Arkiv-Op-Ed

Mafia universitare nuk është konvencion

Postuar në 09 Maj, 2012 04:52

Sikur të na kërkohej një titull për telenovelën e diplomës false të Bossi-t junior, ajo mund të ishte “Shërbimi i madh i një idioti”. Idioti Renzo ishte fati ynë. Sepse, asgjë më shumë se subjekti i tij, asgjë më mirë se diskreditimi që erdhi prej diplomës së tij, nuk do t’i shërbente denoncimit të njërës prej strukturave më kriminale të tranzicionit tonë: mafies universitare.

Diploma e Bossit, një lajm i mirë dhe një lajm i keq

Postuar në 08 Maj, 2012 04:57

Kë doni të parin, lajmin e mirë apo lajmin e keq? Meqë e keqja, zakonisht udhëton më shpejt, e mund ta keni marrë vesh ndërkohë, e fillojmë me të mirin: Renzo Bossi, i biri i Umberto Bossit, lider i Lega Nord-it, një parti sektariste e veriut të Italisë, është diplomuar në një universitet privat shqiptar. Ky lajm nuk është i mirë për shkak të teksturës së tij, por se është bërë publik duke kaluar nëpër reporterin e informaturës dhe komentaturës së mediave të dy vendeve adriatike: Italisë e Shqipërisë. Lajmi në fakt është i keq, por publikimi i tij është i mirë.

Eksporti i troftave dhe shteti babaxhan

Postuar në 07 Maj, 2012 05:16

Kritikët e diplomimit fiktiv i bien më kot në qafë shtetit shqiptar. Ky është rasti tipik i dashamirësisë së shtetit ndaj dijes dhe shoqërisë. Kam disa argumente për këtë.

Fryma e Re Demokratike

Postuar në 06 Maj, 2012 04:58

Pak ditë ma parë u prezantue në Tiranë forca ma e re politike shqiptare: Fryma e re demokratike.

Si FRD-ja si levizja Kuq e Zi janë shprehje e pakënaqësisë që mbretnon tek e djathta shqiptare, të dyja synojnë kryesisht me marrë votat e elektoratit të djathtë.

Për shumë kënd PD-ja nuk mund të identifikohet ma tout court me nji parti vërtetë të djathtë.

Betejë për mbrojtjen e shtetit

Postuar në 05 Maj, 2012 05:34

Po bëhet një lloj tradite kur, sa herë mandati i një Presidenti shkon drejt përfundimit, jeta publike, më saktësisht jeta politike e vendit, pushtohet nga shfaqje individësh dhe ngjarjesh që lidhen me pasardhësin. Për shkak të protagonizmit të këtyre individëve të joshur nga vendi i punës që pritet të zëvendësohet, po krijohet madje ideja se jemi mu në mes të një periudhe fushateske për zgjedhjen e Presidentit. Mediat tërhiqen nga kjo garë virtuale që s’të çon asgjëkund, dhe aq më tepër atje ku duhet të çojë.

Presidencialet, një garë për tu shpikur

Postuar në 04 Maj, 2012 03:00

Mbrëmë në Francë kandidatët e turit të dytë, Sarkozi dhe Hollande, u përballën për rreth dy orë e gjysëm në debatin e madh televiziv në prag të votimeve të së dielës. Debate të tilla janë një festë e demokracisë. Kandidatët “zhvishen” para publikut me duart e tyre dhe të njëri-tjetrit. Zgjedhësit e dinë se beteja bëhet për të fituar zemrat dhe mendjet e tyre. Kjo i bën ndihen sovranë dhe të gjykojnë më mirë se kush duhet t’i përfaqësojë. Shqipëria është e privuar nga kjo mrekulli. Shqipëria e zgjedh presidentin pa garë, pa presidenciale.

Fatos Nano nuk e mban dot më në duar çadrën e tij

Postuar në 03 Maj, 2012 10:27

Ai nuk është më kryetari i partisë së madhe, e cila i mundësoi për një dekadë e gjysmë të zgjidhte postet që donte dhe t’i shpërndante po aq bujarisht për të tjerët. I pambuluar, me krahë të pambrojtur, ai është sot i detyruar të bëjë një betejë të vetmuar. Për të siguruar atë që kur e pati në dorë ta merrte, e refuzoi dhe që sa herë e ka kërkuar me këmbëngulje, ia kanë refuzuar… karrigen e Presidentit. Për të arritur këtë, atij i duhet edhe sot t’i bjerë në gjunjë njeriut që e ka përdorur më tepër se gjithkush, Berishës.

Sistemi elektoral dhe manipulimi i zgjedhjeve

Postuar në 02 Maj, 2012 04:27

Debatin mbi reformën zgjedhore sot përqendrohet ose tek aspektet e administrimit me sa më shumë integritet të procesit elektoral ose te pandershmëria e sistemit aktual dhe pretendimet e partive të vogla lidhur me të. Komisioni i ngritur së fundmi dhe negociatat mes specialistëve të PD-së dhe PS-së, në fakt janë duke u përqendruar tek aspektet e administrimit të zgjedhjeve në terren dhe te ndryshimet e mundshme në Kodin Zgjedhor duke pasur parasysh rekomandimet specifike të dhëna prej OSBE-ODIHR pas zgjedhjeve të kaluara lokale.

A do të bëhet Parti ‘partia e Topit’?

Postuar në 01 Maj, 2012 04:51

Ndoshta ka trembëdhjetë, a më shumë mënyra, për ta parë një send, ngjarje apo fenomen, por më të sigurtat mbeten dy: paragjykimi dhe entuziazmi. Meqenëse ngjarja e cila shtjellohet në këto radhë ka të bëjë me politikën, mund të thuhet lirisht se entuziazmi është mall tashmë i konsumuar brenda tollovisë së spirales 21-vjeçare të postkomunizmit. Mbetet paragjykimi, dhe me të gjithsesi, mund ta fitosh më lehtë çdo bast. Kështuqë le t’ia nisim me një paragjykim.

Demokrat – i biri Ljubës!

Postuar në 30 Prill, 2012 05:12

Janë bërë shumë të mërzitshëm disa “fansa” të Boris Tadiqit (të cilët e aktrojnë “intelektualin” dhe “analistin”), të cilët sa herë që merren me analizat në relacion Kosovë – Serbi, e sidomos me situatën në tri komunat problematike në veri, nuk hezitojnë që gjithmonë Boris Tadiqin ta paraqesin “si demokrat, si proevropian dhe si njeri me vlera perëndimore, për çka edhe e ka përkrahjen e Perëndimit”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed