Arkiv-Opinion

Europa në krizë dhe Shqipëria “e marrosur” pas saj

Postuar në 26 Gusht, 2012 01:22

Në një intervistë të filozofit francez, André Glucksmann, dhënë gazetës gjermane “Spiegel International”, që ishte e tëra e fokusuar tek Europa, të bënte përshtypje vizioni i zymtë i tij mbi punët e sotme e të nesërme të kësaj Europe.

Një udhëtim me pak mjegull e shumë dritë

Postuar në 25 Gusht, 2012 05:29

Gati dhjetë vjet më parë, në fillim të vitit 2003, në mbledhjen e një komisioni të Kuvendit të Maqedonisë, dy deputetë shqiptarë, anëtarë të atij komisioni, paskëshin kundërshtuar propozimin që 100-vjetori i organizatës politike maqedonase “Gemixhii” (Gjemixhinjtë) të përfshihej në kalendarin e festave shtetërore, me arsyetimin se ajo kishte qenë “organizatë terroriste”.

Si bëhet trari qime....e qimja bëhet tra?

Postuar në 25 Gusht, 2012 02:30

Të lindësh femër në Shqipëri nuk është bekim, jo. Të sjellësh në jetë një vajzë në këtë vend shpesh, nuk është burim gëzimi, por pafatësi e paaftësi; paaftësi jo e burrit, por e gruas, pasi ajo nuk ishte e aftë të bëjë atë ‘gjënë’ me vlerë, atë DJALIN!  Dhe ironia (që njerëzit nuk duan a nuk kanë kohë  ta perceptojnë) është se seksi i fëmijes në fund të fundit varet nga babai dhe jo nga nëna që e mbart atë. Eh po, ç’i do fjalët, ja, linde femër, tani duhet të  jetosh e të përballesh çdo ditë të jetës tënde me këtë fat...

A do të ndikojë ndryshimi i popullsisë së qarqeve në rezultatin e zgjedhjeve?

Postuar në 24 Gusht, 2012 01:49

Në bazë të Kodit Zgjedhor në fuqi, numri i deputetëve për çdo qark përcaktohet nga numri i popullsisë së regjistruar në gjendjen civile, pavarësisht nëse një pjesë e saj ka migruar jashtë ose brenda vendit. Kështu në vitin 2009, popullsia e regjistruar në gjendjen civile të Shqipërisë ishte 4,249,942 dhe i binte që një deputet të përfaqësonte  30,357 shtetas. Për të përcaktuar se sa deputetë i takonin çdo qarku, u pjestua numri i popullsisë së qarqeve me 30,357 dhe herësit u rrumbullakosën.

Vdiq Arbëri, Vdiq Arbëri, moj e mjera Shqiptari …..

Postuar në 24 Gusht, 2012 01:41

U shtangëm të gjithë. Olimpi shqiptar vdiq. Ylli i shpresës së shqiptarëve të Maqedonisë shkoi në amshim. Shkoi për të mos u kthyer fizikisht mw kurrë. Shkoi, por mbeti në përjetësi. Për të do të flitet pwr ditë, muaj, vite e shekuj me radhw. Do të fliten fjalë miradije. Nuk do të mjaftojnë fjalët për të thurur lavdinë e këtij njeriu, shkëlqimin dhe mendjemprehtësinë e tij. Sepse fjalët janë pak përpara njeriut të madh të veprave, njeriut që me të drejtë e quajtën rilindasi shqiptar. Jo rilindës, po më shumë se i tillë.

Me këtë turizëm, të huajt më mirë të mos vijnë

Postuar në 23 Gusht, 2012 04:41

Për të mos më paragjykuar apriori, kini mirësinë dhe më gjykoni pasi të keni lexuar argumentet që do të parashtroj. Është një konstatim dhe konkluzion që më dhemb për vendin tim, por është më mirë kështu, sesa të vritet për dekada të tjera, dëshira e të huajve për të ardhur dhe pushuar në Shqipëri si turistë.

Ka një mit që po krijohet frikshëm këto vitet e fundit me zhvillimin e turizmit shqiptar dhe më e keqja akoma, me dyndjen e supozuar të të huajve në Shqipëri, që unë pa frikë e quaj fiktive.

Nga t’ia mbajmë?

Postuar në 22 Gusht, 2012 03:40

Nga Petro Marko
Botuar me 1936

Teodor Keko dhe vdekja

Postuar në 21 Gusht, 2012 01:48

Nesër bëhen dhjetë vjet nga dita  kur ndërroi jetë Teodor Keko. Kam dashur dhe më parë të hedh në letër dy apo tri rreshta për Dorin, madje sa herë që ndeshesha në rrugë me Ilirin, vëllain e Dorit, ndihesha si në faj e shpeshherë më dukej sikur më thoshte, po mirë, ti nuk ke gjë për të shkruar për Dorin. Ai kishte të drejtë të mendonte ashtu, sepse sillte ndërmend ditët dhe netët që unë kaloja në shtëpinë e tyre duke mësuar morfologjinë, kujtonte miqësinë që kishim dhe nuk e kuptonte dot se përse unë nuk kisha gjetur mundësinë dhe kohën që të hidhja në letër dy shënime për Dorin.

Tek Arbën Xhaferi rrinin tok intelektuali dhe patrioti

Postuar në 20 Gusht, 2012 02:31

Të gjithë ata që kanë folur për Arbën Xhaferin këto ditë, gati njëzëri kanë nënvizuar prerjen intelektuale të tij; kanë veçuar edhe cilësi të tjera, por më së pari e më së shumti janë fokusuar te kjo anë e qenies së tij, të cilën ai, me sa duket, e nxirrte në evidencë kudo. Janë të paktë shqiptarët që kanë pasur charm-in e tij intelektual. Ai nuk shtinte në punë maniera e mënyra rrufjane për të rënë në sy e për të tërhequr vëmendjen në këtë drejtim (as që i ka interesuar kjo gjë, në fakt).

Takimi Rama-Meta dhe pikëpyetjet që lindin për të ardhmen

Postuar në 20 Gusht, 2012 02:27

U desh ceremonia homazh për ndarjen [vetëm fizike] nga jeta të udhëheqësit historik të shqiptarëve të Maqedonisë, zotit Arbën Xhaferi, që lideri i opozitës, zoti Edi Rama, dhe paterica e Berishës, zoti Ilir Meta, të ritakohen përsëri, atëherë kur nuk mendohej se ata s’do kishin më se çfarë të diskutonin. Tashmë jo më në Lalëz të Durrësit, por në Tetovë të Maqedonisë. Nuk ishte më takim i fshehtë, natën dhe larg vëmendjes së medias. Ishte takim  mëse publik për çdo sy kureshtar, pavarësisht se kureshtja nuk mund të shuhej së afërmi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion