Zike Pallaska shpjegon Shqipërinë në këtë 100 vjetor (II)

Revista Java ka nisur një bashkëpunim me Pëllumb Kullën. Në një rubrikë me titull “Zike Pallaska shpjegon Shqipërinë në 100 vjetor” publikohen çdo javë katër a pesë shprehje satirike të …. Zike Pallaskës pra. Dhe merret vesh se Zike Pallaska është Pëllumb Kulla d.v. Ja disa prej frazave të Kullës të publikuara në dy numrat e fundit:
Pritet që këto ditë në kodin penal të miratohet një nen që trajton shpifjet. Neni i ri saktëson: kush thotë se tek ne nuk ka liri, do të futet në burg!

Në Londër kryeministri ynë, vajtur për hapjen e lojrave olimpike, ftoi edhe 14 kryetarë të tjerë shtetesh që të na urdhërojnë këtu për kremtimet e 100 vjetorit. Kryeministri ynë kish harruar se tre prej tyre i pat ftuar dhe më parë. Dhe bile që të tre ata i patën thënë: po! Qejf o qejf që do bëhet në Tiranë më 28 nëntor!

Në vitin ’92, një rruge të qytetit tonë, i patën hequr emrin e dëshmorit Rushit Bilbili dhe i patën vënë emrin e një deputeti të Zogut, pushkatuar nga Enveri e që quhej, rastësisht, Bilbil Rushiti! Socialistët në ’97 erdhën në pushtet. Ia hoqën rrugës pllakën e re dhe ia rikthyen rrugës emrin e parë, të partizanit. Më 2005 u rikthyen këta të Berishës: e hoqën pllakën me emrin e partizanit Rushit Bilbili dhe e vunë përsëri atë të deputetit Bilbil Rushiti. Kështu ajo rrugë ka mbetur thuajse me po atë emër, por çdo tetë vjet, një herë e ka Bilbilin prapa e një herë e ka Bilbilin përpara!

Vajzat që shkojnë me turistët nëpër hotele dhe ndajnë krevatin me ta, nuk janë vajza të pamoralshme por, thjesht, vajza që natën kanë frikë të flenë vetëm.

Njerëzit janë të shqetësuar që edhe kryeministrit do t’i hiqet imuniteti. Qetësohen disi kur e dijnë që Berishën e ruajnë 67 badigardë; që ai ka me vete Ministrinë e Mbrojtjes dhe ushtrinë (megjithë armatimet e lehta dhe të rënda!), flotën ajrore dhe detare; aq më mirë që nën urdhërat e tij është Ministria e Brendshme dhe Gjykata e Lartë e Republikës. Mban dhe jelek antiplumb që nuk e heq as kur bën dush! Por… mirë do të qe të kishte edhe imunitetin!

Tek ne dënimi me vdekje është i hequr me ligj, por kriminelët nuk e dijnë këtë dhe vrasin për ditë.

Këtë vit të 100 vjetorit temperaturat parashikoheshin 42 gradë në hije! Por kjo nuk u vërtetua e nuk vërtetohet dot, ngaqë tek ne nuk gjen hije për be. Tërë pyjet janë prerë!

Ti pyet përse kryeministri kërkon që shifrat e statistikave shqiptare të jenë në varësi të tij?! Pyet përse statistikat duhet të dalin nga zyra kryeministrore?! Kjo është në të mirë të vendit, or mik! A e pranon ti, që Amerika është vendi më i mirë në botë? E pra, tani që shifrat i shpall vetë Berisha, baj-baj, Amerika! Vendi më i mirë në botë do të jetë këtu, ku jemi ne!

Një katundar zbriti në kryeqytet dhe pyeti se si mund të bëhej milioner. Bëhesh, i thanë, po të merresh me politikë. Katundari pyeti se çfarë ishte kjo politika. I thanë është një zanat që ushtrohet duke u kujdesur për fatet e kombit. U bënë njëzet vjet tani, që katundari kujdeset vetëm për fatet e kombit!

Futja e Shqipërisë në Europë është një premtim madhor i Berishës. Por ai thotë se këtë e ka në dorë Opozita. Për të mbajtur premtimin solemn që u ka bërë shqiptarëve, Berisha ka vendosur të kalojë vetë në Opozitë.

Shkollat më të rëndësishme në këto 100 vjet në Shqipëri kanë qenë Instituti i Kulturës Sportive dhe Fakultetit i Mjekësisë. Studentët nuk shkojnë atje për t’u bërë trainerë, pediatër dhe kardiologë, por deputetë, ministra dhe kryeministra. Kështu, në këto vitet e qindshes së dytë, fatet e vendit do të jenë në dorën e mundësve!
Comments
O Mustafa, hiqe kete qe po

O Mustafa, hiqe kete qe po ben sacme se eshte bajat.

Ha-ha e forte kjo. Mire e

Ha-ha e forte kjo. Mire e ke, bajat edhe me sacmet edhe me humorin pa kripe.

Kur nuk qesh dot me humorin e
Kur nuk qesh dot me humorin e Kulles atehere me siguri keni ndonje problem.
Cdo artist humori nga disa

Cdo artist humori nga disa pelqehet dhe nga disa jo, shijet nuk diskutohen. Nqse mua me pelqejne vellezerit Marx dhe juve jo atehere une nuk mund te deklaroja se ju keni probleme.

Cdo artist humori nga disa

Cdo artist humori nga disa pelqehet dhe nga disa jo, shijet nuk diskutohen. Nqse mua me pelqejne vellezerit Marx dhe juve jo atehere une nuk mund te deklaroja se ju keni probleme.

Po si mund te qeshesh me

Po si mund te qeshesh me humorin e tij? Vete fotoja e tij flet me qarte se fjalet e shkruara. Ja ka futur gazrave dhe ka zene hundet e veta se nuk i pelqejne ajo ka ka shkruar per te tjeret, duke menduar se te tjeret i marrin ere. Humori i tij eshte humor i shekullit te kaluar dhe nuk ka fuqi te mbijetoje ashtu si nuk mbijetoi dhe A. Llakaj.

Add new comment