Si bëhet trari qime....e qimja bëhet tra?

Të lindësh femër në Shqipëri nuk është bekim, jo. Të sjellësh në jetë një vajzë në këtë vend shpesh, nuk është burim gëzimi, por pafatësi e paaftësi; paaftësi jo e burrit, por e gruas, pasi ajo nuk ishte e aftë të bëjë atë ‘gjënë’ me vlerë, atë DJALIN! Dhe ironia (që njerëzit nuk duan a nuk kanë kohë ta perceptojnë) është se seksi i fëmijes në fund të fundit varet nga babai dhe jo nga nëna që e mbart atë. Eh po, ç’i do fjalët, ja, linde femër, tani duhet të jetosh e të përballesh çdo ditë të jetës tënde me këtë fat...
Në shoqërinë tonë, ka kohë që vuajmë nga një plagë shumë e rendë, nga dhunimi i femrës në të gjitha format e mënyrat e mundshme. Dhunim psikologjik, ai fizik, dhunim në familje, në rrugë, në autobus, në fis, në fshat e në qytet. Dhunë e deklaruar, ose jo. Dhunë që shpesh degradon në vrasje, në torturë, në përdhunim, në incest, në trafikim, në pedofili. Por përpos kësaj, plaga më e madhe qëndron në mënyrën se si shoqëria e sheh këtë dhunë, se si e përgojojmë ne atë mbi të cilën ushtrohet kjo dhunë dhe se si e falim dhe mbyllim njërin sy përballë dhunëushtruesit. Madje, madje në ndihmë na vinë dhe fjalë të (ç)urta që të përligjim dhunën (dhe qëndrimin tonë), të tipit ‘druri ka dalë nga xheneti’ apo ‘kush të rreh të do’.
Dhuna e të gjitha formave kundrejt femrës në Shqipëri tolerohet, dhe jo vetem nga shoqëria por dhe nga shteti e drejtësia. Pedofilizmi, një nga krimet më të rënda ekzistues trajtohet si të ishte, ç’të të them, si të ishte një qime në grykë që të shqetëson pakëz dhe jo një tra që të mbyt e të shkatërron çdo gjë, pafajësinë, dëshirat, ëndrrat, jetën! Pedofilia tolerohet nga shoqëria, nga media, nga ligji. E gjithëçuditur lexoja në media një ndër këto ditë që një pedofil 60 e kusur vjeç ishte kapur në flagrancë nga liqeni tek po dhunonte një të mitur nën kërcënimin e një arme të ftohtë. Po ky pedofil ishte kapur dhe më parë duke dhunuar apo në tentativë për të dhunuar të mitur. Dënimi kishte qenë qesharak, pothuajse inekzistent, dhe ishte lënë i lirë kështu shpejt e shpejt. Po sa herë duhet të përdhunojë, rrahë, terrorizojë e shkatërrojë jetë fëmijësh ky ‘njeri’ që të dënohet ashtu siç duhet? Por e dini që shumë njerëz (marrëzisht shumë) mardhëniet seksuale me të mitur-a (qofshin këto me dhunë apo me dredhi) nuk i konsiderojnë pedofile por shpesh përfundojne me komente të tipit ‘ja kishte qejfi vetë’ apo ‘si është bërë ky brezi i sotëm kështu’ apo akoma më keq, ‘si shkatërrojnë familje këto kuçkat e vogla’?
Një deformim i tillë i situatës, ky viktimizim i monstrave dhe zhviktimizim i të dhunuarve mbush përditë jo vetëm thashemnajat e kafeneve, por dhe mediat e vendit. Ja, para dy ditesh lexoja me tituj të mëdhenj ‘Prostituta: etj etj’, nisa të lexoj shkrimin, por tashmë në mëndjen time profili i asaj vajzës me profesion (të zgjedhur) prostitutë ishte krijuar: një vajzë rreth 25-30 vjeç, ndoshta me fëmijë, e braktisur që kishte zgjedhur të prostituohej për të mbajtur familjen/fëmijët. Por u pataksa kur lexova lajmin më tej, kjo ‘prostitutë’ nuk ishte aspak e tillë, por ishte një e mitur e rrëmbyer, e rrahur, e torturuar e përdhunuar në grup dhe e trafikuar moteleve të Tiranës. M’u mblodh vreri në grykë të them të drejtën, e shkreta vajzë; nuk i mjaftojnë tmerret e kaluara, por i duhej dhe etiketimi ‘prostitutë’ me shkronja të mëdha e të zeza në gazetë.
