Replikë ndaj replikës për web-in e Presidentit

Kur dërgova për botim shkrimin tim të para tri ditëve, ku ngrija disa problematika e sugjerime në lidhje me website-n e ri të Presidencës, nuk prisja e nuk shpresoja që do të ngjallte shumë interes e do të merrte reagime publike. Në këtë aspekt, më vjen mirë që në gazetën “Koha Jonë” të ditës së diel, ka një reagim në lidhje me atë shkrim, të cilin do ta kaloja thjesht me një lexim nëse do të ishte thjesht një mospërputhje mendimesh. Por duke qenë se artikullshkruesi e argumenton kundërshtinë me fakte të pavërteta, ndiej detyrim të bëj një replikë të shkurtër, që do të jetë e fundit, pavarësisht nga çfarë mund të pasohet.
Artikullshkruesi argumenton se “Wordpress” nuk është një platformë e pasigurt dhe joserioze, sepse atë e përdorin emrat e mëdhenj si “New York Times”, “Yahoo”, “eBay” etj.
Kjo nuk është e vërtetë. Faqet e tyre nuk janë të ndërtuara mbi “Wordpress”, por vetëm blogjet e tyre. Kjo deklarohet qartë edhe në faqen e “Wordpress”, ku listohen përdorues të rëndësishëm të kësaj platforme (http://en.wordpress.com/notable-users/). Po, “Wordpress” është një platformë e specializuar për blogje, siç e kisha shkruar që në krye të artikullit tim të parë. E megjithatë, asnjë prej këtyre nuk mohon problemin e sigurisë. Vetëm një javë më parë, blogu i “Reuters” ndërtuar në “Wordpress”, u manipulua duke postuar në të një intervistë të pavërtetë (http://blogs.wsj.com/cio/2012/08/05/hacked-reuters-wordpress...).
Në artikull gjithashtu shkruhet që edhe Shtëpia e Bardhë i fshin arkivat e presidentëve paraardhës në website-n e saj zyrtar.
Nëse hyn në whitehouse.gov, vërtet nuk gjen artikuj mbi aktivitetin e Presidentit Bush. Por nëse bën një kërkim disasekondash, gjen lehtësisht faqen e Presidencës Bush, të plotë dhe të paprekur në adresën http://georgewbush-whitehouse.archives.gov/. Ndërsa arkiva e dy presidentëve paraardhës të Shqipërisë, thjesht është zhdukur.
Këto janë argumentet e pasakta me të cilat autori i artikullit hidhte poshtë problemet që ngrita në një shkrim dashamirës që u kujdesa ta mbaj brenda kornizës profesionale e ta bazoj në eksperiencën time 11-vjeçare në këtë fushë. Entuziazmin e tij për lehtësinë e navigimit dhe bukurinë e website-t të ri, nuk kam aspak qëllim ta kundërshtoj.
Shqip
Comments
O Igli, kot sa per muhabet,

O Igli, kot sa per muhabet, ti e mban veten qe je i afte ne programim ne PHP te krijosh nje sistem me te tera feature-at e Wordpress-it apo Drupal-it, dhe pastaj te konfigurosh vete edhe aspektet e sigurise ne kodim? Por per sigurine e serverit, e garanton po ti konfigurimin? Sepse edhe Linux open ngelet i shkreti, dhe i bie qe ti je i afte te punosh ne C dhe te ndryshosh kodin e kernel-it si dhe ndonje pjese te vogel une user-mode, me qellim qe te ndryshoh menyren e funksionimit te iptables. Kur te arrish te besh keto ndryshime, atehere mund te japesh mesime ne programim! Ne te kundert me duket diletanteske te merresh me faktin qe Wordpress eshte falas apo opensource. Ose na shit ndonje software tendin per blogjet!

Sa per faqen e presidentit te ri mund te ishe mjaftuar me ndopak humor, te tipit nje president antikapat mund te kete vetem nje faqe antikapate!

