardian Fullanit, guvernatorit të Bankës së Shqipërisë (BSH), ku u vodhën rreth 7 milionë USD, ka ngjallur shpresën se më në fund, edhe në Shqipëri, ligji do të godasë edhe në majat e shtetit, aty ku për më shumë se 20 vjet, korrupsioni dhe krimi kanë mbretëruar të pashqetësuar. Po a është arrestimi i guvernatorit pikërisht rasti që shënon rënien e epokës së pandëshkueshmërisë? Është herët ta thuash. Prandaj është herët edhe të brohorasësh fundin e pandëshkueshmërisë.
Nexhmija ka pasur shumë pushtet atë kohë
U pa kjo pune, edhe kur ishte ne pushtet, edhe tani qe eshte ne pension, Nexhmie Hoxhes i duhet hapur udhe, per hir te kronikes se arkives... Edhe Sala, ne fillimet, ndaj e denoi vetem per kafete (sado qe Nexhmija nuk e perdorte kafenë, prej kur shoku Enver me vendim te Birosë, e la duhanin fare), se Nexhmija mund t'i thoshte "s'te vij fare ne gjyq, dhe ka per te mbetur kronika/arkiva bosh!”
Protagonizmi i Nexhmije Hoxhës trazon shumë shpirtra, por ...
Pëllumb Kulla kish ndjekur intervistën e Nexhmije Hoxhës dhënë R. Qafokut dhe të nesërmen kish bërë një shkrim, në të cilin shprehte mosmiratim e zemërim ndaj faktit që ajo thirrej nga gazetarët e, për më tepër, që intervistohej në një mënyrë shumë konfidenciale e empatike. Nuk është hera e parë që Kulla e mban këtë qëndrim. E ka ngritur zërin edhe vite më parë, kur N.Hoxhën e ka intervistuar Rudina Xhunga. Dhe po njësoj, nuk ka gëlltitur dot si gatishmërinë e gazetarëve për ta intervistuar, ashtu dhe qasjen mirëkuptuese gjatë intervistës.
Nuk ka heronj në këtë historinë e Fullanit
Lajmi mbi arrestimin e Ardian Fullanit ka provokuar, në një mënyrë disi papritur, një entusiazëm popullor që në këto momente të para është shprehur në rrjetet sociale. Sigurisht, ka dhe njerëz që janë dëshpëruar e që me gjasë nuk do të ngurojnë në ditët në vijim t’i dalin në mbrojtje Fullanit, e të denoncojnë prokurorët, por duket se kjo ngjarje është pritur mirë nga opinion publik. Dhe ky entusiazëm nuk ka të bëjë me Fullanin. Ka të bëjë me një provë besueshmërie të dhënë prej Prokurorisë. Kështu ëhstë perceptuar.