E për mos të shkuar pastaj te ‘telenovela’ e ‘seti fotografik’ i Nazimes së gjorë që s’ka lënë gazetë pa ‘ngopur’ me lajme e me lexues që gjithë kërshëri presin ditën e nesërme me ngjarje e ndodhi të reja. Një ndër këta tituj bombastikë ma tërhoqi veçanërisht vëmendjen dhe mua tek po rrija e po pija kafen e mëngjesit. Një fotografi sa gjithë faqja e gazetës shfaqte Nazimen me një burrë, të madh në moshë, perkrah. Fotografia ishte në plan të parë shumë nga afër. Më bënë përshtypje sytë e Nazimes dhe buzëqeshja e saj e trishtë, më e trishtë se vetë trishtimi, buzëqeshje më të trishtë zor se kam parë. Sy pa shkëlqim dhe të përhumbur, e ndërkohë burri në krah të saj kishte sy që ndriçonin në epsh, me buzëqeshje plot me dhëmbë të rreshtuar drejt e bukur. Më ngjalli interes kjo foto e nuk po e kuptoja pse-në. Kjo vajzë e trishtë e kishte vrarë me dorën e saj atë burrin e qeshur që kishte në krah. Këtë e dija, e kisha dëgjuar ne lajme, e kisha lexuar në gjithë mediat e mundshme, por lajmet e tmerrshme që dëgjojmë përditë në këtë vend sikur na kanë thurur një mburojë të ndjenjave dhe (oh sa turp) shpesh nuk na bëjnë përshtypje, janë thjesht lajmi i radhës, vrasja e radhës, përdhunimi i radhes. Por kjo, Nazimja, po shkaktonte jo vetëm lajm por edhe histori, është verë dhe helbete, gazetat kanë nevojë dhe për lajme rozë që të shiten. Në mungesë të tyre gazetarucët janë të aftë të kthejnë dhe lajmet e zeza në rozë. Një ndër këto ditë lexoj titullin e serisë së radhës (të ‘telenovelës’ së Nazimes së gjorë): ’Zbardhen SMS-të, Nazimja kërkonte vazhdimisht lekë’ (më mirë mos t’i futem debatit mbi (mos) etikën gazetareske dhe përdorimin e materialeve private të viktimës. Ndaj po e marr thjesht si të mirqënë). Deri më tani isha e bindur, ajo vajzë e gjorë ishte viktima e një pedofili dhe njeriu të paskrupull. Por ky tip lajmi tashmë është bërë normal në mediat tona, dhe këto lajme ‘normale’ nuk përbëjnë më ‘lajm’ ndaj dhe duhej kthyer trari në qime e qimja në tra... Kaq iu desh gazetës e gazetarucit të më linte në lokal më shumë se koha e menduar duke lexuar shkrimin. E çuditur shkoja nga titulli te fotografia, më kishin gënjyer sytë mua? Si ka mundësi? Atehërë ky ishte ‘bos’ dhe jo burri i martuar me 5 fëmijë, që shpesh i linte dhe pa bukë, dhe kjo Nazimja, nuk ishte viktimë por ndonjë nga ato vajzat e shpeshpërmendura kafeneve te Tiranës (një nga ato që shkatërrojnë familje). Fillova të lexoj, po ore, ajo kërkonte lekë, paskësh qenë një ajo...një 99-nçe dhe jo e përdhunuara, e kërcënuara, e rrëmbyera qe na ishte ‘shitur’. Ja dhe mesazhi që e konfirmon ‘pafytyrësinë dhe zhvatllëkun’ e saj: ‘më jep 100 lekë se du me ble kapse flokësh’....oh sa doja të ulërija nga zemërimi, fare mirë mund të ishte ‘më jep 100 lekë të blej një karamele’, kërkesa e një fëmije prindrit, dhe në fund të fundit Nazimja një fëmijë ishte, një femijë i ç’fëmijëzuar, i torturuar për vite me radhë, një fëmijë që i ishin mbyllur të gjitha shtigjet dhe nuk kishte më asnjë rreze shprese, nuk kishte më dritë ne fund te tunelit të Nazimes. Nazimja për mendimin tim nuk është as e prekur nga Sindroma e Stokholmit, siç përmëndet në disa raste në media, pra Nazimja nuk u dashurua me përdhunuesin e saj, por ajo nuk kishte rrugë tjetër përveçse të luante një rol të dhimbshëm e të diktuar nga NE (familja, shoqëria, drejtësia).