Zoteria te ka dhen me fakte

Zoteria te ka dhen me fakte se si eshte hakeruar faqja e Reuters. Pse e kthen ne personale?! Sipas arsyetimit tuaj, gazetaret sportive qe analizojn nje ndeshje te Barcelones duhet te dine te luajne futboll vete me mire se Messi dhe iniesta?

Nuk e mora personale, por

Nuk e mora personale, por thjesht sqarova nje fodull tiranas mbi situaten. Ky fodulli i branduar Top Channel flet me shume tangerllik. Dhe po kritikon hapesiren Open Source. Atehere e ftova te tregoje nje alternative te tijen me te sigurte. Sepse ata programuesit shqiptare (te cilet ky i ka inat sepse me wordpress-in i bejne konkurrence duke i ulur pazaret qe jep verdalle) o perdorin Wordpress dhe thjesht marin 400.000 Lek plus TVSH (maksimumi qe do te merrnin me prokurim me tre oferta) ose kerkojne nja 40.000 Euro (sic pagoi Alsat-i i Tacit milionerit ne Itali per sherbime "super te kualifikuara" ne programim ad-hoc). Ndoshta i eshte prishur ndonje pazar Iglit me inatin qe tregon...

Me shume duket sikur ke ti
Me shume duket sikur ke ti ndonje inat me ate se ai me ata :p
Sepse di me shume se ai apo
Sepse di me shume se ai apo se nuk shkruaj me emrin tim? Nga e di ti qe nuk me ke lexuar me emrin e vertete? Apo sepse Igli eshte nga ata joprofesionista qe kane prishur tregun e sherbimeve web?
Punen e tij e kemi pare dhe
Punen e tij e kemi pare dhe emrin ja dime. Nga ty kemi vetem fjale pa emer.
ti anonimja e Iglit mos u

ti anonimja e Iglit mos u prek, se edhe punen time e ke pare pavaresisht se nuk e di se per ke behet fjale. Sidoqofte ate faqen e Top-it nuk eshte se e ka qare, nje faqe e zakonshme e kopjuar verdalle. Mund te besh nje krahasim me faqe te huaja per kompani te ngjashme? Le te themi ndonje NBC apo Fox a ku di une.

Keta paladinet e pushtetit te

Keta paladinet e pushtetit te Koha Jone , apo Klanet e tjera, nuk jan shume larg komentuesve te tipit "Doktori eshte i madhnishem e do i mund komunistat deri ne vdekeje". Madje keta te dytet jane me te sinqerte ne adhurimin e tyre.

Ju kujtoni se keta te Bujarit
Ju kujtoni se keta te Bujarit do jene te kujdesshem te bejne update sa here te jete nevoja? Kur i ka ndodhur Reutersit ketyre ka 10000 here me shjme propabilitet ti ndodhe.
Je shume OK Igli! Ne faqen e

Je shume OK Igli!

Ne faqen e shtepise se bardhe gjendet arkiva e Bush... kurse tek kjo e presidences sone nuk ka asnje te dhene per Topin...

Shume e sakte replika.

Kementuesit ketu nuk e kane kuptuar thelbin e replikes dhe po ja fusin si kodra pas bregut. Sa kaq!

Igli e ngaterroi repliken me
Igli e ngaterroi repliken me ceshtje teknike. I takon atij te na tregoje faqe te tjera shqiptare ku teknika me te mira jane perdorur. Ose te merrej vetem me anen e permbajtjes.
Hello! I know this is kind of
Hello! I know this is kind of off topic but I was wondering which blog platform are you
using for this site? I'm getting sick and tired of Wordpress because I've had problems with hackers and
I'm looking at alternatives for another platform. I would be great if you could point me in the direction of a good platform.
Hi there! This is kind of off
Hi there! This is kind of off topic but I need some advice
from an established blog. Is it tough to set up your own
blog? I'm not very techincal but I can figure things out pretty fast. I'm thinking about setting
up my own but I'm not sure where to start. Do you have any ideas or suggestions? With thanks
It's an amazing piece of
It's an amazing piece of writing designed for all the web viewers; they will obtain benefit from it I am sure.
Add new comment