Europa në krizë dhe Shqipëria “e marrosur” pas saj

Në një intervistë të filozofit francez, André Glucksmann, dhënë gazetës gjermane “Spiegel International”, që ishte e tëra e fokusuar tek Europa, të bënte përshtypje vizioni i zymtë i tij mbi punët e sotme e të nesërme të kësaj Europe. Ky pesimizëm i buronte prej krizës së sotme ekonomike, por edhe prej një krize të përhershme, të cilën projekti i BE-së e bart në mënyrë fiziologjike qysh në krye të herës, për shkak të kontrastit midis vlerave të përbashkëta dhe interesave individuale të çdo vendi anëtar (filozofi francez përmendte me të drejtë që BE-ja nuk ia del dot as të ketë një plan të përbashkët lidhur me energjinë, gjë që i bën vendet anëtare, sidomos vendet e rëndësishme, të rendin pas egoizmit të tyre; secili po negocion për hesap të vet me Rusinë e rrezikshme të Putinit në lëmin e naftës e të gazit; Gjermania po synon të ndërtojë tubacionet e Detit Baltik, pavarësisht nga rezistenca e nervozizmi i Polonisë e i Ukrainës; ose Italia po punon për një pipeline tjetër, që fillon në Detin e Zi). Çfarë Europe do të kemi nesër? Glucksmann-i nuk kish një përgjigje për këtë, dhe sipas shumë gjasash nuk kanë përgjigje as udhëheqësit e rëndësishëm të kontinentit, s’ka gjë se herë pas here flasin për thellimin e nënvizimin e dimensionit politik të Bashkimit. Shkurt, BE-ja është në një krizë që mund të thellohet. Me sa duket, vlerat e përbashkëta (Glucksmann-i flet për një societal model të njëjtë, për një qytetërim europian e për një mënyrë europiane të menduari) nuk mjaftojnë për të bërë të mundur një shtet federal të Europës, apo një konfederatë europiane. E në qoftë se federata apo konfederata europiane është e pamundur, çfarë është e mundur? Ja, këtu ngec arsyetimi. Për Glucksmann-in pesimist po se po, por edhe për udhëheqësit politikë të kontinentit të vjetër.
Por ne të këtushmit, d.m.th. ne shqiptarët, ia kemi dhënë përgjigjen kësaj pyetjeje. Ne nuk kemi ndërdyshje. Ne e duam integrimin në Europë; e duam të gjithë, e do ai robi që vret të bijën për çështje nderi, ashtu siç e do edhe Kryeministri që vret qytetarët e vet, ngaqë ata kanë guximin të protestojnë paqësisht kundër tij. Dhe siç mund të merret me mend, një dreq e di se ç’dreq Europe duam. Por puna është se ne e duam, e duam symbyllazi; e duam edhe kur na zhgënjen, edhe pse na zhgënjen; edhe pse e kuptojmë se ajo nuk është siç e kemi menduar. Me sa duket, e shohim si një zgjidhje që e kanë bërë të tjerët për ne; e ne nuk jemi mësuar t’i japim të drejtë vetes të vëmë në diskutim zgjedhjet që të mëdhenjtë, dhe udhëheqësit tanë, bëjnë për ne.
Opozita, në radhë të parë PS-ja, nuk ka ditur të bëjë gjë tjetër këto kohë, veçse të heqë vallen e hareshme të anëtarësimit në BE. Në gjithë aksionin e opozitës lidhur me këtë argument nuk ka asgjë për t’u vënë re, apo për t’u veçuar. Nuk kanë asnjë vështrim kritik për të bërë, nuk kanë folur për asnjë kolaudim të procesit që është në rrugë e sipër, nuk kanë folur për asnjë rishqyrtim të gjërave. Thjesht, bëjnë çmos të shfaqen si të vetmit që e duan seriozisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ndërsa mazhoranca është në kurthin e mistifikimit retorik që i ka bërë anëtarësimit të vendit në BE. E ka shitur gjithë kohën si një gjë të madhe, dhe tani që s’po mundet ta shtyjë sadopak këtë proces përpara, për shkak të përthyerjes autokratike që u ka dhënë ngjarjeve në Shqipëri, po kërkon ta heqë fajin nga vetja e ta hedhë gjetkë, konkretisht tek opozita që me demek po e saboton këtë proces.
