Ç'do bëhet me marrëveshjen detare, zoti ministër i jashtëm?

Postuar në 15 Gusht, 2012 01:26
Mustafa Nano

Marrëveshja për delimitimin e kufijve detarë mes Shqipërisë e Greqisë, e lidhur mes dy qeverive, është hedhur poshtë nga Gjykata jonë Kushtetuese. Rrjedhimisht, ajo marrëveshje është njësoj sikur të mos ekzistonte, dhe në këto rrethana, deri në rinegociimin e një marrëveshjeje të re, gjërat mbeten ashtu siç kanë qenë para se të lidhej ajo marrëveshje. Shkurt, sot për sot nuk ka një marrëveshje mbi kufijtë detarë mes Shqipërisë e Greqisë.

Mirëpo, ministri i Jashtëm grek ka deklaruar më 7 korrik, në Parlament, se Greqia do të ecë përpara me zbatimin e kësaj marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2009, në Tiranë, nga Lulzim Basha e Dora Bakojanis, që të dy ministra të Jashtëm të vendeve respektive në atë vit. Në Tiranë nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar lidhur me atë deklaratë të ministrit të Jashtëm grek. Ka pasur reagime nga njerëz të politikës e të medias, por jo nga qeveria. Madje, kjo e fundit duket sikur është vënë në punë për të krijuar një kontekst të caktuar gjeopolitik, në të cilin të duket e arsyeshme, dhe legjitime, nënshkrimi i një marrëveshjeje të ngjashme me të parën, në mos idem me të parën.

Në fakt, ka ca kohë që po flitet për rinegociimin e asaj marrëveshjeje. Nuk do të duhej të kish ngut pas refuzimit të parë plot bujë që i bëri Gjykata Kushtetuese, por ja që dikush paska ngut. Në fillim u fol me drojë këtu brenda, por tani droja po u ikën, dhe nga “angazhimi për të krijuar grupet e punës me porosi të Kryeministrit” po kalohet – këtë e denonconte në një shkrim të vetin në numrin e djeshëm të “Gazetës Shqiptare” Shaban Murati – te një blof i madh, sipas të cilit: 1. projekti i gazsjellësit TAP është me rëndësi jetike për Shqipërinë; 2. kalimi i këtij gazsjellësi nga Shqipëria është në dorë të Greqisë dhe 3. ka një ndërvarësi midis pjesëmarrjes sonë në TAP dhe marrëveshjes detare me Greqinë”.

Në fakt, kjo ‘ide mbi këtë ndërvarësi’ ka ca kohë që qarkullon në mjediset mediatike e politike të Tiranës. Afërmendsh, nuk e ka shprehur askush si një qëndrim zyrtar (blofi është blof, e nuk përmendet; përkundrazi, maskohet; ndryshe, çfarë blofi do të ishte?), por deri tek ideja se Greqia ka në dorë që Shqipëria të jetë pjesë e projektit TAP është shkuar fare pa të keq, dhe për ta ilustruar këtë gjë, Sh.Murati i referohet një deklarate të ministrit tonë të Jashtëm, Edmond Panaritit: “Na mbetet të punojmë me Greqinë, por shenjat janë pozitive se edhe Greqia do të na mbështesë dhe do të krijohet si të thuash një masë kritike, konsensus, mbështetje politike e domosdoshme”.

Unë nuk di nëse Murati ka të drejtë kur minimizon vlerën që ka TAP në rastin kur Shqipëria do të ishte pjesë e tij (“Shqipëria do të jetë thjesht vend transit; kjo është një rrethanë pozitive, por asgjë më shumë se kaq, ngaqë, në ndryshim nga vendet e tjera, ne nuk jemi vend që varemi nga gazi, siç varen vendet e Perëndimit, apo siç varen vende si Bullgaria e Ukraina”, thotë në thelb ai), por nuk mund të mos jem me të, kur denoncon sendërgjinë e Shqipërisë së varur nga tekat e Greqisë lidhur me pjesëmarrjen në këtë projekt. Projekti TAP është një projekt kolosal, që vihet në lëvizje nga interesa kolosale, dhe në gjithë këtë histori, Greqia është një vend transit pa tagër që të vendosë se cilët do të jenë vendet e tjera transite. Greqia mund të ketë fuqi lobuese më të madhe sesa e jona, gjë që e ka demonstruar plot herë, por ajo nuk mund të ketë fuqi të prishë apo të ndreqë punë në këtë sipërmarrje, ku fuqinë e kanë investitorët, dhe prodhuesit e përdoruesit finalë të gazit.

