Sidoqoftë, Fullani & co. duhet të ikin...

Postuar në 19 Gusht, 2014 03:15
Eduard Zaloshnja

Plasja e skandalit të pedofilisë në zyrën sarandiote të deputetit Kokëdhima bëri që skandali i vjedhjes së Bankës së Shqipërisë të kalojë në faqet e brendshme të gazetave apo të përmendet shkarazi në lajmet televizive. Në fakt, pas vizitës së amabasadorit amerikan Arvizu në zyrën e Guvernatorit Fullani dhe mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë në të njëjtën ditë, u duk se flaka e skandalit të bankës do të shuhej edhe pa shpërthimin e pedofilisë në Sarandë.

I përmbledhur me pak fjalë, mesazhi i ambasadorit Arvizu dhe i Këshillit Mbikqyrës ishte se Banka e Shqipërisë ka siguruar deri më sot stabilitetetin e sistemit monetar e bankar dhe vjedhja e bankës duhet hetuar nga prokuroria si një rast i shkëputur, ku një keqbërës ka shfrytëzuar moskryerjen siç duhet të detyrës nga disa punonjës të këtij sistemi.

Në fakt, pjesa e parë e mesazhit është praktikisht e saktë, sepse Banka e Shqipërisë ka garantuar në 15 vjetët e fundit stabilitet të lekut si në tregun e brendshëm (matur nga inflacioni) ashtu edhe në shkëmbimet me jashtë (matur nga kursi i këmbimit të valutave kryesore). Gjithashtu, Banka e Shqipërisë ka garantuar stabilitet të sistemit bankar, duke ndërhyrë me likuiditet në rastet pakta të panikut të depozituesve (siç qe rasti i Bankës Shqiptaro-Amerikane, pas krizës bankare amerikane në 2008-ën, ose rasti i Bankës Credins, pas gjyqit me një bankë azere në 2012-ën).

Është pjesa e dytë e mesazhit të ambasadorit Arvizu dhe i Këshillit Mbikqyrës, ku llogjika çalon. Janë të gjithë punonjës të emëruar nga Guvernatori Fullani ose nga vartës të tij njerzit që, me moskryerjen siç duhet të detyrës, i krijuan mundësinë një keqbërësi që të vjedhë 7 milion dollarë mu në thesarin e Bankës se Shqiperise. Janë njerëz që mbikqyren nga Guvernatori Fullani dhe Këshilli Mbikqyrës ata që duhet të kryejnë auditin e brendshëm në mënyrë periodike, për të diktuar nëse diçka mungon në thesar.   E pikërisht për këtë arsye, guvernatori/këshilli mbikqyrës kanë një përpgjegjësi të madhe për vjedhjen 7-milion dollarëshe brenda institucionit të tyre. Jo se ato 7 milionë dollarë të vjedhura do ta falimentojnë Bankën e Shqipërisë – ato përbëjnë më pak se 1% të aseteve aktive të bankës -- por vjedhja spektakulare, si akt, si dhe papërgjegjshmëria e guvernatorit/këshillit mbikqyrës në lidhje me të, kanë falimentuar besimin e popullit tek i gjithë sistemi bankar.

Kjo është një gjë që s’e meriton as sistemi bankar dhe as populli shqiptar. Dhe ky i fundit do ta ketë rastin të flasë me zë të dëgjueshëm në shtator, kur të rimblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Kuptohet, në qoftë përfaqsuesit e vet do të jenë të gatshëm ta përcjellin shqetësimin e popullit në Kuvend…

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Po per nepotizem, po per arrogance e model monstre e per cerdhe qen e bije e bije qensh nuk duhet te iki!

Cdo te thote sidoqofte... Nuk shkrujte i here tamom.

Submitted by respublica (not verified) on

"Janë të gjithë punonjës të emëruar nga Guvernatori Fullani ose nga vartës të tij njerzit që, me moskryerjen siç duhet të detyrës, i krijuan mundësinë një kqebërësi që të vjedhë 7 milion dollarë mu në thesarin e Bankës se Shqiperise. Janë njerëz që mbikqyren nga Guvernatori Fullani dhe Këshilli Mbikqyrës ata që duhet të kryejnë auditin e brendshëm në mënyrë periodike, për të diktuar nëse diçka mungon në thesar."

Submitted by Aron (not verified) on

Zoti Zaloshnja, thirrini mendjes, nuk na e shket dot. Doni te spostoni vemendjen nga problemi me i madh qe ka kombi shqiptar sot, si ketu brenda, por edhe jashte trojeve tona, skandalin me permasa nderplanetare te ndodhur ne zyren e deputetit Kokdhima ne Sarande . Dhe Ju terciferceroni per nje gje qe nuk k  me te voglen rendesi, si vjedhja e 7 milion dollareve ne thesarin e Bankes se Shtetit Shqiptar.

Submitted by Albi (not verified) on

Dakord, si parim qendron. Nese shkeljet e punonjesve kane qene te renda dhe te vazhdueshme, kane faj dhe eproret. Mbase jo penalisht, po te pakten institucionalisht.

Tani nje pyetje, ky i famshmi Agron Cena nga e merrte kurajon tu kerkonte haptazi orgji nenes dhe bijes sipas jush z. Zaloshnja? A duhet te shkarkohen dhe pergjegjesit e tij?

Submitted by Bard (not verified) on

C'lidhje ka stabiliteti financiar i nje vendi me emerimin, doreheqjen, mosdoreheqjen, shkarkimin apo mos shkarkimin e tij? Vetem ne nje shtet ultramafioz institucionet e funksionimi i tyre identifikohen me kreret e tyre, dhe kete situate e shfrytezojne per bukuri ultramafiozet qe kane qeverisur e vazhdojne te qeverisin kete vend. Sa eshte Berisha thone mos voto kundra e mos bej oponence se na vijne ne pushtet komunistet, sa eshte Rama thone mos bej oponence se destabilizohet qeveria e vje Berisha ne pushtet, sa here vjedh Fullani thone mos dilni kundra se na destabilizohet ekonomia. Kur do ndodhe nje destabilizim i pergjithshem qe mos te ngelet gur mbi gur e te shpetojme prej ketyre mor aman...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.