Është e çuditshme pra se si nuk ka dalë gjatë viteve të fundit një zë kritik ndaj këtij berihaji për t’u anëtarësuar në BE. Dhe arsye ka pasur sa të duash. Ne kemi dështuar në këtë proces. Kemi vite që, në vend që të afrohemi drejt Europës si një entitet politiko-kulturor, ne praktikisht kemi bërë hapa pas; në mos, kemi dëshmuar në fund të fundit se fibra jonë nacionale a identitare është shumë pak europiane. Nga ana tjetër, në këtë histori ka dështuar edhe vetë Europa, e cila nuk ka ditur të imponojë zhvillime në një vend si Shqipëria, ku është pranuar në mënyrë somnambuleske si përparësi numër një integrimi në BE, e ku e gjithë dialektika demokratike vërtitet rreth kësaj dogme a mantre.
Unë bëj pjesë tek ata shqiptarë që e çmoj ambasadorin e BE-së, Ettore Sequi, për atë që bën nel suo piccolo, por ai as nuk e rregullon, as nuk e prish dot imazhin e Bashkimit Europian ndër shqiptarë. Ky imazh është vepër e tjetërkujt. Për një pjesë të mirë shqiptarësh, BE-ja ka fytyrën e ca deputetëve të Strasburgut, të cilët, sa herë që flasin në Shqipëri, apo për Shqipërinë, janë gati të harrojnë e injorojnë çdo gjë, me përjashtim të faktit që “ata janë social-demokratë apo demokristianë”, rrjedhimisht përveç faktit që atyre “u duhet të marrin në mbrojtje sivëllezërit e tyre ideologjikë në Shqipëri”. BE-ja ka, gjithashtu, fytyrën e 12 kërkesave për t’u realizuar si detyra shtëpie, të cilat duket sikur janë shpikur për ta bërë qesharak procesin e integrimit në BE. “12 kërkesa, kaq është e gjitha” – kjo është ajo që thuhet me synimin për të përcjellë idenë se me plotësimin e këtyre 12 kërkesave Shqipëria integrohet vetvetiu në Europë. Është afërmendsh një rrenë me bisht. Një rrenë dhe shkuar rrenës. Ja, ka ndonjë europian, fjala vjen, që mund t’i përgjigjet pyetjes, se “çfarë rëndësie ka plotësimi i këtyre 12 pikave në një kohë kur Garda e Republikës vret mizorisht katër qytetarë, faji i vetëm i të cilëve ishte se protestojnë me duar në xhepa kundër qeverisë?”; ose pyetjes tjetër: a mjafton plotësimi i këtyre 12 pikave të nëmura për t’u pranuar në BE, në një kohë që ne kemi një Kryeministër që, jo vetëm nuk i është bindur urdhrit të kryeprokurores për të dorëzuar katër gardistë të dyshuar si autorë të ekzekutimit të atyre katër qytetarëve në bulevard, por e ka cilësuar këtë kryeprokurore faqe botës si ‘lavire bulevardi’? Vërtet mund t’na pranojnë në BE në këto rrethana? Epo, nëse na pranojnë, kjo s’është BE-ja që ne kemi kërkuar; kjo është një Europë tjetër, kjo është një Europë eurokratësh derrkucë të sojit të Joseph Dahl-it, që vijnë këtu për t’na broçkullisur në favor të satrapit tonë, që është kanakari i tyre.
Kjo lloj Europe ta shpif, e prandaj të vjen të çuditesh se si nuk është ngritur një zë kritik ndaj saj, të vjen çudi se si nuk ka dalë askush të thotë se ky provim me 12 ushtrime për të marrë një notë kaluese (statusin e kandidatit) është një pesë me hiç, se ky lloj anëtarësimi nuk na lipset, se më shumë se një integrim burokratik e procedural na duhet një europianizim real i vendit. Ne nuk na duhet integrimi në BE i një Shqipërie që sundohet prej një bande rrugaçësh. Mirëpo këtë gjë nuk kemi mundur ta themi. Na sillet si tabú. Të gjithëve. Në një kohë që është gjëja më e parë që duhet thënë.
Comments
ka plot nga ata qe kane folur