Myslim Pashaj “i binte fort” ministrit tonë të Jashtëm në një intervistë që ai kish dhënë për “Shqipin” e djeshëm, ndërsa Shaban Murati “e mbante dorën”, teksa merrte në shqyrtim sjelljen e tij. E vërteta është se nuk mund të themi ndonjë gjë të madhe lidhur me ministrin Panariti. Ai sapo është emëruar aty; nuk ka ndonjë përvojë të mëparshme në lëmë të diplomacisë, e nuk është regjistruar asnjë prononcim i tij mbi punët e jashtme të Shqipërisë; as për marrëveshjen mbi kufijtë detarë mes Shqipërisë e Greqisë nuk dihet të ketë thënë ndonjë gjë, ndonëse buja rreth saj ka qenë e madhe për arsyet që njohim.

Frika në këtë mes është se ai, ashtu si shumë të tjerë, nuk mund të ketë pavarësinë e mjaftueshme të gjykimit. Një dreq e di se si ndodh saktësisht që njerëzit, me t’u graduar diku e me t’u promovuar në profesionin që ushtrojnë, zënë e humbasin pak e nga pak pavarësinë e gjykimit. Sa më e lartë të jetë grada, e sa më i shpejtë e domethënës të jetë promovimi, aq më e madhe është humbja e pavarësisë së gjykimit e të veprimit. Me këtë do të duhet të shpjegohet (jo deri në fund, kuptohet) fakti që, ndër dhjetëra profesionistë, ekspertë, zyrtarë, diplomatë, ushtarakë, asnjëri syresh nuk e hapi gojën për të belbëzuar një dyshim, një hezitim, një pasiguri, a një kundërshti lidhur me marrëveshjen që u shoshit, u debatua, u përgatit e u hartua dhe e cila u hodh poshtë më pas nga Gjykata Kushtetuese. Nuk kanë pasur ç’të thonë, ngaqë kanë pasur bindjen se projekt/marrëveshja ka qenë ok, në mbrojtje, ose të paktën jo në dëm, të interesave nacionale? Po të ishte kështu, do të dilte dikush për të qortuar qëndrimin e Gjykatës Kushtetuese. Por askush nuk doli. Të gjithë kanë punuar në heshtje për ta finalizuar atë marrëveshje, e të gjithë më pas ranë dakord në heshtje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ka diçka që s’shkon këtu. Nuk di të them nëse kemi të bëjmë me një projekt e solidaritet renegatësh, por që ka diçka që s’shkon, këtë nuk e luan as topi. Dhe shpresoj që ministri i Jashtëm ta gjejë këtë diçka që nuk shkon. Por që ta gjejë, i duhet të nxjerrë në shesh, apo të rikuperojë (nëse e ka humbur) një minimum të pavarësisë në gjykim e veprim. Deri tani nuk ka nxjerrë gjë në shesh. Më saktë, deri tani ka nxjerrë në shesh gatishmërinë e tij për të luajtur blofin, që denonconte dje Shaban Murati.

Comments

Submitted by XHIMI (not verified) on

Mustafa,miku im!

Moda e"armikut te jashtem"  te "grekofobise" dhe te kopjimit te dipllomacise turke per detet,me sa duket te eshte ngjitur ..Mendon se Pashaj i AKQZE-se ka te drejte per te gjitha,ne SHQIPERI, nuk paska fare nacionaliste, dhe ata jane vetem matane? Mendon se nuk ka nje propagande te drejtuar dhe artificjale,mendon se ata qe flasin "per shqiptarizem" nuk fshehin ne thellesi strategjike nje "NDIHME"  per "miqte" veriore, qe mezi presin hapjen e "Frontit te Jugut"?Marreveshja duhet te behet nga dipllomatet,as nga gazetaret,as nga kolonelet,as nga ishgjykatesit,duhet lene jashte nga "perleshja" PS-PD,dhe nga preferencat politike te analisteve!Trenat e gazsjellsave nuk presin "rregullimet" emocionale dhe pseoduatdhetariste ,pragamtiste te Pashait me shoke!

