Arkiv-Opinion
Zike Pallaska shpjegon Shqipërinë në këtë 100 vjetor (II)
Revista Java ka nisur një bashkëpunim me Pëllumb Kullën. Në një rubrikë me titull “Zike Pallaska shpjegon Shqipërinë në 100 vjetor” publikohen çdo javë katër a pesë shprehje satirike të …. Zike Pallaskës pra. Dhe merret vesh se Zike Pallaska është Pëllumb Kulla d.v. Ja disa prej frazave të Kullës të publikuara në dy numrat e fundit:
Pritet që këto ditë në kodin penal të miratohet një nen që trajton shpifjet. Neni i ri saktëson: kush thotë se tek ne nuk ka liri, do të futet në burg!
* * *
Sundimi i Tmerrit
Ndërsa në shtetet e Europës Lindore përpunimi faktik dhe moral i komunizmit ka filluar të paktën pjesërisht, në Shqipëri nuk ndodh pothuaj asgjë. Shoqëria është akoma shumë e kushtëzuar nga koha e Enver Hoxhës, për të guxuar të hedhë vështrimin e saj në tmerret e së kaluarës.
Pafajësia e humbur e brezit të ri
Shqipȅria mund te jetȅ e dyta pas Gjermanisȅ pȅr rritje ekonomike, Shqipȅria mund tȅ jetȅ nȅ moshȅn e internetit, Shqiptarȅt mund tȅ jenȅ mȅ tȅ lumturit nȅ botȅ por fȅmijȅt nȅ Shqipȅri po rriten sikur papritur kanȅ zbritur nȅ mesjetȅ.
Të pres tek kafeneja jonë e preferuar, miku im
Muaj me parë, ne spitalin e Prishtines, kur u zgjova dhe u ktheva nga ku kisha qene, konstatova se ishte dita e takimit me Arbnin, ne kafenene tone te preferuar.
Keto kater apo pese vitet e fundit, ne kishim krijuar nje ritual. Takoheshim fundjavave dhe qendronim per ore te tera ne kafenene tone te preferuar, ku nen konsumimin e kafeines e nikotines, elaboronim ndodhite e javes, trajtonim temat akute kombetare, artin e berjes politike, artin e kulturen, enderrat e mia…
“Raporti im me politikën ka qenë i vulosur që në fëmijëri”
INTERVISTË - Udhëtimi i Arbër Xhaferit: jeta në Tetovë, studimet për filozofi në Beograd, vitet e gazetarisë kulturore në Prishtinë dhe sfidat politike sërish në vendlindje. Më poshtë, një intervistë e Arbën Xhaferit me gazetarin Enver Robelli, ndër të paktat (ndoshta e vetmja) ku ai flet për veten.
Arbën Xhaferri, i pazëvëndësueshëm
Më ka hutuar në fillim me emrat e Tij. Kjo ndoshta sepse prezantimi me Të u përcoll nga e folmja ende e mbyllur e kohës kur Shqipëria u hap dhe Ai erdhi me emër e figurë përmes kanonit zyrtar si Arbër Xhaferri. Nuk e di pse dhe kur, ndoshta pas luftës në Maqedoni, që u bë politikë dite me firmosjen e Marrëveshjes së Ohrit, në të cilin Ai pat rol kryesor, por emri i Tij u zhvendos drejt Arbën ose Arben.
E doja Arbër-ishten tek emri dhe personaliteti i Tij, por në përdorim e sipër u pajtova me Arbën, ndoshta sepse kuptova se ishte gegnishtja e Arbër.
Ç'do bëhet me marrëveshjen detare, zoti ministër i jashtëm?
Marrëveshja për delimitimin e kufijve detarë mes Shqipërisë e Greqisë, e lidhur mes dy qeverive, është hedhur poshtë nga Gjykata jonë Kushtetuese. Rrjedhimisht, ajo marrëveshje është njësoj sikur të mos ekzistonte, dhe në këto rrethana, deri në rinegociimin e një marrëveshjeje të re, gjërat mbeten ashtu siç kanë qenë para se të lidhej ajo marrëveshje. Shkurt, sot për sot nuk ka një marrëveshje mbi kufijtë detarë mes Shqipërisë e Greqisë.
Replikë ndaj replikës për web-in e Presidentit
Kur dërgova për botim shkrimin tim të para tri ditëve, ku ngrija disa problematika e sugjerime në lidhje me website-n e ri të Presidencës, nuk prisja e nuk shpresoja që do të ngjallte shumë interes e do të merrte reagime publike. Në këtë aspekt, më vjen mirë që në gazetën “Koha Jonë” të ditës së diel, ka një reagim në lidhje me atë shkrim, të cilin do ta kaloja thjesht me një lexim nëse do të ishte thjesht një mospërputhje mendimesh.
Të hash turpin me bukë
Të premten e shkuar, përgjatë netëve të organizuara nga “La Repubblica” në Bologna, duke bashkëbiseduar me Stefano Bartezzaghi-n m’u desh të ndalesha tek koncepti i namit. Dikur nami ishte ose i mirë ose i keq dhe kur dikush rrezikonte t’i dilte nami i keq (ngaqë falimentonte, apo ngaqë e mbanin për brinar), puna shkonte deri tek vetëvrasja ose tek krimet për motive nderi. Natyrisht, të gjithë e dëshironin namin e mirë. Por ka kohë që koncepti i namit ia ka lënë vendin atij të famës.
100 Vjetor me Ezel!
Edhe para se të fillonte 2012, 100 Vjetori u bë një nga refrenet më të dashura të politikanëve. Njëra palë, ajo në pushtet, rrihte gjoksin e tregonte për bëmat që do bënte, e pala tjetër e qesëndiste. Pushtetarët frynin tollumbacin e bëmave për 100 vjetor, duke i treguar miletit makete kartoni të stadiumit, parlamentit, monumentit të pavarësisë pa shesh e të shesheve pa monumente. Këta të fundit janë të vetmit e realizuar. Ka një shesh me emrin “Nënë Tereza”, pa Nënë Terezë. Në se do e kërkoni me kujdes, monumentin e Nënë Terezës mund ta gjeni, por jo në sheshin që mban emrin e saj.