Arkiv-Lajme
Sigurimet, AMF: Ulja e çmimeve, e pazakontë
Ulja e menjëhershme e çmimeve të policave të sigurimit nuk ishte në të mirën e përdoruesve të automjeteve. Kjo është ajo ç’ka orvatet të shpjegojë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, nëpërmjet një lajmërimi për mediat, pas shtrenjtimit të siguracioneve, e cila dyshohet se është bërë me marrëveshje midis siguruesve.
Ambasadori Arvizu: Ata që janë përgjegjës për vrasjet më 21 janar duhet të japin llogari
Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, ka bërë dhe një gjest tjetër për të demonstruar se hetimi i vrasjeve të kryera më 21 janar është një përparësi absolute e axhendës së tij. Nuk ka qenë kështu qysh në fillim për të, por koha duhet t’i ketë mësuar shumë gjëra që në fillim nuk i ka ditur. Ai sot i ka dërguar një letër ngushëllimi familjes së Aleks Nikës, që humbi jetën një vit më parë në demonstratën e 21 janarit.
Shitja e “Albpetrol”, favoritë azerbajxhanasit? Po ankandi?
Vizita e Kryeministrit Berisha në Azerbajxhan ka gjetur pasqyrim të gjerë në shtypin e sotëm dhe të gjithë kanë një argument: Thirrjen që kreu i ekzekutivit i ka bërë kompanisë shtetërore të naftës azere ‘SOCAR’ për të marrë pjesë në privatizimin e ‘Albpetrol-it’ si edhe lobimin për gaz-sjellësin ‘Trans Adriatik’, i cili fillesat i ka në fushat gazmbajtëse të “Shah Denizit”. Por e përditshmja “Shqip” shkon edhe më tej. Duke cituar Kryeministrin, ajo thekson se azerbajxhanasit janë favoritët kryesorë për blerjen e “Albpetrol”!!
Berisha duket se e ka kopsitur edhe Gjykatën Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë me 5 vota kundër dhe 4 vota pro kërkesën e një grupi deputetësh socialistë për “Shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të neneve 3, 5, 6, 8 të ligjit nr. 10.449, datë 14.7.2011 “Për rregullat dhe procedurat e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë”. Ky vendim i hap rrugën ligjërisht prishjes së Piramidës.
News: Rama flet për ‘çështje të jashtme’; por nuk bën improvizime
Edi Rama nuk para e ka bërë të udhës të flasë për tema me interes ndërkombëtar, apo qoftë dhe gjithëkombëtar. Ligjërimi i tij politik, o për një vetëdijë se zërin tonë s’e dëgjon kush, o për një pasion të munguar diplomatik, ka qenë i fokusuar kryesisht në çështjet lokale. Por në një intervistë për agjencinë “Presheva Jonë” nuk ka mundur t’i shmanget argumentit ‘Foreign Affairs’. Dhe siç mund të pritet nga shumëkush, ka thënë fraza rutinore. Ka përsëritur teza të diplomacisë shqiptare, të cilat në thelb janë në harmoni me qëndrime të diplomacisë perëndimore për rajonin.
Ish-gjenerali i Gërdecit “merr arratinë” në SHBA
“Luan Hoxha është në Kosovë; fola në telefon me të, dhe është në Prishtinë për të dhënë disa leksione”, thotë avokati që e mbron ish-shefin e shtabit të ushtrisë në gjyqin mbi Gërdecin. Por sipas Mapo-s (dhe Mapo duhet të jetë e mirinformuar; Luan Hoxha ka qenë pedagog në Universitetin Europian), avokati Brahim Lahi nuk thotë të vërtetën.
Pjerin Ndreu: Raporti i SHKB-së thotë të vërteta periferike
Pjerin Ndreu ka bërë një analizë të 21 janarit në një intervistë që jep për Shekullin. Gjërat që ai thotë janë apriori të diskutueshme (ai është i rreshtuar me opozitën), por janë interesante (ai është polic në ADN-në e vet). “SHKB [Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm] varet nga ministri i Brendshëm, ....
Maxhoranca mbahet pas tezës, se “Brukseli na refuzoi për faj të opozitës”
Maxhoranca shpreson që brenda vitit, saktësisht në fund të vitit, të marrë statusin e vendit kandidat. Këtë e tha mbrëmë në Top Story Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto. Mirëpo nga ana tjetër, ky i fundit, i pyetur mbi arsyet e refuzimit që na u bë gjatë vitit të shkuar, vijonte të mbahej mbas degës së “opozitës fajtore”. “Opozita, me bojkotin e vet, ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm në vendimin e Brukselit për t’mos na i dhënë statusin”, tha në thelb ai.
Celentano refuzon një Honoris Causa. Motivi? “Jam Mbret i injorantëve”, thotë
Për fans-at e Adriano Celentano-s (të cilët në Shqipëri janë të shumtë), po japim lajmin e dytë në harkun e pak ditëve. Dhe nuk bëhet fjalë për pjesëmarrjen e tij në Sanremo, e cila vijon të jetë objekt diskutimi (për shkak të disa provokimeve që bën dhe ai vetë), por për një ngjarje të viteve më parë. Në vitin 2006, dekanja e fakultetit të letërsisë në Universitetin e Foggia-s, dhe kryebashkiaku i Foggia-s atë mot, u morën vesh t’i jepnin Adriano Celentano-s një diplomë Honoris Causa në lëmin e letërsisë e të filozofisë dhe titullin ‘qytetar nderi’.
Tregu i sigurimeve, donim të hiqnim vetullat dhe nxorrëm sytë
Çdokush që ka shkuar për të siguruar automjetin e tij këto ditë është përballur me një surprizë të pakëndshme. Kompanitë e sigurimeve kanë miratuar tarifa të reja për të gjitha llojet e mjeteve dhe automjeteve që prej fillimit të këtij muaji, të cilat janë arrijnë deri tre herë më shumë.
Media-t raportojnë se Sigurimi i Detyrueshëm Motorik (TPL) për automjetet deri në 1 600 kubikë ishte mesatarisht 4 500 lekë, ndërsa nga 1 shkurti ka shkuar deri në 14 000 lekë, kurse për automjetet me fuqi mbi 1 600 kubikë, tarifa varion mesatarisht 14 600 lekë nga 6 500 lekë që ishte më parë.