Alma Lama kundër Albin Kurtit: Nuk i bindem diktatit

Alma Lama, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ish-korrespondente e Top Channel-it në Prishtinë, në një intervistë për të përditshmen ‘Express’ ka dalë kundër aksionit politik të partisë së saj. E zgjedhur deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare, Lama ka shënuar momentin e parë të disidencës në Lëvizjen e Albin Kurtit. “Aktivitetet në rrugë janë të rëndësishme, por puna në institucione është më e rëndësishme”, është shprehur ajo për gazetën Express. Gjithashtu deputetja e Vetëvendosjes ka thënë se nuk pajtohet me rrokullisjen e kamionëve me mallra serbe duke e quajtur këtë si akt vetëgjyqësie. Lama ka shkuar edhe më tej duke u shprehur se në lëvizjen ku ajo bën pjesë, demokracia lë për të dëshiruar. “Unë nuk i bindem diktatit”, i ka thënë ajo së përditshmes ‘Express’. E pyetur nëse ajo ka marrë ndonjë ofertë nga partitë e tjera politike në Kosovë, deputetja e Vetëvendosjes ka thënë se as nuk do të guxonin t’ia bënin një ofertë të tillë, siç, sipas saj, nuk kanë guxuar t’ia bënin as kur ishte gazetare. Alma Lama është e vetmja deputete e Kuvendit të Kosovës me origjinë nga Shqipëria. Ajo është vendosur në Kosovë pas përfundimit të studimeve të larta dhe është e martuar me një mjek kosovar.
H.B.
Comments
c`lidhje ka kjo zonje me

c`lidhje ka kjo zonje me politiken ??????????????

Semundja e vjeter e partive

Semundja e vjeter e partive shqiptare vazhdon. Kemi krijuar maksimumin e demokracise me perplasjen ndermjet partive, po nqs nuk demokratizojme partite nuk do arrijme te bejme ate hopin cilesor te nevojshem per te arritur nje demokraci te mirfillte.

C'ne diktat ne Vetvendosje?

C'ne diktat ne Vetvendosje? Keta qe nga emri duken si te hapur karshi debatit.

Mu po mdoket vone shume qe

Mu po mdoket vone shume qe dikush po ngre za ndaj diktatit ne VV.
ata skan bre lidhje me politik.. vec po msyn mu ngjit npushtet.. vec se skan me mbrri kurr..
VV funksionon si organizatat komuniste e fashiste te paraluftes.. me trakte, me spiuna., te tan te indoktrinu prej nji personi..
e qysh mu afru aty intelektual e njerz me dinjitet.. njeri me personalitet skish mujt me nejt nji minut mi ngju dokrrat e Glaukve e Liburnve, e po mdoket perher ma shume edhe dokrrat e Albinit..
p/sh.. qysh me duru nji intelektual 50 vjecar diktatin e Albinit, Glaukit, Linburnit etj..
kshtu kan ngel me kalamaj, e noshta kur trriten qeta muj me fol per politike.. po tash per tash kta sjan kerkah..

E zonja ne fjal paska fillu mi njoht vone qeta far komunistash... e paska guxu mu shpreh...
veq e kisha paralajmru se kush guxon me kan i lire e me kundeshtu naj sen per VV,,
kan me shpall tradhtar e kan me sulmu si hienat..

alma lama pse s po i tregon

alma lama pse s po i tregon edhe srbve ne veri cka duhet me bo e cka o demokracija po pi tregon vv tradhetin e ke ne gjak a e din ke e ke babe duhesh me dite se pasi pe din cka eshte demokracija i din ti edhe shume sene

Add new comment