Sot dita e fundit e censusit. A ka dështuar?

Postuar në 31 Tetor, 2011 02:55

Sot përfundon zyrtarisht censusi në të gjithë territorin e vendit, pasi mbush katërjavëshin e parashikuar me ligj. Megjithatë pyetja mbetet, a ka funksionuar apo dështuar regjistrimi i popullsisë ne vend. Censusi maqedonas, bazuar në model të ngjashëm, dështoi para dy javësh dhe u shty për një kohë të dytë. Sa i takon censusit shqiptar duhet pritur për një deklaratë zyrtare, por kundërshtuesit e tij vazhdojnë të flasin për dështim. Aleanca Kuq e Zi ka qenë më e zëshmja në kundërshtimet për censusin, sipas saj për shkak të deklarimit të fesë dhe etnisë në formularin e INSTAT-it. Duket se përballja Qeveri-AKZ do të vazhdojë edhe pas shpalljes së shifrave të nxjerra nga censusi. Censusi i popullsisë dhe banesave filloi më datën 1 tetor dhe ka si qëllim grumbullimin e të dhënave të detajuara të aspekteve ekonomike, sociale dhe të jetës në Shqipëri: sa njerëz banojnë në Shqipëri dhe si jetojnë ata; për çfarë shërbimesh kanë nevojë etj. Këto të dhëna parashikohet të përdoren nga qeveritë në nivel kombëtar dhe lokal, bizneset, institucionet kërkimore dhe akademike, agjencitë zyrtare statistikore, shoqëria civile, individët, partnerët rajonalë, Bashkimi Europian, organizatat ndërkombëtare si FMN, Banka Botërore, OSBE, organizatat e Kombeve te Bashkuara si UNFPA, UNICEF, etj.

H.B.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.