Sundimi i Tmerrit

Ndërsa në shtetet e Europës Lindore përpunimi faktik dhe moral i komunizmit ka filluar të paktën pjesërisht, në Shqipëri nuk ndodh pothuaj asgjë. Shoqëria është akoma shumë e kushtëzuar nga koha e Enver Hoxhës, për të guxuar të hedhë vështrimin e saj në tmerret e së kaluarës.
Tridhjetë vjet më parë, Republika Popullore e Shqipërisë ishte Korea e Veriut e Europës. Diktatori Enver Hoxha, sundues që prej 1944-ës, e izoloi vendin dhe banorët e tij nga pjesa tjetër e botës. Shqiptarët e izoluar u indoktrinuan se ishin avangardët e komunizmit botëror, ruajtësit e vetëm të ortodoksisë së vërtetë marksiste-staliniste pas devijimit të Bashkimit Sovjetik mbas vdekjes së Stalinit dhe largimit të Kinës prej mësimeve të Maos. Kësisoj, Shqipëria ishte e rrethuar prej armiqve, nga “imperialistët” në Perëndim, “monarkofashistët” në Greqi, “titistët” jugosllavë në lindje dhe veri. Edhe brendapërbrenda “popullit të rrethuar” rrinin në pritje kundërshtarët, të cilët duhet të luftoheshin pa mëshirë, mbi të gjithë “poliagjentët”, si Mehmet Shehu, bashkëluftëtari i fundit i Hoxhës nga koha e partizanëve në Luftën e Dytë Botërore dhe për shumë vite ministër i Brendshëm dhe Kryeministër, i akuzuar më 1981 si spiun i shumë fuqive të huaja dhe, sipas gjasave, i shtrënguar të vrasë veten. Frika e rrethimit u vizualizua me ndërtimin e qindra mijërave bunkerëve, një deri katër vetësh, prej të cilëve do të sulmoheshin pushtuesit. Kritikët e programit absurd ushtarak dhe ekonomik u ekzekutuan në vitet ’70.
Vazhdimësi e fortë elitash
Bota përtej nuk merrte asnjë informacion mbi luftën për pushtet të komunistëve shqiptarë apo mbi kushtet e jetës së qytetarëve. Kështu, Shqipëria u kthye në vendin më të mistershëm të Europës, një vend rreth të cilit edhe vetë atyre pak specialistëve shpesh nuk u ngelej veçse të spekulonin. Perëndimi e vështronte me rrëqethje këtë diktaturë, që sa e parrezikshme ishte për fqinjët e tij, aq penetruese ishte në jetën e njerëzve të kyçur në Shqipëri. Vetëm pak grupe të vogla maoiste-leniniste, si p.sh. ato në Republikën Federale Gjermane, e glorifikonin vendin si një parajsë socialiste mbi tokë.
Çfarë dimë sot rreth Shqipërisë enveriste? Përgjigjja është deziluzionuese: Në Shqipëri, historianët e lidhur me partinë i shmangen Epokës së Komunizmit. Varianti zyrtar i historisë paraqitur nga Akademia Shqiptare, për t’iu shmangur çdo lloj saktësimi të termave dhe, si rrjedhim, edhe vlerësimit ideologjik, flet për “kohën e pasluftës”. Vazhdimësia e elitave në politikë dhe në shkencë është e fortë. Nëse flitet për epokën komuniste, kjo ndodh në mënyrë tepër të politizuar dhe emocionale. Ai përpunim kritik që ndodh i dedikohet iniciativës së disa intelektualëve të angazhuar të shoqërisë civile, si Fatos Lubonja dhe Revista e tij “Përpjekja”, ose Ardian Klosi, ndarë pak kohë më parë nga jeta. Këta, dhe kolegët e tyre, kur kërkojnë një debat mbi pasojat e diktaturës shumëvjeçare, përballen shpesh me urrejtje të pastër.
Lexuesi shqiptar gjendet përballë një bulevardizimi të fortë të kujtesës, që kryhet nga gazetarë të orientuar nga sensacioni dhe ish-kuadro të partisë, që në kujtimet e tyre përshkruajnë merita të pretenduara personale para vitit 1991 dhe persekutimin e tyre të supozuar më pas. Kur publicisti Blendi Fevziu botoi para pak kohësh biografinë e parë të Diktatorit, libri i mbushur plot anekdota pati një sukses të madh te publiku. Por simpatizantët e regjimit u irrituan me zë të lartë; në Ferizajn kosovare, madje, libri u dogj, shenjë se Enver Hoxha, si një udhëheqës i fortë, nuk glorifikohej vetëm në epokën jugosllave.
