Ekspertët: Video-përgjimi i bisedës Meta-Prifti nuk është autentik

Tre ekspertët shqiptarë, të cilët u zgjodhën nga Gjykata e Lartë për të vlerësuar autenticitetin e bisedës Meta-Prifti të regjistruar nga ky i fundit, kanë arritur në përfundimin e tyre, se video-përgjimi nuk është origjinal. Ky ishte një përfundim i pritshëm pas rrëzimit të ekspertizës së kryer nga amerikanët, e në këtë kuptim nuk ka befasuar askënd.
Ekspertët e kanë dorëzuar sot në Gjykatën e Lartë ekspertizën e tyre për video-përgjimin Meta-Prifti, në të cilën ata, konkretisht Ardian Pollo, Ermal Beqiri si dhe Artur Rrahmani, kanë veçuar faktet që gjatë bisedës nuk është regjistruar ora e saktë dhe që në orën e paraqitur në video nuk kanë gjetur materialin origjinal. Më tej, pasi kanë egzaminuar orën-kamera, lap-top-in dhe USB-në e dorëzuar nga Dritan Prifti, nënvizojnë, se mundësia për ndërhyrje në video është e madhe, pasi edhe materiali ka shumë zhurma të cilat nëse hiqen, fshihen edhe fjalët. Sipas tyre, video nuk është autentike, por e manipuluar, dhe biseda nuk është regjistruar nga ora e zyrës së Priftit.
Në këto rrethana, do duhet të hapet një çështje në ngarkim të Dritan Priftit, i cili – kështu thonë ekspertët e Gjykatës sonë të Lartë – ka falsifikuar gjithçka. Në këtë kuptim, procesi nuk mund të quhet i mbyllur. Pritet reagimi i Priftit, i cili ka lënë të kuptohet se ka dhe materiale të tjera komprometuese.
Re.Pu.
Comments
HAHAHAHAHAHA

HAHAHAHAHAHA :(:(:(:(:(:(::(:(

Me nje fjale kjo eshte per te qeshur e per te qare. Pra dy eksperte te huaj,pa asnje konflikt interesi, pa dijeni per personat dhe ambientin shqiptar, me nje eksperience tejet te madhe ne kete pune (kjo u vertetua dhe nga Arvizu),me mjete nga me modernet dhe te licenuar per kete pune, ja paskan futur kot ndersa keta te tre qe nuk kane asnje nga ato cilesi qe pershkuam me lart dhe qe i permbushnin dy ekpertet e huaj dhe qe jane thelbesor ne kete ekspertize, duke punuar tek fusha e druve ne Gjirokaster e kane zbuluar se ku fshihet lepuri.

Shprsoj qe mos ti bien kokes me gryuushta me vone per keto palacolleqe qe po bejne dhe te mos harrojne se Shiperia eshte vendi ku rriten e do te rriten edhe femijet e tyre dhe neser mund te jene vete ata viktima te kesaj politike mos ndeshkueshmerie dhe marrje pafajsie nga eksperte b... si puna e tyre por do te jete voone ama.

Turp turp turp

Hahahaha, fantastike.
Hahahaha, fantastike.
ky eshte kulmi. hajde bageti

ky eshte kulmi. hajde bageti hajde.

Po gjykata c'thote me pacavuren e ketyre faqezinjve qe i thone vetes eksperte. Ekspertet e leshit.

Add new comment