ka plot nga ata qe kane folur per integrimin kombetar si perparesi ndaj atij europian. por keta zera propaganda sorrosiste ka bere cmos ti denigroje ,duke u perpjekur ta paraqese nacionalizmin si te demshem e demode. ne nje kohe qe evropa ,te ciles duam ti afrohemi, ka si bosht kryesor nacionalizmin. ne se evropa do te tentoje te federalizohet do te perfundoje si BS-ja apo jugosllavia. pra shqiptaret duhet te ndjekin rrugen e bashkimit kombetar dhe te evropianizit te administrates paralelisht. fatmiresisht ka zera ne kete drejtim sic eshte akz-ja.

E po shyqyr qe na doli nje

E po shyqyr qe na doli nje analist dhe tha me zerin e vet e pa dorashka ate qe ka qe ne vitin 2007 qe e thone perdite analistet perendimore.Europa eshte duke i rene breket dhe nuk e ka mendjen tek Shqiperia.Dipllomatet qe vine ne Shqiperi jane si puna e nepunesve militante te Pd ne Shqiperi te vjedhin sa te jete e mundur sot, se neser do vijne te tjere.Ata (dipllomatet)ose asnje prej tyre,per kete ve bast me çte doni,nuk e dine si do jete Europa neser.Ata shtyjne ditet si burokrate te Brukselit dhe se çthone e çbejne nuk pyet njeri per ta.Mustafa kete here ke hapur nje teme interesante,bile shume interesante.Keta ,medemek qe vijne na Europa,jane si ata nepunesit e ndermarjeve te komunizmit,po te atyre te koheve te fundit kur nuk po punohej me,te cilet fshiheshin per te lojtur ndonje dore letra,ose kush kishte fat shkonte me ndonje sherbim nga drejtori per te mare djetat.Keshtu jane dhe keta Sekuit e tej.Jane njerez te kastes me zhargonin popullor te perendimit.Te urryer nga populli i tyre,qe rrojne me djetat e Brukselit dhe ndofta dhe me korupsionin ne vendet lindore.Qenia e Brukselit ne mes e veshtireson te luftosh burokracine parazite te europes,sepse shpirti i protestes eshte e veshtire te kaloje nga Athina,Madridi a Roma ne Bruksel.Protestat ne vendet eeuropiane duket sikur(me syte e byrokrateve te Brukselit ,gjithmone)jane probleme te ketyre vendeve,flas per protestat.Po thelbi shte tek paraja pastaj,ajo eshte e ndjeshme.Problemi behet Europian.Menyra se si eshte ndertuar Europa eshte shume e çuditshme, eshte aq e çuditshme sa si qendron me kembe.

Nje shkrim per t'u marre

Nje shkrim per t'u marre shembull se si mund te manipulohet opinioni publik.

E cna propozon ti? Se mos na

E cna propozon ti? Se mos na thua ti kthejme syte prape nga Azia. Nje pacavure tejet coroditese. Shqiperia i perket europes dhe duhet te beje kthesen. ti kthehet vlerave europiane, ti kthehet ligjit, punes, ndjenjes se drejtesise. Te tjerat nuk bejne tjeter vec mbjellin konfuzion e na largojne ne vend te bejne te kunderten.