Arkivat e shërbimit sekret, të frikshmit Sigurimi, vazhdojnë të qëndrojnë kryesisht të mbyllura. Prej viteve nëntëdhjetë ato përdoren si prej kundërshtarëve të papajtueshëm “socialistëve” postkomunistë ashtu edhe prej “demokratëve” në krye të pushtetit, të cilët përtej retorikës janë po aq të lidhur me regjimin e Hoxhës, mbi të gjitha, për të diskretituar kundërshtarin politik. Trashëgimia e rrjetit të plotë të spiunëve të regjimit të Hoxhës përfaqëson sot një dollap helmesh të shoqërisë shqiptare, prej të cilit ushqehen thashetheme dhe dyshime.
Edhe jashtë Shqipërisë interesi dhe dija mbi diktaturën e Hoxhës janë minimale. Se sa i vështirë është klasifikimi i sistemit e tregoi një takim i historianëve të rinj bashkëkohorë në fillim të vitit në Vjenë: teksa për RDGJ dhe Çekosllovakinë e viteve shtatëdhjetë – tetëdhjetë shkenca flet për “shtete socialiste” dhe e sheh të tejkaluar tashmë teorinë e totalitarizmit, vlerësimi i historianit të ri shqiptar, se Shqipëria duhej konsideruar si një sistem totalitar ngjalli çudi e, madje, refuzim.
Shoqëria e transformuar
Ashtu si në regjimet e tjera komuniste, edhe në rastin e Shqipërisë interpretimet luhaten midis theksimit të dhunshmërisë së regjimit dhe ndryshimeve që ka arritur një “diktaturë modernizuese”. Është e padiskutueshme që komunistët e transformuan shoqërinë e tyre: Industrializimi, një nga kolektivizimet më radikale të tokës në Europën Lindore, ndërtimi i një infrastrukture arsimore, shkencore dhe transporti, alfabetizimi i një populli gati të paarsimuar, ndalimi i feve dhe barazia formale e gruas e ndryshuan rrënjësisht shoqërinë që më 1945 ishte akoma osmane.
Por regjimi ndërtoi edhe një sundim të terrorit. Ai erdhi në pushtet i dalë nga një luftë civile (1941-1945) kundër partizanëve jo komunistë me mbështetjen e Jugosllavisë së Titos; eliminoi elitat e vjetra kulturore dhe shoqërore; veproi në mënyrë klanoredhe mirëmbajti deri në vitet tetëdhjetë kampe ndëshkimore, ku me mijëra detyroheshin të punonin në kushtet e një skamjeje të tmerrshme. Emigracioni u ndalua kurse migrimi brenda vendit u kufizua radikalisht: Populli shqiptar, migrues klasik, u burgos me plot kuptimin e fjalës. Regjimi u imponoi shtetasve të tij orientime të ndryshme: Mbas Jugosllavisë (deri më 1948) pasoi Bashkimi Sovjetik (deri më 1961) e më pas Kina maoiste (deri 1978) si fuqi proteksioniste, të cilat sollën parà për mbështetjen e ndërtimit të industrisë dhe ideologjisë, parà të cilën Shqipëria nuk ishte gati t’i kthente, gjë që shpjegon shumë herë më mirë sesa histeria ideologjike prishjen me fuqinë proteksioniste të radhës.
Shqipëria importoi “revolucionin kulturor” të Maos, por i dha atij edhe karakteristika të vetat: Duke filluar prej viteve shtatëdhjetë, nacionalizmi arriti kulmin e tij dhe prejardhja e shqiptarëve prej ilirëve u kthye në doktrinë shtetërore. “Njeriu i ri” i llojit shqiptar nuk duhej vetëm të kapërcente të gjitha pengesat e natyrës, të kishte ndërgjegje klasore, të ishte i shëndetshëm dhe i fuqishëm ashtu si modeli i tij shembull sovjetik dhe kinez, por ai duhet të ishte edhe një nacionalist i bindur dhe ateist.
