Xhihadistët e ISIS janë modernë, jo mesjetarë

Postuar në 10 Shtator, 2014 03:34
Kevin McDonald

Gjatë javëve të fundit ka patur një zhurmë të vazhdueshme që e konsideron Shtetin Islamik (ISIS) dhe ideologjinë e tij si një kthim pas në një kohë tanimë të tejkaluar. Hera-herës kjo është e ligjëruar edhe nga, fjala vjen, Nick Clegg, i cili u shpreh se ISIS është “mesjetar”. Në fakt, mënyra e mendimit të grupit terrorist ngjan më shumë me traditën perëndimore moderne.
Ndërhyrja e Clegg nuk është e habitshme. Duke pasur parasysh dhunën e luftëtarëve të ISIS dhe imazhet e trupave me kokë të prerë, është shumë e kuptueshme që ne të përpiqemi t’u japim kuptim këtyre akteve duke i parë si veprime radikale të huaja, jashtë nesh.
Por kjo nuk është e mjaftueshme për të kuptuar se çfarë po ngjet realisht. Në veçanti, ajo ka si qëllim që të pranojë një nga pohimet themeltare të xhihadizmit bashkëkohor, që i ka fillesat e saj në Islamin burimor, siç shprehet me krenari edhe nga një prej mbështetësve të ISIS-it që unë ndjek në Twitter: “Bota ndryshon, Islami nuk ndryshon”.
Kjo nuk është një çështje që ngrihet në diskutim akademik, por ka një impakt real. Një nga gjërat më tërheqëse të ideologjisë xhihadiste për shumë të rinj, është se ajo e zhvendos fuqinë e gjeneratave në komunitetin e tyre. Xhihadistët, e akoma më shumë islamistët, e prezantojnë besimin e tyre si të vërtetë ekskluzive, ndërsa prindërit e tyre, i shohin të lidhur e të gënjyar nga tradita apo “kultura”.
Duhet përmendur këtu me bindje të plotë se: xhihadistët kontemporanë nuk janë një kthim në të shkuarën. Përkundrazi janë modernë. Ideologjia anti-tradicionale i ka një borxh të madh historisë politike dhe kulturore të perëndimit.
Kur ai mbajti fjalimin e tij në korrik në Xhaminë e Madhe të Mosulit duke deklaruar krijimin e shtetit Islamik e duke u shpallur kalif, Ebu Bekr el Bagdadi citoi një pasazh nga mendimtari Indiano-Pakistanez Abul A’la Maududi, themeluesi i partisë Xhemati Islamije në 1941 dhe krjuesi i termit bashkëkohor Shteti Islamik.
Shteti Islamik i Maududit është thellësisht i formuar nga idetë dhe konceptet perëndimore për të. Ai merr një postulat, që Islami e ka të ngjashëm me të gjitha traditat monoteiste, i cili mbron bindjen se vetëm Zoti është gjykatësi suprem i njeriut, dhe e transformon këtë – duke riformatuar apo shndërruar zotërimin e gjykatësisë së Zotit në zotërim apo monopol të “sovranitetit”. Maududi gjithashtu hedh një ide mbi një botë të qeverisur globalisht nga ligjet që shprehin fuqinë e Zotit – ide këto që janë në zemër të revolucionit shkencor të shekullit të 17. Ai i kombinon këto vizione të sovranitetit të Zotit, e më pas vazhdon t’i përcaktojë në terma politikë, duke afrimuar se “Vetëm Zoti mund të qeverisë” (Mënyra Islame e Jetës). Shteti dhe hyjnorja në këtë mënyrë puqen së bashku, kështu që Zoti bëhet politik dhe politika bëhet e shenjtë.