Jo une nuk propozoj qe te

Jo une nuk propozoj qe te kthejme syte nga Azia.Une propozoj qe ti te mos verbohesh kur dalin politikanet tane dhe trumbetojne integrimin europian si shkop magjik per te ndenjur ne pushtet,per te vjedhur e grabitur.Ne faktikisht jemi ne urope .Nje vend qe ka gjysmen e popullsise qe jeton e punon ne Europe nuk ka se si te mos jete ne Europe aq me teper duke qene dhe gjeografikisht ne Europe.Ne jemi jashte Europes per saj te sjelljes te kastes politike sepse integrimi ne Europe kete lloj kalibri politikanesh do ta disiplinonte.Po te jap si shembull Berluskonin ne itali.Po keta or zoteri,nuk kane per te lojtur nga vendi deri sa te shesin dhe gurin e fundit te Shqiperise.E di ti se çfare behet me leket qe shiten pasurite e vena me djersen e popullit gjate 50 vjeteve?Mbahen administrata shteterore dhe pensionistat.Kur te mbarohen se shituri dhe keto asete si do te ekzistoje shteti shqiptar?Ne ne Europe duhet te hyjme duke u sjelle si europiane,duke u bere te pergjegjshem per fatet e vendit dhe te ardhmen e femijeve tane.Me fal se me duket se u zgjata shume .Ne jemi te pergjegjshem, po nuk na lene te marim pergjegjesine.E di pse ?Sepse nuk respektojme VOTEN E LIRE.Kur duam te ndrojme timonierin banditet dalin nga strofa dhe na zene per gryke.Qe ketu e tutje nuk eshte me demokraci.Aq me teper me kete tonen qe eshte psikopatodemokraci.Sa per ate punen e Azise,mos te vije keq se dhe Amerika qe eshte superfuqi ka nja tremije milard dollare borxhe tek Kina.

Shkrim shume i mire, si

Shkrim shume i mire, si gjithmone Mustafa Nano sjell ide interesante. Kam keto komente:

1) Mazhoranca jo gjithmone e mistifikon dhe pranon symbyllur integrimin ne BE. Keshtu p.sh ne viziten e tij ne Hungari (mars 2012) Berisha deklaroi se Shqiperise i duhen reforma per t'iu pershtatur nje bote post-perendimore;

2) Opozita mendon se afrimi i Shqiperise me Bashkimin Evropian do te mundesoje rregulla me te qarta loje, perpara se gjithash zgjedhje te lira dhe te ndershme. Teorikisht ky synim duket i justifikuar, por ne praktike Shqiperia nuk po i afrohet asnje milimeter BE-se. Mendoj se opozita duhet te kishte deklaruar qysh ne krye te heres se me Berishen ne pushtet nuk ka afrim me BE;

3) Nuk jam dakord me Mustafa Nanon lidhur me vleresimin e asaj qe ben Sequi nel suo piccolo. Eshte ne te miren e Shqiperise qe te thuhen gjerat qe nuk shkojne. Keshtu p.sh. nje nga dymbedhjete kushtet per marrjen e statusit eshte meritokracia dhe depolitizimi i administrates publike. Cfare e pengon Sequi-n te thote se ky kusht nuk eshte plotesuar ?

Nuk po e shof Kosoven ne kete
Nuk po e shof Kosoven ne kete harte te ripublikuar te RESPUBLICA-s. Sigurisht, jo e qellimte, por beni dicka.
Faleminderit per reagimin e
Faleminderit per reagimin e duhun.
Sajmir, ver syzet se Kosova

Sajmir, ver syzet se Kosova aty eshte.

Ajo çka me shqeteson mua

Ajo çka me shqeteson mua eshte fakti qe ne Shqiperi, ndyshe nga te gjitha vendet normale, nuk degjohet asnje ze euroskeptik. Une per vete jam europeist, por mungesa e zerave kunder nuk me duket normale.

Të përgëzoj Mustafa, prisja

Të përgëzoj Mustafa, prisja të dilje pas konferencës të shypit të Saliut, mbetëm me gojë hapur. Në fakt është një përgjigje për Saliun, OSBE, Seqiun dhe Arvizun. Ne sot dkutojmë, ujin, energjinë elktrike, krimin, papunësinë e pa matëshme dhe së fundi kemi humbur lirinë e fjalës. Analistët e garetarët me siguri do të shfaqen përkrah Saliut së shpejti në muajin shtator. Do ta mbështesin atë për imunitetin, për shefin e Shish it, për ptokurorin të cilët do ti referohen kushtetutës, ndlrsa sa për vrasjet e 21 Janarit dhe Gërdecit, të gjithë këta e kanë një përgjigje!: le tja lëmë drejtësisë!, drejtësia e diktaturës.Shkrimi juaj Mustafa është i thellë, me integritet dhe dinjitoz. Por çfarë zgidhje ka?

