Maxhoranca mbahet pas tezës, se “Brukseli na refuzoi për faj të opozitës”

Maxhoranca shpreson që brenda vitit, saktësisht në fund të vitit, të marrë statusin e vendit kandidat. Këtë e tha mbrëmë në Top Story Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto. Mirëpo nga ana tjetër, ky i fundit, i pyetur mbi arsyet e refuzimit që na u bë gjatë vitit të shkuar, vijonte të mbahej mbas degës së “opozitës fajtore”. “Opozita, me bojkotin e vet, ka patur një ndikim të jashtëzakonshëm në vendimin e Brukselit për t’mos na i dhënë statusin”, tha në thelb ai.
Nëse e kanë bindje këtë gjë, ka rrezik të mjaftohen me “klimën e re politike” që ka sjellë pjesëmarrja e opozitës në parlament e votimi i disa ligjeve me 3/5 e votave, dhe të mos fokusohen tek arsyet e vërteta të refuzimit, që kanë qenë e janë pafuqia për të bërë zgjedhje normale, sistemi i korruptuar i drejtësisë, administrata publike e politizuar, insitucionet e brishta, korrupsioni i shfrenuar, etj. Dhe rezultati dihet. Nuk do ta marrim statusin në fund të vitit.
Re.Pu.
Comments
Ndoqem me interes mbreme
<p>Ndoqem me interes mbreme debatin ne Top Story. Eshte bere e modes, qe njerezit e qeverise qe nuk qeverisin, marrin nje çante - shpesh here te zeze - me vete, dhe thone pa iu dridhur syri genjeshtrat e radhes: Ja, aty i kam gjithe dokumentet. Kjo eshte bere e modes tani, por mendoj se ka ardhur koha qe duhet tu thuhet: Hape canten dhe nxirri dokumentat! Dhe gjithe ato dokumenta duhen fotokopjuar ne moment, dhe i duhen dorezuar prokurorise te hetoje mbi to: nese jane dokumenta origjinale apo jo, bazueshmerine ne ligj dhe rregulla. Gjithe keto zollume qe po i ndodhin ketij vendi ne keto 20 vite, nuk doli nje minister pergjegjes!</p>
Shume dakord me Bujarin:
<p>Shume dakord me Bujarin: Haxhinasto e shmangu piken me te nxehte te debatit me ''canten e zeze'' e cila - sipas tij - vertetonte se shkelje ligjore ne emerimet nepotike kane bere edhe ministrat e periudhes 1997-2005. Per ironi te fatit nje nder keta ministra te jashtem ka qene edhe shefi i perjetshem i Haxhinastos (Ilir Meta) keshtu qe canta e zeze natyrisht qe nuk do te hapej. </p>
Add new comment