Një sovranitet i tillë është totalisht i paqenë në kulturën mesjetare, me botën e saj të fragmentuar dhe burimet e saj të shumëllojta të fuqisë. Origjina e tij shfaqet në sistemin Vestfalian të shteteve dhe në revolucionin shkencor modern.
Por borxhi që Maududi ka ndaj historisë moderne të politikës Evropiane shkon përtej këtij kuptimi të sovranitetit. Një pikë kyçe në mendimin e tij është edhe kuptimi i tij për revolucionin Francez, për të cilin ai besonte se ofonte premtimin për një “shtet të ndërtuar mbi principe”; ky i fundit do të kundërshtonte një shtet të ndërtuar nga një komb apo një grup njerëzish. Për Maududin ky potencial i vyshkur në Francë; do të krijonte mundësinë që të ringjallej Shteti Islamik.
Në Francën revolucionare, është shteti që i krijon qytetarët e tij dhe asgjë nuk mund të qëndrojë mes shtetit dhe qytetarëve. Kjo është arsyeja se përse qeveria e sotme Franceze e ka të ndaluar me ligj që të mbledhë të dhëna mbi etnicitetin, i cili konsiderohet një potencial për të ndërmjetësuar shtetin me qytetarët e tij.
Ky qytetar universal, i ndarë nga komuniteti, kombi apo historia, ndodhet në zemrën e vizionit që Maududi ka për “qytetarinë në Islam”. Ashtu sikundër shteti revolucionar Francez ka krijuar qytetarët e tij, me një qytetar që e ka të pamundur ta mendojë veten jashtë shtetit, kështu edhe shteti islamik krijon qytetarët e tij. Kjo është baza e pakundërshtueshme e argumentimit të Maududit për tezën se në një shtet Islamik duhet të jesh vetëm një mysliman për të qenë qytetar i tij.
Mos u përpiqni të lexoni Kuranin për të kuptuar atë – shihni revolucionin Francez dhe më pas idenë e sekularizimit që ka gjetur fillesën e saj në Krishtërimin Evropian: extra ecclesiam nulla salus (jashtë Kishës nuk ka shpëtim), një ide që ka filluar të transformohet me lindjen e shteteve të reja Evropiane në extra stato nulla persona (jashtë shtetit nuk je një person legal). Kjo ide ende ka një fuqi të paimagjinueshme sot e kësaj dite; është burimi i asaj që ne quajmë refugjat.
Nëse shteti ISIS është thellësisht modern, e tillë është dhe dhuna e tij. Luftëtarët e ISIS-it nuk vrasin; ata përpiqen të poshtërojnë viktimat, siç e pamë javën e shkuar, se si ata i grumbulluan rezervistët sirianë për t’i çuar drejt vdekjes, të veshur vetëm në të mbathura. Ata përpiqen, gjithashtu, të çnderojnë trupat e viktimave, sidomos përmes manipulimeve postmortum.
Manipulime të tilla tentojnë që të shkatërrojnë trupin si diçka unike. Trupi shndërrohet në një manifestim të kolektivitetit që duhet zhdukur. Ky manipulim, atë çfarë më parë ishte një qenie njerëzore, e shndërron në një “të huaj të tjetërsuar”. Praktika të tilla janë thellësisht të dallueshme sot në luftë.
Në qendër të programit të ISIS-it është të pohojë trashëgiminë e tij Islame – shihni veshjen e El-Bagadadit. Për t’iu përgjigjur kësaj duhet një kuptim i mirë i burimeve bashkëkohore të ideologjisë dhe dhunës së tij. Në asnjë mënyrë nuk duhet kuptuar si një rikthim në origjinën e pastër Islame. Kjo është teza kryesore e mbështetësve të tyre, një tezë që në fakt, nuk duhet të ketë asnjë besueshmëri. (The Guardian)

"E-zani"

Comments

Submitted by Ndoni (not verified) on

Ju qe i vini kete shkrim ne kete faqe jeni pro atyre qe shkruhen aty, apo keni qellim qe t'i perhapni sa me shume, duke u bere zedhenes te tyre. Po pse mbeti kjo faqe e nderuar per keto shkrime, qe makabren e quajne moderne? Keqardhje

Submitted by Gyndogan (not verified) on

Mustafa, vendose te lutem linkun qe eshte marre nga The Guardian sepse Ndoni do e kuptoj qe edhe The Guardian eshte pro ISIS.

Submitted by mark (not verified) on

ky nuk eshte pro isis,pse flisni pa kuptuar. moderne nuk do te thote e drejte,do te thote qe keta kane shpikur dicka te re per te joshur njerezit e paditur.

Submitted by d (not verified) on

Moderne jo vetem qe nuk do te thote dicka e drejte, por, ne kendveshtrimin e autorit, kuptohet qe e sheh modernitetin si problem. Edhe ISIS eshte jo thjesht nje grup njerezish me nje ideologji dhe profil modern, por me se shumti eshte produkt i botes moderne, i menyres moderne te te menduarit dhe te te jetuarit. Eshte jeta moderne qe prodhon forma te tilla marrezie, gjera keto te panjohura ne shoqerite tradicionale.
Jo vetem autori i ketij shkrimi por nje mori autoresh e kane konsideruar terrorizmin dhe ekstremizmin ne te treja fete si produkt te modernitetit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.