O Muci, po ti e nderrite

O Muci, po ti e nderrite politiken e brendshme e po kalon me te jashtmen?!!

E para, sic e ka thene dhe kryeministri malazez para ca kohesh, vlera e BE-se per ne shtetet e Lindjes ka qene forca e presionit per te na mbajtur brenda disa shinave demokratike. Pa ate presion, me mungesen e institucioneve demokratike ne themel te shoqerise, nuk eshte e veshtire te imagjinosh qe shume nga vendet e Ballkanit apo te lindjes do perfundonin si ish-republikat sovjetike te Azise Qendrore, nga nje diktator ne tjetrin.

E dyta, mos ngaterroni kriza momentale me themelet demokratike te nje shoqerie. Pavaresisht si e cfare del nga BE pas kesaj krize financiare, themelet e shoqerive demokratike te atyre vendeve jane garanti me i forte per zhvillim te qendrueshem. Aq me teper eshte e pavend te degjosh filozof per kriza qe ne vetvete jane teknikalitete ekonomike. Perendimi kaloi kriza me te renda ne vitet 30 e 70, e gjithsesi ngeli lider boteror qe vendet e botes perpiqen te imitojne. Keshtu do ndodh dhe tani.

Po mbi te gjitha Muc, shkrimi ka nje inkoherence te frikshme me te shkuaren. A nuk ishte Berisha i izoluar nga nderkombetaret ne periudhen post-97? A nuk ishit po ju te Respublika qe u perpoqet te krijonit idene se tani po ndodhte perseri, derisa teza ju rrezua me takimin me Klintonin? Gjate asaj kohe nderkombetaret po vepronin drejt ndersa tani qe Edit i kundershtojne qendrimet ata gabojne!!! Kjo eshte tipike me gazetaret shqiptaret qofte te njerit krah, qofte te tjetrit. Ajo qe me defren eshte vetem forma ne te cilen ky mendim perpiqet te shfaqet. Deri tani shfaqej me doza nacionalizmi, pra me ide te tipit "ne vendin tone e dime ne ca behet". Ndersa sot ti ke marre guximin per te vajtur nje hap me tutje, duke bere analistin e ceshtjeve nderkombetare. Te uroj per kurajon qe ke ....... per kurajon e budallait kuptohet.

me ne fund po ngrihen zerat

me ne fund po ngrihen zerat kritike dhe dyshues per vleren e integrimit, njerezit duhet te zgjohen, duhet te kete debate per nje ndergjegjesim ndaj problemeve qe me siguri do lindin edhe ne rast se futemi ne BE. megjithate me duket se shkrimi e trajton pak perciptazi dhe ne te njejten linje politike kunder maxhorances aktuale... do me pelqente vertet te lexoja nje analize te thelle dhe objektive e te pergjithshme, me argumenta e shembuj ekonomike, cfare do ndryshonte realisht ne terma politike dhe ekonomike nga hyrja jone ne BE, krahasime me vende si Portugalia e Greqia, analiza e rolit te Gjermanise si pjesetare dominuese e BE-se, cfare ndryshimesh ne praktikat e bujqesise apo investimeve do kishte, si do ndikonin ne prodhimin vendas, mireqenien e shqiptareve, praktikat e punesimit dhe emigrimit... cfare sfidash do kishte cilado force politike per t'u perballur me forcat e trysnine e tregjeve globale dhe politikave centralizuese, etj, etj. nuk jam ekonomiste por do doja vertet te mesoja me shume konkretisht per keto tema, vecanerisht ne lidhje me Shqiperine dhe integrimin e afert.

Add new comment