Dekretimi i ndalimit të fesë më 1968, i cili u zbatua me një brutalitet të jashtëzakonshëm, e ktheu Shqipërinë, të paktën zyrtarisht, në shtetin e vetëm ateist të botës. Stalinizmi dhe nacionalizmi, me theksin te kjo e fundit, përbënin ideologjitë bazë të regjimit. Brenda këtij nuk mungonte as larja e hesapeve mes kuadrove të lartë të partisë, që i tërheq vazhdimisht historianët te komunizmi: Hoxha, në “spastrimet” e tij, ndiqte me zell shembullin e Stalinit. Në këtë kontekst harrohet shpesh fakti që viktimat e tij ishin vetë gjithashtu përgjegjës për krime të rënda. Nomenklatura e Hoxhës i ngjante në shumë aspekte asaj të Stalinit: një klan që kishte në dorë edhe pushtetin edhe të mirat materiale.
Në Shqipëri mbizotëron sot më shumë interesi te personat sesa te çështjet e strukturave sociale. Për shembull, sesi ndërtimi i një metalurgjiku gjigant e shndërroi qytetin osman të Elbasanit në një kombinat dhe qytetarët e tij në rrotëza të një mekanizmi industrial, sapo ka filluar të hulumtohet. Mbetet akoma për t’u analizuar nëse barazimi i brohoritur propagandistik i gruas solli vërtet një përmirësim apo thjesht një ngarkesë të dyfishtë në familje dhe në pune. Sesi izolimi i vendit ndryshoi edhe vetë jetën private të njerëzve po bëhet gjithmonë e më e qartë: nga frika, shpesh heshtej edhe në rrethin më të ngushtë familjar.
Sigurimi kishte vendosur një sundim të terrorit. Kontrolli i regjimit mbi çdo gjë që ndodhte i ngjante skenave Orwell-iane, si p.sh. kur klasa punëtore mallkonte me parulla urrejtjeje grupet e politikanëve të rrëzuar. “I jemi betuar Partisë dhe shokut Enver se do t’u qëndrojmë besnikë dhe se jemi gati t’u falim jetën tonë, sepse jetën dhe fatin ia dedikojmë Partisë.”
Raporte të shërbimit sekret tregojnë edhe se ku gjendeshin rezervatet e vogla të privates, veçanërisht në periudhën e fundit të regjimit: në zonat kufitare njerëzit i drejtonin antenat nga vendet fqinje dhe u justifikoheshin kontrolluesve se drejtimin ua kishte ndryshuar era. Në fshehtësi praktikoheshin madje edhe rite fetare. Por edhe pse hapësirat private ishin tepër modeste, në fillim të viteve tetëdhjetë Partia përforcoi luftën kundër asaj pak prone private që i kishte mbetur fshatarit. Kësisoj, me përjashtim të nomenklaturës së furnizuar mirë në lagjen e rrethuar të “Bllokut”, që e përkëdhelte veten me qumësht të freskët dhe spaghetti italiane, në fund të kohës së Hoxhës në Shqipëri mbizotëronte varfëria e madhe dhe mungesa e furnizimeve.
E mbrujtur me trashëgiminë e Hoxhës
Për të kuptuar Shqipërinë e Hoxhës duhet të dimë më shumë për njerëzit që mbështetën atë dhe ndërtimin e komunizmit, që kontribuan në luftën pa mëshirë kundër atyre që mendonin ndryshe. Botëkuptimi manichais-t (manikeist) i Hoxhës shpjegon pjesërisht paaftësinë për dialog e kompromis të elitës së sotme politike. Asaj nuk i bie në sy se sa shumë e mbrujtur është me trashëgiminë e Hoxhës. Për këtë asaj do i duhet të mësojë që të flasë mbi të kaluarën (edhe mbi atë personale) dhe që të gjejë një gjuhë për atë që ka ndodhur. Por koha e Hoxhës ka mbrujtur të gjithë shoqërinë shqiptare. Prandaj, çelësi për të kuptuar të kaluarën dhe të sotmen e Shqipërisë nuk është te vështrimi nga udhëheqësi komunist, por te pyetja se cilët ishin njerëzit e thjeshtë që kontribuan për komunizmin. Deri atëherë, shumica e shqiptarëve janë të vendosur të mos i hedhin sytë në këtë pasqyrë.
*Marrë nga Neue Zürcher Zeitung. Përktheu: Selfmaderadio.
Comments
Ne Europen Lindore jane popuj

