Një sqarim për qëndrimin tim mbi shtëpitë e ish-pronarëve

Dje dhe sot media pranë qeverisë kanë spekuluar lidhur me votimin në seancën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë të aktit normativ që ka të bëjë me lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm. Deklaroj se gjithë sa janë thënë e shkruar nga këto media, të cilat thonë se Oketa bashkoi votën me Partinë socialiste, janë një spekulim i pastër, një diversion politik dhe kjo pasi unë dje nuk kam qenë i pranishëm në votimin e kryer në Kuvendin e Shqipërisë. Nëse do të ecim me logjikën e përdorur i bie që dhe kryeministri Berisha, i cili nuk ka votuar këtë akt normativ dje, ka bashkuar votën me Partinë Socialiste, gjë e cila është e vërtetë në fakt. Kjo pasi kryeministri Berisha dhe zoti Rama, sa herë iu është dashur, kanë bashkuar votat e tyre. Mjafton ti referohemi vitit 2008 ku ndryshuan Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë brenda një nate, duke prishur balancat e shtetit shqiptar, mjafton ti referohemi votimit të Kodit Zgjedhor të bërë dy muaj më parë e sa e sa të tjerave. Kuptohet që ky diversion politik bëhet kundër Frymës së Re Demokratike, bëhet për qëllime të pastra elektorale, pasi maxhoranca aktuale apo me sakte Partia Demokratike, pas humbjes se identitetit politik, humbjes se moralit qeverisës duhet të pranojë atë që dhe duket qartë, se ka humbur dhe votat në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe votat në Kuvendin e Shqipërisë nuk i ka humbur për shkak të mungesës së deputetit Oketa, por i ka humbur për shkak të arsyeve që thashë më lart. Mjafton ti referohemi rastit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku mbledhja u anulua pikërisht se maxhoranca aktuale nuk siguronte dot votat. Pavarësisht këtyre le të rikthehemi tek çështja kryesore, që është çështja e aktit normativ që ka të bëjë me pronën. Ritheksoj, si dhe kam deklaruar në gjithë prononcimet e mia të mëparshme si deputet i Kuvendit të Shqipërisë se unë personalisht dhe gjithashtu Fryma e Re Demokratike jemi në favor të zgjidhjes së problemit të pronësisë në tërësi. Jemi absolutisht për zgjidhjen e kësaj çështjeje përfundimisht dhe jo për trajtimin e pjesshëm të saj, jemi për trajtime ligjore dhe të pacenueshme dhe jo për arnime ligjore që sjellin tensione sociale siç bën dhe akti normativ në fjalë. Kryeministri Berisha ka pasur në dispozicion gjithë kohën e duhur gjatë këtyre 22 viteve për të dëshmuar se është i aftë të zgjidhë këtë çështje. Gjithë situata kaotike që mbizotëron sot në Shqipëri për çdo çështje dhe njëherësh dhe sa i takon çështjes së pronave, vjen pikërisht për shkak të paaftësisë së klasës politike shqiptare, kryesisht dy forcave të vjetra politike, të cilat kanë bashkuar vazhdimisht votat edhe kur ka qenë çështja për trajtimin e pronës. Mjafton të kujtojmë këtu qoftë dhe vetëm Ligjin 7501. FRD dhe unë personalisht si deputet i Kuvendit të Shqipërisë deklarojmë edhe një herë gjithë vullnetin pozitiv për të zgjidhur një herë e mirë këtë çështje. Do të dëshiroja tu bëja të qartë pronarëve të ligjshëm të këtyre banesave që të mos mashtrohen nga këto spekulime të pastra politike, si dhe ti siguroj ata se unë personalisht, por edhe FRD do të japim gjithë kontributin tonë pozitiv për zgjidhjen e kësaj çështje. Ne angazhohemi për të sjellë për pronat një zgjidhje të plotë dhe të saktë dhe jo një zgjidhje të pjesshme, apo më saktë të ashtuquajtur zgjidhje, që fund të fundit nuk sjellin asgjë tjetër, vetëm sa krijojnë tensione sociale.
Comments
shoku Oketa. 8 vjet deputet
<p>shoku Oketa.</p><p>8 vjet deputet me pd,minister dhe zv.kryeminister e nuk bere gje as ti dhe as topi per ish pronaret.</p><p>votove kunder ish pronareve dhe tani na hiqesh qe do te beni namin.me te vertete besoni qe ka budallej te vijne prapa jush !!!!!!!!!!!!</p>
C'jane keto letra pa
<p>C'jane keto letra pa lidhje!!!! o je ne opozite o je ne pozite, a doni ta hiqni Salen apo jo???? justifikime pa lidhje..... Kto deklarata eshte mire te behen perpara votimeve dhe te jepet nje zgjidhje, jo kujtoheni si kofini pas te vjelave... po ata personat qe ndodhen tek ato shtepi sot , dhe kane rreth 50 vjet qe i paguajne qerane shtetit ku do vene????? </p>
Add new comment