Berisha duket se e ka kopsitur edhe Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë me 5 vota kundër dhe 4 vota pro kërkesën e një grupi deputetësh socialistë për “Shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të neneve 3, 5, 6, 8 të ligjit nr. 10.449, datë 14.7.2011 “Për rregullat dhe procedurat e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë”. Ky vendim i hap rrugën ligjërisht prishjes së Piramidës.
Justifikimi për vendimin ka qenë mungesa e legjitimitetit të kërkuesit për t’iu drejtuar gjykatës për një çështje të tillë. Gazeta Mapo raporton se burime të saj nga Gjykata Kushtetuese kanë bërë të ditur se argumenti me të cilin shumica e anëtarëve të kësaj gjykate kanë rrëzuar këtë kërkesë duket se ka pasur të bëjë sërish me anën procedurale, pra legjitimimin e kërkuesit. Sipas këtyre burimeve, trupa e gjyqtarëve, pasi ka marrë në shqyrtim argumentet e paraqitura nga palët në seancën plenare të 23 nëntorit, ka arritur në përfundimin se kërkesa ka në thelbin e vet zgjidhjen e kompetencave mes pushtetit qendror dhe atij vendor dhe, për rrjedhojë, deputetët socialistë nuk kanë interes direkt që mund t’i legjitimojë në një proces të tillë gjyqësor.
Pra, siç kanë vepruar edhe gjykata të tjera në çështje që kanë qënë të përfshirë zyrtarë të lartë të mazhorancës, Gjykata Kushtetuese duket se nuk është futur fare në shqyrtimin e përmbajtjes apo argumenteve, me të cilat kërkuesit mbështesnin kërkesën e tyre për shfuqizimin e disa neneve të ligjit në fjalë. Ajo është marrë vetëm me procedurën. Përbërja e saj ka ndryshuar kohët e fundit, kur disa anëtarë të rinj të saj janë zgjedhur me votat e mazhorancës.
E.Zaloshnja
Comments
Duke ndjekur te njejten

Duke ndjekur te njejten llogjike o statisticieno-juristi-kolumnisti Zaloshnja kur votonte gjykata kushtetuese kunder Berishes pse nuk botoje ndonje artikull me teme "Edi Rama duket sikur e ka futur ne xhep gjykaten kushtetuese"?

Si kompetent qe jeni z. Erion

Si kompetent qe jeni z. Erion B, na thoni edhe ndonje gje kompetente per menyren se si e ka kap Saliu Ndrea Prenden , ne foton ilustruese te ngarkuar nga lexuesit ne faqen e ReSpublica.

Heshtja juaj nenkupton aprovimin "No coment".

Sepse standardi boteror eshte

Sepse standardi boteror eshte qe kur Gjykata Kushtetuese voton kunder ligjeve te Qeverise (sidomos rastet ku Ligji qelbet ere nga 1000 km larg) quhet qe Gjykata eshte e pavarur. Per te njejtat Ligje te qelbura, kur votohet pro Qeverise dhe pa u shprehur per esencen por gjithmone per proceduren quhet "futje ne xhep e Gjykates".

Kaq shume po abuzohet me vendimet e Gjykata per procedure se gati-gati sa nuk thuhet vrisni e vidhni ke te doni e cfare te doni, mjafton qe te jeni ne rregull me procedurat.

Ma nis pak per reference ku e

Ma nis pak per reference ku e ke gjetur kete standartin boteror qe flet me siper se u bera kurioz :)

Se per mendimin tim i vetmi standart ku bazohet Zaloshnja tek ky artikull eshte qe nese voton kunder Sales gjykata eshte e pakorruptuar, nese voton pro eshte e korruptuar.

@ Erion - Nese Sala do ishtge

@ Erion - Nese Sala do ishtge ndonje i palekundur ne idete e tij, ndonje i ndershem deri ne virgjeri, do te mund te isha dakord me ty. Por, sido qe te votoje Gjykata, Sala i korruptuar mbetet.

