Arkiv-Opinion
Lideri, Ekipi dhe Programi rëndësi e dorës së parë`
Lidhur me analizën e Erjon Veliajt "Mësime strategjike për ne socialistët, nga konventa e demokratëve"
********
Problemi Islam i të majtës
Para disa kohësh E. Zaloshnja në një shkrim të tijin analizonte madje sillte në mendje nevojën e një rifreskimi të vëmëndjes ndaj veriut nga ana e së majtës,duke përdorur frazën “problemi verior i Edi Ramës”. Pra e majta ka problem me veriun, ndërsa e djathta e ka mirë. Pra njëra palë “paragjykon” ose neglizhon. Pra është e pazonja të tregojë vëmendjen e duhur ndaj kësaj zone dhe dënohet me humbje. Kurse pala tjetër fiton nga humbja e të parës.
Një sqarim për qëndrimin tim mbi shtëpitë e ish-pronarëve
Dje dhe sot media pranë qeverisë kanë spekuluar lidhur me votimin në seancën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë të aktit normativ që ka të bëjë me lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm. Deklaroj se gjithë sa janë thënë e shkruar nga këto media, të cilat thonë se Oketa bashkoi votën me Partinë socialiste, janë një spekulim i pastër, një diversion politik dhe kjo pasi unë dje nuk kam qenë i pranishëm në votimin e kryer në Kuvendin e Shqipërisë.
Lëvdatë për Zvicrën
Ndaj pesëshes kosovare që luan futboll për Kombëtaren zvicerane ka shpërthyer një terror verbal në Tiranë, por në një masë më të vogël edhe në Prishtinë. Nga një spektakël sportiv, mendësia e deformuar shqiptare, ngrehalucët – siç i cilësonte Gjergj Fishta – mburravecët shqiptarë, duan të na e bëjnë Lorik Canën Ismail Qemal, kurse Xherdan Shaqirin Haxhi Qamil!
Zogizmi im…
Në shtyp ka dy ditë që po lexoj historinë time si “zogist”… Kush më njeh përfshi dhe zogistët e dinë që nuk jam i tillë! Ajo që më vjen keq, është se ky debat po vjen brenda logjikës së lojës së kryeministrit aktual me historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Integrim pa europianizim? Jo, faleminderit
Në një shkrim të publikuar në të përjavshmen “The Economist”, me titull “Integrated Circle” (Qarku i Integruar), në të cilin flitej mbi perspektivën e BE-së e mbi perspektivën e integrimit në të të vendeve të Ballkanit, bëheshin dy nënvizime që duket se hedhin pak dritë mbi kotësinë e debatit të këtushëm mbi këto çështje.
Syri i Kaltër dhe.. një fusnotë e zgjatur
Cilitdo që i bie të udhëtojë rrallë në Sarandë nuk mund ta anashkalojë Syrin e Kaltër. Është vërtet një mrekulli e natyrës shqiptare dhe vlerën ia shton edhe më shumë qenia afër, fare afër me aksin kombëtar jugperëndimor, veçse dy kilometër në të majtë të rrugës Sarandë-Gjirokastër, sapo kalon Bistricën.
Per herë të parë kisha shkuar atje në fundin e dhjetorit 2010. Asnjë këmbë gjallese nuk gjeta përreth. I vura vetes detyrë se do ta vizitoja përsëri, por në një sezon veror dhe luta zotin që kur të kthehesha, rruga prej dy kilometrash të ishte e rregulluar.
Por sikur…të mos votojmë?
Vota e qytetarit dhe pjesemarrja ne zgjedhje eshte e domosdoshme si nje e drejte dhe nje pergjegjesi qytetare. Kete ne e pranojme, por vetem me nje kusht, qe vota te respektohet (qe do te thote te numerohet dhe te vleresohet ne nje menyre transparante). Kjo eshte kerkesa me primitive, me paresore, qe mund t’i bej populli ne nje sistem demokratik, nje qeverie qe e shpall veten si te tille. Kane kaluar mbi 20 vite qe ne zhvillojmë zgjedhje “demokratike” si per pushtetin qendror ashtu dhe ate vendor, por a eshte respektuar vullneti i votuesit?
Party në Prishtinë
Kjo pra na qenka liria? Më 10 shtator Republika e Kosovës merr sovranitetin e plotë: Një shtet i ri shikon përpara. Në të njëjtën kohë, shkrimtari me origjinë nga Kosova, Beqë Cufaj shtron një parabolë prozaike pesimiste mbi gjendjen në vendet e krizës, në të cilat angazhohen Organizatat Ndërkombëtare të Ndihmës: një libër mbi idealizmin e rrejshëm, planifikimet e gabuara, kaotike dhe festat në greminë. Si shkojnë gjitha këto bashkë? Një udhëtim midis fiktives dhe realitetit
Konventat republikane / demokratike si një leksion politik
Me Konventat e republikanëve dhe demokratëve (kjo e demokratëve u mbyll të enjten me fjalimin e Barack Obama-s), ku u miratuan zyrtarisht kandidaturat presidenciale, mund të quhet e filluar fushata elektorale në SHBA. Ishin miliona amerikanë që i ndoqën këto konventa. Televizionet patën audienca më të vogla se katër vite më parë, por kjo nuk lidhet me një humbje interesi për ngjarjet në fjalë, apo për politikën. Thjesht, janë shtuar rrugët alternative për t’i ndjekur këto veprimtari të rëndësishme politike.