News: Rama flet për ‘çështje të jashtme’; por nuk bën improvizime

Edi Rama nuk para e ka bërë të udhës të flasë për tema me interes ndërkombëtar, apo qoftë dhe gjithëkombëtar. Ligjërimi i tij politik, o për një vetëdijë se zërin tonë s’e dëgjon kush, o për një pasion të munguar diplomatik, ka qenë i fokusuar kryesisht në çështjet lokale. Por në një intervistë për agjencinë “Presheva Jonë” nuk ka mundur t’i shmanget argumentit ‘Foreign Affairs’. Dhe siç mund të pritet nga shumëkush, ka thënë fraza rutinore. Ka përsëritur teza të diplomacisë shqiptare, të cilat në thelb janë në harmoni me qëndrime të diplomacisë perëndimore për rajonin. “Ndërrimi i territoreve nuk është opsion. Kosova është shtet i Pavarur dhe i paprekshëm në integritetin e vet territorial. E ardhmja e Shqiptarëve ne rajon është Europa. Serbia vazhdon te jete peng i së shkuarës. Kosova sot është shtet më vete. Sa me shpejt ta kuptojë këtë Serbia, aq më mirë do të jetë për popullin e saj dhe për gjithë rajonin. Shqipëria mbështet e do të mbështesë përmes të gjithe faktorëve të saj politikë, çdo vendim e qëndrim të shtetit të Kosovës në raport me Serbinë e me ardhmërinë europiane të shqiptarëve të Kosovës.” - këto janë disa nga qëndrimet e Ramës.
Kuptohet se diplomacia nuk i ofron Ramës (as shumë të tjerëve, në fakt) shumë mundësi për të qenë kreativ.
M.N.
Comments
Mbase per shume veta jane me
<p>Mbase per shume veta jane me emocionuese deklaratat e Kreshnik Spahiut. (I cili as nuk i beson ato qe thote). </p>
Add new comment