I dashur Mustafa,lojrat po behen te rrezikshme, dhe"zoterinjte" e medhenj po ndajne kartrat e BALLKANIT, kane shenuar kerten e "krenarise shqiptare", dhe mungon vetem armatosja qe dhe ajo do behet, kur te  piqen kushtet..Frika eshte ,se me aventurat e "mosmareveshjeve" per detet, demi do jete me i madh per ne. se per Ata,qe me siguri do cojne fregatat e tyre,qe me siguri do perpiqen te nxjerrin nafte,qe me siguri do te dine te menaxhojne me  Italine "kokfortesine" shqiptare.

Submitted by Anonim (not verified) on

XHIM o djale,boll ndenje ne diell,te ka percelluar koken !

Submitted by XHIMI (not verified) on

Per keta e kam fjalen,Zoti Nano,si puna e ketij Anonimi,qe jane shtuar si kerpudha pas shiut e shajne e denigrojne cdo mendim te lire,e cdo oponence per dipllomacine e Deteve,qo po kthehen ne dipllomaci KANONJERASH.Sa per ty o "tip",akulli Verior te ka bere te gjykosh ,e te matesh me hijen e mengjezit..Matu,matu...se qenin e ngordhur ke per te gjetur ne arat e Spahiut dhe Pashait(sa emra te bukur shqiptare?!)!

Submitted by XHIMI (not verified) on

Pseudonim eshte,o injorant..sic eshte dhe Anonimi-purogrek..Po kjo arb-cte jete valle amebe apo menduze?

Submitted by Anonim (not verified) on

"Do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,o vendëthit e bekuar, ju mendjen ma dëfreni…Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar,zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr"

Keto vargje kam parasysh,gjithmone para se te shkruaj per vendin tim...,marreveshja e detit eshte bere qe ne 1976,a e di sa gjak eshte derdhur per kete gjysem toke dhe det qe kemi o i MJERE !!

Submitted by 1444 (not verified) on

Jam kurioz te shoh reagimin tend,kur nje dite te bukur te te trokasin ne dere ,dhe te kerkojne qe shtepine qe e ke ndertuar me shpirt dhe me gjak ta ndash me fqinjin ....

Submitted by V (not verified) on

xhim,je shembulli me i mire,i nje gomari qe perpiqet qe ti  jape mend nje populli te tere !

Submitted by nik (not verified) on

Bravo Nano.

te lumte per artikullin.ne bar do te hame por gazsjellesin nuk e pranojme.

Submitted by Anonim (not verified) on

Edhe bari eshte i mire,kur je ne token tende, krenar dhe i lire...

Submitted by anonim (not verified) on

Unë nuk kuptoj çështë ky rinegocijim kur gjykata kushtetuese e ka quajtur shkelje marëveshjen e parë? Ministrimi i jashtëm agronom nuk besoj se do të pranojë damkën e shitjes të atdheut të vet . Të lumtë M Nano je patriot pambarësisht nga kostua që ti mund të paguash çdo ditë. Mos u çkurajo nga komente njerzish të paguar.

Submitted by arian (not verified) on

Pra eshte mese e dukshme qe behet fjale per ''limes'' te rikompozuar tashme ne Ballkan.Po te shihni me vemendje gjurmen e hartes,ne territoret e shtetit Grek,tashme nuk eshte me varianti i pare,qe kalonte ne zonen e Camerise(Thesprotise) dhe perfundonte ne Gumenice.Dihet qe per ndertimin e ''pipeline'' te tille ,kushti i pare i atyre qe e financojne,eshte siguria e e tyre.Ne kete aspekt,tashme  ne Ballkan duket se ka filluar de facto ky rikonceptim.

