Arkiv-Lajme
Fundi i bojkotit dhe ndërkombëtarët
Është e lehtë për t’u thënë aposteriori, se bojkotimi i parlamentit nga ana e Partisë Socialiste nuk ka qenë një zgjedhje inteligjente dhe e frutshme. Shumëkush këtu brenda e ka mbështetur atë bojkot, duke vënë në plan të parë pasionin demokratik e shqetësimin për zgjedhje të lira e të ndershme, por bojkotimi i zgjatur, i kombinuar me beteja të forta extra-parlamenetare, e ka lënë opozitën atëmot pa mbështetje ndërkombëtare.
Alma Lama kundër Albin Kurtit: Nuk i bindem diktatit
Alma Lama, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ish-korrespondente e Top Channel-it në Prishtinë, në një intervistë për të përditshmen ‘Express’ ka dalë kundër aksionit politik të partisë së saj. E zgjedhur deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare, Lama ka shënuar momentin e parë të disidencës në Lëvizjen e Albin Kurtit. “Aktivitetet në rrugë janë të rëndësishme, por puna në institucione është më e rëndësishme”, është shprehur ajo për gazetën Express.
Demaçi mban anën e ambasadorit francez dhe qorton axhaminjtë e Vetvendosjes
Para disa ditësh kemi dhënë lajmin, sipas të cilit veprimtarë të Vetvendosjes kanë protestuar me të thirrura e me slogane kundër Bajram Rexhepit në një konferencë për shtypin, që ministri e ka dhënë i shoqëruar nga ambasadori francez në Prishtinë. Ky i fundit i ka cilësuar këto protesta të stilit fashist, e pas tij ka reaguar Albin Kurti me një shkrim polemik, por me tone korrekte e miqësore. Sot është bërë i gjallë Adem Demaçi, i cili ka mbajtur anën e ambasadorit francez në një intervistë për Tribunën Shqiptare.
Fjalët e fundit të Steve Jobs-it: Oh Wow!
Në numrin e sotëm të së përditshmes amerikane New York Times kish shkruar e motra e Steve Jobs-it, e motra në linjë biologjike (Steve Jobs ka qenë fëmijë i adoptuar, dhe me të motrën natyrale, Mona Simpson-in, është takuar vonë, kur që të dy kanë qenë të rritur). Mona Simpson është shkrimtare. Ajo në fakt është mësuese e anglishtes, por shkruan, gjithashtu, dhe këtë herë ka vendosur të shkruajë për vëllain. Është një gjë shumë prekëse ajo që i ka dalë nga duart.
Kryeministri nuk lë rast pa iu vërsulur Presidentit
Kryeministri bëri adetin sërish. Mblodhi grigjën e tij të deputetëve, dhe u recitoi diatribën e radhës, këtë herë kundër atyre që ai i grupon në Aleancën e Plehut, të cilëve u ka zgjedhur për kryetar presidentin Bamir Topi. Me këtë të fundit e filloi. Më saktë, e filloi me vendimin e tij për të rikthyer ligjin e plehrave për rishqyrtim në Kuvend, hap ky i hedhur në funksion të ushtrimit të kompetencave presidenciale: “Dua të them se qëndrimi ndaj këti ligji është nga alfa deri tek omega politik”.
Loja berishiane me borxhin e shtetit dhe propozimi i FMN-së
Në një lajm paraardhës në këtë faqe (http://www.respublica.al/artikuj/2011/10/31/qeveria-shqiptar...), kemi përmbledhur me pak fjalë një analizë të Gjergj Erebarës në gazetën Shqip. Kemi komentuar rreth kësaj analize se i bie që qeveria nuk e mat nivelin e PBB-së; ajo thjesht e përcakton aq sa i duhet ajo, në mënyrë që borxhi publik të mos e kalojë shifrën 60% të PBB-së, gjë që do të alarmonte dynjanë.
Ekspertët: Video-përgjimi i bisedës Meta-Prifti nuk është autentik
Tre ekspertët shqiptarë, të cilët u zgjodhën nga Gjykata e Lartë për të vlerësuar autenticitetin e bisedës Meta-Prifti të regjistruar nga ky i fundit, kanë arritur në përfundimin e tyre, se video-përgjimi nuk është origjinal. Ky ishte një përfundim i pritshëm pas rrëzimit të ekspertizës së kryer nga amerikanët, e në këtë kuptim nuk ka befasuar askënd.
Qeveria shqiptare nuk e mat borxhin; e përcakton aq sa i duhet
Gazetari i Shqip-it Gjergj Erebara, i cili është nga të paktët gazetarë që duhen marrë seriozisht kur flasin apo japin informacion për ekonominë, ka shkruar një dyfaqësh në numrin e sotëm të gazetës së tij lidhur me borxhin publik të Shqipërisë. Dhe aty gjendet një gjë interesante, që ka shijen e një scoop-i. Gazetari tregon në mënyrë të dokumentuar se qeveria ka trukuar shifrat financiare në mënyrë që borxhi publik të rezultojë poshtë nivelit të 60%-ëshit të GDP-së.
Helena shpjegon armiqësinë mes Kadaresë e Qoses
Në librin e sapopublikuar të Helena Kadaresë ka dhe një shpjegim të saj lidhur me armiqësinë më të bujshme në botën shqiptare, atë mes Kadaresë e Qoses. Gjithçka ka zënë fill në vitin 1997, ose më saktë, me qëndrimin ndaj asaj ngjarjeje. Sipas Helenës, Qosja është ngazëllyer atëmot, duke e quajtur atë që ndodhi një ‘revolucion të vonuar demokratik’, ndërsa Ismaili është dëshpëruar dhe e ka vuajtur shumë atë moment.
Sot dita e fundit e censusit. A ka dështuar?
Sot përfundon zyrtarisht censusi në të gjithë territorin e vendit, pasi mbush katërjavëshin e parashikuar me ligj. Megjithatë pyetja mbetet, a ka funksionuar apo dështuar regjistrimi i popullsisë ne vend. Censusi maqedonas, bazuar në model të ngjashëm, dështoi para dy javësh dhe u shty për një kohë të dytë. Sa i takon censusit shqiptar duhet pritur për një deklaratë zyrtare, por kundërshtuesit e tij vazhdojnë të flasin për dështim. Aleanca Kuq e Zi ka qenë më e zëshmja në kundërshtimet për censusin, sipas saj për shkak të deklarimit të fesë dhe etnisë në formularin e INSTAT-it.