Comments
Shume shkrim i bukur dhe me
<p>Shume shkrim i bukur dhe me vlere.Bravo Erka Caro.Do shtoja vetem dicka.Komentet e pakta per kete shkrim,jane nje tjeter shprehje e qarte e atyre qe thate me siper.Nuk ngjall kureshtje nje artikull i shkruar nga nje femer.Nuk ka rendesi se c'fare shkruan,por kush e shkruan.Qe ne momentin qe shkruhet nje artikull nga nje femer,ose qe ne fokus ka femren,ai artikull injorohet.Kjo eshte psikoza jone si Komb,se nuk ka rendesi se c'fare thote,por kush e thote??</p>
Fjalet jane te pakta dhe
<p>Fjalet jane te pakta dhe zemerimi eshte i madh.Fjalet jane te pakta se sado te flasim e te ulerijm me te madhe nuk ka vesh qe te degjoj as dhimbjen e as renkimin.Zemerimi eshte i madh,sepse ne prevesat dhe pedoflat i kemi ne qeveri prej dy dekadash,duke perdhunuar c'do dite e me forte rinin tone e te drejtat tona.Zemerim gjithashtu sepse kemi dhe nje shoqeri totalisht injorante qe te kthen kurrizin pa ditur shkaqet dhe pa cuar dhembshurin dhe llogjiken ne pune direkt nxjerrin kthetrat.Nje vajze 18-vjecare te ciles ju nderpre rinia ne mes e qe do ti duhet c'do dite te shikoj ne vend te rrezeve te djellit,kangjellat e dritares,nuk i ntereson askujt sepse qeveria eshte e zene me punet e saj duke menduar se ne cilat banka akoma te botes do ti duhet te mbyllin bilionat e vjedhura na populli.Si mund kjo qeveri te merret me drejtesin kur ka pune me te rendesishme akoma? Ne kemi detin per te shitur,ne kemi varrezat po prap,ne kemi sa e sa te tjera qe si dime se jane pune te fshehta te qeveritarve tane qe mendojne se ku do kalojne pushimet,te ca merke do jene rrobat e tyre.Ne ti lutemi Zotit qe akoma te kemi Salun ne qeveri qe te kemi nje Gerdec te dyte e prap mos te ndjehemi.Te kemi Jozefinen qe te vazhdoj jeten luksoze neper skajet e bote.Te kemi Ramen qe te prishi neutrazmin e politikes duke lozur macen me miun qe si e si te rrembej karrigen e te vazhdojm akoma 20 vjet te tjera me riperseritjen e njejte te vuajtjeve tona....E nderuara Erka Caro,komplimente per shkrimin tuaj dhe per perpjekjen qe keni bere duke u perpjekur te flisni ne vesh te shurdhet e te kaloni perpara te verberve.</p>
Rralle mund te lexoje njeriu
<p>Rralle mund te lexoje njeriu i sotem artikuj qe flasin per realitetin me te gjitha ngjyrat perkatese, shkurt me realizem sic eshte dhe artikulli i mesiperm i Erka Caros. Marr guximin te them se do te deshiroje qe te shihja ne kete apo artikuj te tjere se femra shqiptare nuk ka qene gjithemone keshtu, nuk ka qene e shitur dhe e kembyer me bageti, nuk ka qene gjithmone me fishekun ne paje. Jam i sigurte se ka pasur ne shekullin e kaluar nje periudhe te gjate kur grate dhe vajzat shqiptare vleresoheshin por ajo cka me ka bere pershtypje eshte se ne dokumentat shqiptare te gjysmes se dyte te shekullit 20-te gjej nje mbrojtje nga me solidet per femren shqiptare. Diku kam lexuar : Ti kepusim koken kujtdo qe merr neperkembe te drejtat e vajzave dhe grave tona. Me vone gjej qe me mijra vajza sidomos te zones malore ku sot shiten per bageti, i prishen fejesat e tyre te bera qe ne djep. Natyrisht thellimi ne keto