Kryeministri nuk lë rast pa iu vërsulur Presidentit

Postuar në 31 Tetor, 2011 08:26

Kryeministri bëri adetin sërish. Mblodhi grigjën e tij të deputetëve, dhe u recitoi diatribën e radhës, këtë herë kundër atyre që ai i grupon në Aleancën e Plehut, të cilëve u ka zgjedhur për kryetar presidentin Bamir Topi. Me këtë të fundit e filloi. Më saktë, e filloi me vendimin e tij për të rikthyer ligjin e plehrave për rishqyrtim në Kuvend,  hap ky i hedhur në funksion të ushtrimit të kompetencave presidenciale: “Dua të them se qëndrimi ndaj këti ligji është nga alfa deri tek omega politik”. Dhe menjëherë pas kësaj shtoi një frazë nga ato të vetat: “Në Aleancën e Plehut ata që mashtrojnë shqiptarët do ta gjejnë veten të dëshpëruar.”

Vazhdoi më poshtë në këtë stil, jo vetëm kundër Presidentit, i cili merret vesh se po e lë pa gjumë kohët e fundit, por edhe kundër të gjithë të tjerëve që, në një mënyrë a në një tjetër, e kanë kundërshtuar këtë ligj. “Këta rrëmojnë në plehra për të gjetur vota. Unë ju them se nëse e shtroni çështjen në këtë mënyrë, pushteti juaj nuk kthehet më kurrë; ai [pushtet] i përket plehut të historisë. Nëse ju keni probleme për mjedisin thoni çdo gjë konkrete, nëse keni hallin tek votat, [ta dini se] Aleanca e Plehut është e shkuara”, e kompletoi diatribën e vet kryeministri. Deputetët e tij bënë atë që bëjnë zakonisht: mbajtën vesh ç’u tha kryeministri.

M.N.

Comments

Submitted by vlora (not verified) on

<p>KLSH eshte nje institucion shume delikat prandaj mendoj se Presidenti ka gabuar me zgjedhjen e Sali Shehut per kreun e ketij institucioni, nuk e kam per profilin politik te tij aq sa e kam per profilin profesional te kandidatit (ai vjen nga radhet e policise). Mendoj se nje ekonomist eshte zgjedhja me e mire per te kryesuar kete institucion.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.