Korrupsioni i tij fillon qe me spiunlleqet e kohes se Dulles e deri me sot: Ishte komunist i flakte, ben si demokrat i flakte, shau Meten e Nanon me liber shpie, i beri shoke ideali me pas, mblodhi rreth vetes gjithe te korruptuarit me nismen "me duar te pastra"!!! E shkarkoi Pangon si minister, e mori si drejtor. Te kater pjestaret e familjes se tij akuzohen per korrupsion te shkalles me te larte (d.m.th. 100% familje e korruptuar, beme baba te te ngjaj). Znj. Liri arrin deri aty sa ben korrupsion nen petkun e shoqates se autizmit!!!

Shkurt: Ke thene Berisha, ke thene korrupsion!

Po ky eshte mendimi jot

Po ky eshte mendimi jot gjithsesi, po nejse se ti nuk vetequhesh kolumnist dhe analist te pakten. Po flisnim per shokun Zaloshnja qe eshte te dyja.

Ka te tjere qe thone per Edin qe eshte ne maje te piramides te korrupsionit pershembull. Opionione personale te njerezve gjithsesi dhe cdokush ka te drejte ti kete.

Epo le t'a prishi dhe

Epo le t'a prishi dhe piramiden. Si tha ai i mocmi "kur iku lata, le te ike dhe sopata ... ".

Personalisht mendoj se nese ne atdheun tone do te levize dicka ne drejtimin e duhur, kjo do te ndodhe kur Berisha nuk do te jete me ne kete jete (si te gjithe ne, edhe ai eshte i vdekshem, jeta ben te sajen). Ai tashme ka nje moshe qe nuk mund te neglizhohet me.

Prandaj dhe te them te drejten nuk i kuptoj perpjekjet e tij per zullume te ketij lloji, ku merr gjykaten kushtetuese per te prishur nje piramide, etj. Mosha e tij aktive tashme ka mbaruar. Kuptoj vetem perpjekjet e tij per te kapur gjykatat e tjera, sepse keshtu mendon se nuk do t'u preken pasardhesve te tij te familjes pasurite e grabitura ne Shqiperi.

Po edhe ne kete pike ben perpjekje pothuaj te kota. As Verlacet, Vrionet, Zogu e Enveri nuk i gezuan gje vatanit. Sapo moren mballomat e iken, bijte e Shqipes u leshuan si skifteret e ua bene pasurite pestil.

Tung,

Blendi

I dine vertet pasojat keta 5

I dine vertet pasojat keta 5 zoterinj te gjykates kushtetuese kur thone se duhet prishur piramida ,duke na dhene nje shpjegim qe vetem i tille nuk eshte ? Me kesisoj vendimesh kjo gjykate,dhe vecanerisht keta zoterinj,te zgjedhur per te mbrojtur kushtetuten,nuk bejne vetem se na largojne nga integrimi ne bashkimin europian. E keqja e madhe eshte se keta jane aq te pasur ,mund te levizin kudo ,nuk kane provuar te qendrojne me dite mbas dyerve te ambasadave,me pak fjale nuk preken nga vendimet e tyre. Eshte mekat te vazhdojme ta quajme "gjykate kushtetuese",sepse sot me kete dreq vendimi na mbyll dyert e europes. Sa te thella jane keto pune.....E gjitha kjokatrahure institucionale me nje qellim te vetem:mandare via da li top-channel!!!! Harrojne nje detaj kete gjyqtare(nese mund te vazhdojme ti quajme te tille),europa na sheh,na ndjek,na veshtron nga larg dhe nga afer sepse jane me inteligjent se ne....Pasojat do i vuajme ne qe paguajme takstat per te mbajtur ne pune kesisoj personash!!!!

Fajtori ketu jam une, e

Fajtori ketu jam une, e pranoj, me derguan me misjon per te bere per vete Gjykaten Kushtetuese. Por ne fakt nuk e kopsita, e shkopsita, jo vetem anetaret femra te saj, por edhe meshkujt... mmm kush e kishte menduar se gjykatesit jane aq te mire ne shtrat...

Add new comment