dokumente me ben te mendoj se ka shume rruge per te shpetuar vajzat , grate dhe nenat tona nga shtypja dhe shfrytezimi i eger dhe i tejskajshem barbar i rregjimit banditesk e fashist te Luciferrit shqiptar alias Sali Berisha. Shqetesohen disa per te drejtat e homoseksualve shqiptare dhe kurre nuk kam degjuar sot qe te shqetesohen aq shume per te drejtat e femres shqiptare. Te mos shqetesohesh per femren shqiptare eshte e njellojte sikur te perdhunosh nenen tende, motren tende. Duhet te shkeputemi me dhune nga marrezia kolektive qe ka pushtuar mendjen dhe zemren e shqiptareve!</p>
Te drejte ke Dardan por nuk
<p>Te drejte ke Dardan por nuk mund te merresh me historine dhe me kohen kur femra ka qene e vleresuar kur kemi kete plage kaq te madhe perpara nesh, kur femra shkelet e shtypet perdite nga te gjithe. Eshte njesoj si te flasesh mbi Shqypnine si zonje te rende te Pashko Vases nderkohe qe Shqiperia ashtu si ne ate kohe qe Vasa ka shkruar poezine eshte me kry ne hi e ska ndryshuar fare gjithe keto vite por ka shkuar keq e me keq....Ne kemi mbetur ne kohen e Cajupit kur burrat nen hije loznin e kuvendonin...por tani jo vetem kaq por dhe i rrahin e i perdhunojne grate nga te cilat rrojne... </p>
Cdo fis ka nje pis ,keshtu
<p>Cdo fis ka nje pis ,keshtu arsyetoheshin me pare kryepleqet e familjeve shqiptare kur ndodhnin zenkat mes familjeve shqiptare.Pas ramjes se komunizmit shqiptaret filluan te kuptojne nje te vertet te hidhur se Cdo fis eshte ber pis.Partija e komunistave qe ne zanafillen e saj te themelimit ka ber per vehte nga nje pis, nga nje fis,prandaj edhe pleqet thonin partija e pisave .Komunistat per 50 vjet i ngriten pisat i bene te paret e fisit ne cdo fshat e ne cdo lagje ,ju dhane arme ,dhe ju caktuan detyren qe ta fusin ne gjak popullin shqiptar njeri me tjetrin dhe nga nje pis ta shendrojne ter fisin ne pisa.Prandaj mos u habitni per vrasjet sepse pisave ju erdhi fundi por ata nuk do hiqen qafe pa shkatrua ter fisin</p>
Kemi hyre ne nje rreth vicioz
<p>Kemi hyre ne nje rreth vicioz kaq te rregullt e 'progresiv' sa qe duket sikur nuk ka kthim pas por vetem zhytje te metejshme ne perversitet dhe shurdheri. A e lexuat para pak ditesh per ate...qe nuk di si ta etiketoj...qe ishte arratisur nga burgu pas lejeve te dhena vazhdimisht nga drejtoreshA (per tu cilesuar a-ja ne fund). Ai qe kishte perdhunuar e terrorizuar gjysmat e femijeve te fshatit (se sa per vjedhjet e pulave e te lackave e plackave nuk me intereson) dhe ai ishte denuar me 2 vjet burg qe gjysmat i kishte kaluar duke ndjekur me thike vajza 9 vjecare ne pyll kur shkonte ne fshat me lejet e rastesishme. Nuk kuptoj c'po ndodh dhe perse lejohen te ndodhin fenomene te tilla. E kuptoj kur autori nuk kapet dot (nga aftesia e tij ose paaftesia e forcave te rendit), po kur surrati i tij mubush faqet e gazetave e kur njihet nga nje opinion i tere si ka mundesi ky reagim kaq i ngathet, i pameshirshem dhe mizor kundrejt viktimave...nuk e kuptoj c'fare mekanizmash ka pas ketyre fenomeneve dhe ngjarjeve mostruoze te konsideruara te tilla nga cdo njeri NORMAL!</p>
Add new comment