Submitted by 1 (not verified) on

Per sa kohe mendesia e ''xhim-ave' do te jetojne ne Shqiperi,asnjehere nuk do kemi respekt per  veten,dhe jo pastaj te na  respektojne te tjeret   !!

Submitted by Relapso (not verified) on

Shqiperine e bene patriotet per inat te shqiptareve dhe po e shesin batakçinjte per qejfin e grekeve!

Submitted by Albani (not verified) on

Bravo Muci qe kerkon te zgjosh ndienjat e patriotizmit, por njerzit nuk jan te gjith njelloj, por ka dhe sahanlepires, qe shikoj vetem interesin e tyre, se syte jua ka ze leshi.

Submitted by italo-shqiptari (not verified) on

Kjo marreveshje nese realizohet do te ishte KRIMI me i rende kunder Shqiperise, duke ia kaluar edhe krimeve te shemtuara te Zogollit te mirditor.

Eshte prerogative absolute eliminimi fizik i kryekriminelit te Vuçidollit, po nuk u be sa me pare, Shqiperine e "gezuat" ne xhepat e serbit & grekut!

O sot o kurre, AKZ-ja dhe opozita te organizojne nje ploton njerezish trima e eksperte per te hequr qafe qelbesiren me te ndyre qe ka qeverisur deri me sot Shqiperine, MOS PRISNI ME AS NJE ORE ME TEPER!

Submitted by italo-shqiptari (not verified) on

Ah, keti korroziut kaçurrel shqipfoles me emrin "Xhimi", varini koqet e kandarit ne qafe se eshte dashnori i Janulles, e dergon greku ketu te shaje e perçaje, siç ben prej kohesh tek Temaonline dhe tek Shekulli.

Submitted by XHIMI (not verified) on

Eshte keq,kur ben dasem dhe ngre shtepi me endra,mburrje dhe sharje!Ne kete parade "patriotizmi" me epitete,pa argumenta,me aludime dhe me nje shporte te tere budallalliqesh duke futur ne nje these :fe,kryepeshkope,cameri,"tradheti", une nuk mare pjese..U zbrazet,(kete beni keta vjetet e fundit,me me te zellshmit ca kosovare ,qe zbuluan camerine,dhe disa bukeshkale te kthyer nga emigracioni,ose te ushqyer mire Atje).Dhjete komente pa thene asgje:do ta bejme marreveshjen apo jo?Nuk do ta bejme..shkojme me poshte,ngelemi ku kemi qene,demtohet Greqia(tashme zbuluat nje armik,pasi haruat social-imperialistet,Fuqite e Medha,Bajonetat Serbe e me radhe..Tanime armiku i rradhes eshte Greqia),jo nuk demtohet, pasi sipas jush kerkon me shume..Shume bukur!Ku ishem,hic gjekundi:po harohet varferia,korupsioni,drejtesia e shperbere dhe emigracioni ,qe na dergon akoma evro nga Armiku!Une,nuk them te falet deti,(nuk e besoj qe edhe greket e zgjuar duan kete,mbase duan te sigurojne stabilitet per shfrytezime, dhe zvarritja  nuk u intereson,kete po),nuk e dine dipllomatet kete? Presin nga ju dhe Pashai?Po te ishte vjedhje,nuk do te reagonin fqinjet e tjere?Ju ngulni kembe se po vidhet deti..Le te paraqitet problemi ne gjyq nderkombetar,e te mos lehet nga disa KOLONELE,PROFESORE TE ASGJESE!Keshtu o "profesore" te  epiteteve ndaj meje,me supermaci "atdhedashurine" tuaj dhe ..le te shikojne lexuesit pergjigjet ndaj meje!Flisni shume,por nuk thoni asgje,kerkoni shume por nuk propozoni kunkretisht cfare duhet beje qeveria,duam Tapin ,nuk duam Tapin...e ne fund kame frike se do marim TRAPIN! Duke e lene detin dhe ekonomine te ndenjet,kalben edhe fjalet tuaja bombastike..Ju doni qe qeveritaret te ketandisen Don Kishote dhe PROFESORI ,Vilhem Teli shqiptar!Sharjet ua ktheje ne kub,edhe pse i vetem flase te verteten!Ca nga ju le te kontrollojne DNA, e tyre dhe propozoni Profesorit te ndryshoje mbiemrin,se pashallaret na kane.....!