Ne Europen Lindore jane popuj europian.

Ne Shqipni asht nji popull i perdhier me turqit, prandej shqiptaret nuk e kan kulturen europiane dhe nuk e dijne se çka asht DEMOKRACIA, por dijne se çka asht e kunderta - TEOKRACIA islame e popujve aziatik te Arabise Saudite.

O Paul, jo gjithcka eshte
O Paul, jo gjithcka eshte europe e islam. Ka europe e kishë, europe e hitler, europe e fashizem nazizem, europe e komunizem etj. dhe pervec ksaj ka edhe kontinente tjera qe mbijetojne edhe pa qene europe.
Sipas Paulit, per te keqiat e

Sipas Paulit, per te keqiat e Europes duhet folur ne kohen e kaluar, kurse per te shqiptareve ne te tashmen - je kunderthenes me veten tende.

Po ti qenke nje i marrosur fetar, sepse ngaterron perkatesine gjeografike me perkatesine fetare o i shkrete.

Ketu po flasim per shkrimin e Shmitit: ty nuk te ben fare pershtypje qe Shmiti gjithmone flet per "nacionalizmin" e shqiptareve, nderkohe kur shqiptaret vetem per shtet nacionalist nuk mbahen se perndryshe do ishin perkujdesur sadopak per mireqenien e shqiptareve jashte kufirit. Dhe ketu po flas vetem per nacionalizem te shendetshem. Po ky Shmit harron qe vete nacionalizmin kush e polli dhe kush e miremban? Po ajo Europe qe ndryshe flet e ndryshe ben. Nuk e sheh Shmiti po as edhe ti qe shqiptaret jane te rrethuar me vende fashiste te cilat vuajne nga nacionalizmi i semure e ende duan t'i rrembejne trojet e shfarosin shqiptaret.

Po ju me siguri jeni te paguar ashtu si edhe Shmiti.

Vihet re se propaganda e

Vihet re se propaganda e Enver Hoxhes eshte akoma e rrenjosur thelle ne mendjet tuaja. Se ndryshe nuk mund te shpjegohet fiksimi juaj se Schmitti apo te tjere qe kane te njejten mendim qenkan te paguar. Nuk e kuptoni qe beheni qesharake dhe tregoni injorance dhe jo dije e mendjehaptesi.

Po ti Paul i referohesh atyre

Po ti Paul i referohesh atyre kohrave, prandaj koha e shkruar ne foljen time eshte koherente me tenden.

Mban mend ti nje levizje qytetare a grupacion politik a klase intelektuale nder shqiptare qe synojne Azine apo kontinentet tjera ? normal se jo. Tjeter eshte komentuesi Paul, ka qendrim personal, nuk perfaqson askend.

Nese ke zgjedhe te merresh me fene, e te sqarosh gjithcka nga ai kend, me mire me heret kapu per islamin Paul.

Te shkruan nje ateist.

Ai përpunim kritik që ndodh i

Ai përpunim kritik që ndodh i dedikohet iniciativës së disa intelektualëve të angazhuar të shoqërisë civile, si Fatos Lubonja dhe Revista e tij “Përpjekja”, ose Ardian Klosi,

seriozisht e ka ky schmit - i qe ardian klosi shkruante kunder sistemit diktatorial.ja fut kot plako

nuk mund te shkruante kunder vetes vete klosi.ai edhe kur behej thirrje qe historianet te shkruanin historine e diktatures,dilte kunder.

ti thua qe :

libri i mbushur plot anekdota pati një sukses të madh te publiku.

ty te duken anekdoda urdherat me shkrim per vrasje te diktatorit dhe pastaj fillon nga ankedotat e tua :

Raporte të shërbimit sekret tregojnë edhe se ku gjendeshin rezervatet e vogla të privates...: në zonat kufitare njerëzit i drejtonin antenat nga vendet fqinje..... . Në fshehtësi praktikoheshin madje edhe rite fetare. Por edhe pse hapësirat private ishin tepër modeste, në fillim të viteve tetëdhjetë Partia përforcoi luftën kundër asaj pak prone private që i kishte mbetur fshatarit. Kësisoj, me përjashtim të nomenklaturës së furnizuar mirë në lagjen e rrethuar të “Bllokut”, që e përkëdhelte veten me qumësht të freskët dhe spaghetti italiane, në fund të kohës së Hoxhës në Shqipëri mbizotëronte varfëria e madhe dhe mungesa e furnizimeve.

po cfare raportesh te sherbimit sekret na thua.keto gjera i dinte i gjithe populli dhe antenat i benin te gjithe shqiptaret.

keto qe thua ti jane barcaleta se te duket sikur po na thua gjera me rendesi te madhe.

sa te kane paguar te shkruash keshtu,se keto gjera qe thua e mbrojne rregjimin diktatorial duke e katandosur historine ne antena tv.

