Nexhmija ka pasur shumë pushtet atë kohë

Postuar në 07 Shtator, 2014 16:26
Faruk Myrtaj

U pa kjo pune, edhe kur ishte ne pushtet, edhe tani qe eshte ne pension, Nexhmie Hoxhes i duhet hapur udhe, per hir te kronikes se arkives... Edhe Sala, ne fillimet, ndaj e denoi vetem per kafete (sado qe Nexhmija nuk e perdorte kafenë, prej kur shoku Enver me vendim te Birosë, e la duhanin fare), se Nexhmija mund t'i thoshte "s'te vij fare ne gjyq, dhe ka per te mbetur kronika/arkiva bosh!”

Jo zoti Nano, nuk behet lehtesim/justifikimi i gazetarise perballe asaj qe ka ndodhur... Petro Marko, ne kohen e "satrapit Zog", siç vazhdon ta quajë Nexhmija (qe megjithate u detyrua ta levdonte “Kolegjin Mbretnuer" te kohes se tij), vendosi te bente reportazh: Si jetojne shqiptaret? I erdhi hera te shkonte te kryeministri, nuk e lane te hynte brenda dhe Petro shkroi: merreni vete me mend

se si jeton kryeministri!

Kurse Qafoku apo Xhunga, nuk e kthejne koken nga e verteta, edhe kur Nexhmija s'kujtohet te kujtojë se edhe Nene Terezen, nuk e la te hynte ne kete vend, per te marre pjese ne Lamtumiren per nenen e motren e saj! Mendoj se ketu eshte ajo qe Kulla do ta deshironte prej gazetareve, jo vetem atyre ne fjale.

Pak me tej: kush na e ka mbushur mendjen neve se Nexhmija s'ka pasur pushtet formal ne ate kohe te pushtetit te vetem nje njeriu?! Vertet te besojme se kjo vjen vetem se ajo u persekutua dhe nuk e bene kurre anetare te Birosë, kur antare te kesaj Biroje u bene edhe pothuaj tere armiqte e popullit si Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu,...?!

Dhe, a te kujtohet, i nderuar Mustafa, per ke votonim ne asokohe? Une per vete, dhe po te doni ma merrni edhe mua si disidence, UNE dmth, asnjehere nuk kam votuar per Partine Komuniste, as per Partine e Punes! Une kam votuar per Frontin Demokratik, kryietare e se ciles, ndodhi fare rastesisht, te ishte shoqja Nexhmije Hoxha...Ne mund t'ia harrojme, neglizhojme te qenit nenkrietare te ketij Fronti, vetem Ismail Kadarese per shkak se ai ishte shkrimtar, dhe akoma s'e ka marre cmimin Nobel, por s'kemi asnje sebep t'ia falim Nexhmies, qe po ketij Kadareje, ia mori peng doreshkrimin e Dimrit te...tyre.

 

Comments

Submitted by kocul gorrishti (not verified) on

<p>Faruk , kur s&#39;ke gje per te thene pse shkruan? &nbsp;Ti edhe Kulla bashke,nuk beheni dot filozofe duke perseritur deri ne merzi gjera te thena e te sterthena; ju jeni vetem propagandiste te merzitshem. Kulla , po edhe ti si shkrimtar i realizmit socialist , i keni sherbyer Nexhmijes, keni milituar ne sektorin ideologjik te edukimit te masave sipas mesimeve te burrit te Nexhmijes, kurse tani beni sikur ishit ju qe i hapet syte popullit per ta rrexuar Nexhmijen. Po te thoni ndonje gje te mencur hajde deh, por ju shkruani sa per t&#39;u dukur , sa per te mos ju harruar publiku dhe nuk thoni absolutisht asgje qe ja vlen te harxhosh kohe e t&#39;i hedhesh nje sy. Prandaj publiku as koken nuk kthen me kur sheh emrin tend. Pse nuk hani ate pensionin si ndihme sociale , e te mbillni lule ne ballkon, ... dhe na lini rehat ne hallet tona. Hajde njatjeta !</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Në Evropë dhe në Amerikë ku shqiptarët ëndërojnë të venë,gazetarët kur intervistojnë dikë,nëpërmjet pyetjeve të mençura e detyrojnë të përgjigjet ose të dredhojë.Në të dy rastet gazetari ia arrin qëllimit që t&#39;i tregojë publikut kush është i intervistuari.Po qe se ky qëllim nuk arrihet për shkak se i intervistuari nuk dëshiron t&#39;u përgjigjet pyetjeve,intervista nuk bëhet se nuk ka kuptim.Ose ndërpritet në mes dhe intervistuari del nga studioja i inatosur.Prapë gazetari ia arrin qëllimit që të prezantoje te lexuesi apo shikuesi të të intervistuar.Psh kur Nexhmija tha se gjatë luftës janë bërë dhe gabime,duhej pyetur kush i ka bërë dhe le të përgjigjej si të donte.Mos u trembni zonja e zotërinj gazetarë.E vërteta do t&#39;ju shpëtojë!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.