Submitted by Anonim (not verified) on

o xhim,cdo idiot i kesaj bote ka te drejte te shprehe mendimin e tij,por kur idioti kerkon tja imponoje dhe te tjereve,epo,kjo eshte e tepert!Mjafton ne texosh gomarlliqet qe shkruan,te kuptosh se cfare lloj koqeje je  !!

Submitted by Anonim (not verified) on

o xhim,cdo idiot i kesaj bote ka te drejte te shprehe mendimin e tij,por kur idioti kerkon tja imponoje dhe te tjereve,epo,kjo eshte e tepert!Mjafton te lexosh gomarlliqet qe shkruan,te kuptosh se cfare lloj koqeje je  !!

Submitted by XHIMI (not verified) on

Shkurt dhe qarte:Anonim,shkruan per koqe,ai qe eshte SUPERKOQE!

Submitted by Anonim (not verified) on

Une mbroj interesat e vendit tim,ti mbron interesat e shovinisteve greke,bile je aq kembengules per kete,sa qe behesh dhe qesharak! IDIOT,kufinjte detare shqiptare,europa dhe greqia i njohin qe nga 1976,tani qe u zbulua nafta, greket duan nje marreveshje te re,ndryshe nuk na japin europen! Ne fakt,greket jane te famshem per bllofe,por kete te fundit nuk ka njeri ta besoje,Greqia eshte 0,por akoma ka nga ata pushta qe per hir te rehatise se bythes se tyre jane gati ta pranojne kete skandal !

Per ta mbyllur,ti je vetem nje ushtar i vogel,nje felliqesire,qe pshurr siper cdo deshmori,cdo rilindasi, cdo patrioti e qytetari te thjeshte, te ndershem ,qe pavaresisht mjerimit,kane dhene gjakun dhe shpirtin ,per nje te mire te perbashket! Ti je nje KOQE,nje hic,qe cdo nate sheh ne enderr kufirin grek me Italine,por dhe ligjet ne leter mor kaqol,nje dite do behen hi, por toka dhe deti kuq e zi,do te jene gjithmone krenare ne perjetesi !

Submitted by lol (not verified) on

o piskopat,nqs miratohet marreveshja me grekun,kufiri detar grek vjen deri ne brigjet e vlores,fiks me VORION,cfare koicidence !

ps: perse nuk e con greqia ne gjykaten nderkombetare ceshtjen,ta provoje njehre,shko dhe ti si avokat!

Submitted by @kevinjon@ (not verified) on

O Xhimi,

Cfare problemi ke o derezi? Po i sqaron gjerat sikur vlen me shume ekonomia naftes greke me shume se territori shqiptar. Ti nuk i futesh fare thelbit te problemit fare. I sqaron gjerat sikur territoret shqiptare qenkan prona te ekonomise boterore?.

1)- Greqia ka interesin e saje per nxjerrjen e naftes ne detin jon dhe territori shqiptar e pengon ate sepse nuk deshiron te ndaje fitim me shqiperine por te beje tregti e perfitoje duke na e hedhur ne. Per kete ajo nuk stepet as nga shantazhet dhe as nga presionet qe i ka zakon ne kurriz te fqinjeve. Qe nga Turiqa, Bullgaria, Maqedonia dhe Shqiperia.

2)- Greqia ka interesin e saje per te qene kufi direkt me Italine ne Jon. Do te rrise influencen me tej per shkaqe jo vetem ekonomike, por politike e ushtarake. E gjithe kjo duke gllaberuar territore shqiptare nen preteksin e sqarimit te kufijve.

3)-Greqia Kerkon te stepe me nje marveshje te sotme nje kerkese te neserme te shqiperise per ri-kthim te pronave e territoreve historike te shqiperise ne krahinen e camerise. Sa me shume e sa me thelle te futet ajo ne pjesen shqiptare aq me te pamundur dhe aq me qesharake mund te konkludoje nje pretendim i shqiperise per tu ri-zgjeruar me poshte ne kufijte natyrale te saje.