Nqs Schmidt arrin te kuptoje

Nqs Schmidt arrin te kuptoje se perderisa sot ekzistojne po ata faktore presante ne jeten e Shqiperise, ato realitete shperberese dhe shkaterruese qe e lane nje popull te tere pa pune, pa buken e gojes, pa arsim, pa dinjitet, ne rruget e botes, pa ligje dhe nen meshiren e fuqive te huaja, mund te pohonte se komunizmi mund te kete qene e keqja e pashmangshme e Shqiperise pas luftes se dyte boterore.

Pse nuk kuptohet ky komunizem? Pse populli shqiptar nuk ben dot katharsis?

Sepse faktoret shkaterrues te ekzistecens jane sot aq gjithe prezente sa komunizmi ,si forme reagimi, nuk perben aspak cudi ne subkoshiencen e ketij populli.

Por me vjen cudi qe nuk e kupton kete as Schmidti. Duke nisur nga parimet vlerave universale te te drejtave te njeriut, ai duket se ben nje fluturim nga realiteti politiko-historik.

Pseudo-historiane si Shmiti

Pseudo-historiane si Shmiti kerkojne te na fusin ne koke propaganden e tyre thellesisht antishqiptare. Shkrimi i tij eshte i mbushur me te verteta te pjeseshme dhe me opinione thjesht vetanake. Kjo s'eshte menyra e te shkruarit te historise dhe fakti qe Shmiti eshte i huaj nuk e ben domosdoshmerisht te paanshem dhe te drejte ne rrefimet e tij.

Shkurt, Shmito, nuk e hame me ate kokerr ulliri!

Nese Schmitti na qenka

Nese Schmitti na qenka pseudohistorian cfare jane historianet tane atehere?

Shkrimi e nderuar Arjeta eshte shkrim publicistik, eshte botuar ne gazeten e Zyrihut, prandaj mos akuzo per menyren e shkrimit te historise dhe te vertetat aty qe per fatin tend te keq nuk jane aspak bindje vetjake, por jane rezultat i kerkimeve, pikerisht te atyre kerkimeve qe historianet tane nuk i bejne,sepse se pari nuk dine gjuhet e huaja per te punuar ne arkiva dhe e dyta nuk dine metodat e reja shkencore por punojne akoma me metodat e viteve 50. Ne punen e Schmittit nuk do te gjeni asnje fije antishqiptarizmi, por jeni shume larg per te kuptuar nivelin e shkrimeve te shmittit.

Asgje te re nga fronti i

Asgje te re nga fronti i perendimit!!

Schmidti nuk e ka haberin e Shqiperise dhe shqiptareve (di shqip ky shmidi?)

E para, Shmidi ngaterron partizanet dhe ata qe luftuan pushtuesit naziste e fashiste me sistemin diktatorial qe enver hoxha krijoi pas luftes. Lufta nacionalclirimtare ishte nje lufte kunder pushtuesit dhe jo lufte civile. Nuk ka evidence per te kunderten. Vetem parrulla propagandistike qe Shmidi ka qejf ti perserise ketu. Mesa duket nga urrejtja per shqiptaret do ti beje ata te duken se nuk kane luftuar pushtuesit por mes vedi.

E dyta, ajo qe i pengon njerezit sot te shikojne pas dhe te gjykojne krimet e komunizmit, eshte fakti se komunistet e djeshem jane sot te veshur me pushtet ne te gjithat pushtetet. Bijte e tyre jane sot deputet, kemi nje kryeminister qe deri dje pushonte nga puna njerezit me cen ne biografi, drejtesia eshte mbushur me hetuesit e djeshem, ndersa te persekutuarit e djeshem shperblehen me pak se oficeret e larte te komunizmit.

Komunistet jane akoma ne pushtet! vetem se tani jane bere bisnessmena me pasurite e popullit. Ata jane oligarkia e "feudalizmit" shqiptar.

Shmidi nuk e kupton dot shqiperine dhe shqiptaret.