4)-Greqia eshte shtet i BE-se dhe sillet me shqiperine si Rusia me Gjeorgjine. Ne fakt duhet te ishte Greqia motori dhe ndihmesi me i madh i shqiperise per tu zhvilluar e stabilizuar me kohe ne BE-ne e sotme. Lexo se cfare kane bere Gjermanet e Austriaket per shtetet e tyre fqinj te kampit komunist dhe krahaso cfare ka bere Greqia me Shqiperine qe ne fakt ka pasur rolin dhe detyrimin e njejte kur u rrezua komunizmi.

5)-Greqia ka pretendime territoriale te shqiperi dhe per kete investon ne cdo fushe qe i intereson. Nuk mjafton kjo per te dyshuar per qellimet e greqise ndaj shqiperise?

Xhimi, Eshte Greqia ajo qe po detyron shqiperine te beje te tilla marrveshje prandaj kur te thuash se "duhet te percjellim zgjidhje per kete ceshtje" ti harron se territoret nuk jane aty per te gjetur ne zgjidhje se kerkon ti gllaberoj tjetri. Ekonomite shkojne e vijne territoret shkojne e nuk kthehen me!!!

Ke pak intelekt dhe jo kaq vrazhdet.

kev

Submitted by italo-shqiptari (not verified) on

Analize sintetike por e shkelqyer, nuk ka ç'ti shtosh me asnje fjale Kev!

E perseris per ata qe ende nuk e kane kuptuar: ky Xhimaqis, nje tjeter qe firmos "franko" dhe keshtu me radhe, "Poseidon", "Leonidha i Spartes", "dashnori", "VIVA", "Akilis", "Robert Prifti", "Denis" e ca zagare shqipfolesa minorithare te tjere, te instruktuar e nen pagese nga Asfalia dhe mjekerroshi Janulle pederracka, prej nje kohe te gjate shkruajne ose me mire zhgarravisin fyerjet me te uleta ndaj shqiptareve ne Shekulli dhe Temaonline.

Submitted by Bard (not verified) on

Ej, nje pyetje qe s'ka lidhje me shkrimin: E keni pare gjekundi Artan Hoxhen se s'ma kane zene syte keto kohet e fundit? Se e shihnim shpesh, ne televizione, gazeta, pritje-percjellje etj,etj, etj., prandaj po pyes. Dhe thuani pastaj qe Sali Berisha nuk eshte per hapjen e dosjeve te bashkepunetoreve; Njeren e hapi vete, madje te nje bashkepunetori mjaft te cmuar per te.

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Bard.As mua nuk ma kane zene me syte kohet e fundit.Saliu,ashtu si e ka zakon,i hapi dosjen Artan Hoxhes qe ka qene bashkpunetor i sigurimit te shtetit.Menjefjale i beri nje mut ne turi.Ashtu si e ka Saliu.Bashkpunetoret e tij i mban afer dhe i shtrydh deri sa i hyjne ne pune,pastaj u nxjerr dosjet dhe i flak.Per kete i pi dolline Saliut,ngaqe ashtu ua ben te gjithe bashkpunetoreve te tij.I menderos dhe i degjeneron.Ata qe i binden si kamikaz i mban afer deri ne fund sa te deshiroje.Pse,ca mendon ti,se Salistanet i shkojne nga mbas te gjithe nga deshira??Ata qe nuk i shkojne me deshire,u hap nga nje dosje dhe i shantazhon.Artan Hoxhen si pervers kriminel qe eshte Saliu e menderosi per qejf,per te u dhene sinjal bashkpunetoreve te tjere,qe nese nuk me bindeni mua,do ju ndodhi si Artan Hoxha,ngaqe ato kohe ndonje deputet i PD-se deshironte te shkonte me FRD-ne.Ne mesjete varja e kriminelit ne shesh,nuk ishte vetem poer te i marre jeten Kriminelit,por me teper per te trembur popullin.Hapja e dosjes se Artan Hoxhes ishte per te trembur te lekundurit brenda PD-se.Ua bej si Artan Hoxha dhe ju te tjereve ishte mesazhi.Theri Artanin qe te kuptonte Mark Marku apo ndonje tjeter.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.