I nderuar Rolandb, Z. Schmitt

I nderuar Rolandb,

Z. Schmitt e njeh Shqiperine dhe Shqipetaret me mire se cnjohim ne veten. Nuk ka asnje urrejtje ndaj Shqiptareve te Schmitti perkundrazi, por perpara se te akuzosh te tjeret per mosnjohje ben mire qe te njohesh vete te tjeret perpara se te shkruash fjale te liga. Z. Schmitt flet ne artikull pikerisht per vazhdimesine e elitave por qe te kuptosh nje shkenctar te duhet me shume pergatitje dhe jo mbetje propagandistike anti-perendimore e kohes se Hoxhes.

Edhe dicka tjeter. Ajo qe e

Edhe dicka tjeter.

Ajo qe e pengon shqiperine te ece perpara eshte mungesa e edukimit. Niveli shume i ulet i shkollave dhe universiteteve.

Qe te gjykosh te kaluaren, cilado qofte ajo, duhen njerez te shkolluar, shkencetare te mirefillte, jo propagandiste masash si ata te regjimit kriminel te enver hoxhes. Tani edhe ata qe e shikojne te kaluaren nga kendveshtrimi anti-komunist, e gjykojne ate me emocion, me mllef. Shkenca nuk njeh emocion. Shkenca njeh vetem gjurmim te dhenash dhe arsyetim. Dhe ajo do mendja shkenctari. I mungojne keto Shqiperise.

paul i nderuar edhe pak kohe

paul i nderuar edhe pak kohe nga turqit edhe islami perdhihet edhe europa edhe ti jasht ose mbrenda saj ,,,,fiskoje mire kete ,,,,,sepse greket e perendimi e europa krejt (e kultures sipas teje ) nuk ka shpetim pa ato me te fundit

Pergjigjen disa komentuesev

Pergjigjen disa komentuesev ketu, paseardhes te renegatit Hamza Kastriotit trathetar shqiptar qe mori krahun e anmikut turk, ua ka dhane profesor Sami Repishti:

Ketu ma poshte po jap nji pjese te nxjerrun nga “Pershendetje te gjithe vllezenve dhe motrave shqiptare: gezuar vitin 2000 “ , nga Profesor Sami Repishti, Badwin, New York, USA 01.01.2000.

“….Mbas vdekjes se Skenderbeut traktati i 1479-s ne mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman te Shqiprise. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperise pikrisht ne nji kohe kur era frymedhanse e Renaissances dhe idete fisnike te Humanizmit po krijojshin nji Europe te Re me nji etje garantuese per njohuni te reja, per hapsina dhe nji bote te re me nji zhvillim te lire, te pakufizueme te shpirtit kerkues e thellesisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar – qe mbetet gjithhere nji çeshtje krejtesisht intime per çdo ndergjegje personale – okupacioni otoman ka nxjerre Shqiperine nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar ate te jete nji krahine e harrueme mbrenda nji perandorie te mbyllun, me kulture te kundert nga ajo e Europes, qe po rilindte ne Perendim….“

Paul, ngushellime. Skenderbeu

Paul, ngushellime. Skenderbeu kish vdeke. Lexova nga fjalimi ne 'bold' nga Sami Repishti. (demagog diku ne N.Y, qe nuk paguan ndonje takse per shtetin qe eshte fute ne NATO, do jete ne BE, po nga keta Hamzate e beduinet qe i sheh shpesh ne enderr te se kaluares).

aman,edhe per kohen qe kemi

aman,edhe per kohen qe kemi jetuar vete po na ben historira ky djaloshi?Mire per skenderbeun,qe s'e patem rastin ta kemi moshatar,por jo ore shoku per kohen e enverit.Nuk jane pjella e enverit keta salinjte e sotem,jane pusher te Perendimit,dmth shesin drogen e demokraleshit dhe bejne para me thase,per vete dhe per legenet e Amerikes.Sa per enverin,ai qe i fiksuar per socializmen dhe u be ajo qe u be,por ishte i tjeter fature.Hajde,na gjej ndonje gje per pellazget,por aman,mos na i bej sllave te jugut edhe ata,se na morre me qafe pastaj.

E falenderojme Z. Schmitt per

E falenderojme Z. Schmitt per artikullin e shkelqyer qe ka shkruar dhe per te vertetat qe ne historianet tane na i mohojne, por mbi te gjitha per rolin qe ai po luan ne iluminimin e mendjes se te rinjve.

Add new comment