Arkiv-Lajme
Moskuptimet mes Vetvendosjes e diplomacisë perëndimore nuk kanë të sosur
Vetvendosja ka ditë që po bën fushatë në favor të emërtimit ‘Republika e Kosovës’ në të gjitha veprimtaritë ndërkombëtare, ku pala kosovare apo autoritetet e Kosovës do të qëllojë të jenë të pranishme. Vetvendosja ka lënë të kuptohet se qeveria e Kosovës ka rënë dakord të mos shkruhet ky emërtim, ngaqë këtë gjë ia kanë kërkuar ndërkombëtarët nën presionin e serbëve të Beogradit.
Xhemal Zhuri: Jam ish i përndjekur, i papunë dhe i varfër; prandaj doja të hidhesha nga vinçi
“Nuk u hodha nga vinçi vetëm për shkak të këmbënguljes së zv.drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut”, ka pohuar sot për televizionin News 24 Xhemal Xhuri, 50 vjeçari që tentoi të hidhej nga 84 metra lartësi, nga maja e vinçit që është montuar pranë shumëkatëshit që po ndërtohet ngjitur me ish-hotel Drinin. Të nesërmen e ngjarjes u tha se Zhuri kish nxjerrë si motiv të vetvrasjes që donte të kryente faktin që “atë shumëkatësh po e ndërtonte një komunist, dhe këtë gjë ai nuk mund ta duronte”.
Gjinushi: Duam korrektim nacional. Por PS-ja s’është ende gati për mbështetje
Sipas Gjinushit, opozita ka në dorë fatin e reformës elektorale. Pse? Sepse ajo ka legjitimitetin për ta kërkuar të plotë; kjo reformë synon parandalimin e vjedhjes së votave, dhe për këtë gjë është opozita që është e interesuar, jo pushteti. Në një intervistë për Panoramën, ai kërkon që sistemi aktual ose të braktiset, ose të paiset me një koeficient të korrektimit nacional, në mënyrë që të plotësohen dy kushte esenciale: njëri demokratik, dmth të mos lejojë (të mos ngrihet mbi) deformimin e votës, dhe tjetri politik, dmth të mos lejojë destabilitet qeverisës.
Një goditje tjetër për imazhin e Gjykatës së Lartë; është Prokuroria që e jep
Gjykatës së Lartë po i dalin boll probleme të imazhit e të besueshmërisë. E pikërisht në këtë moment, Prokuroria e Përgjithshme i jep një goditje tjetër. Organi i akuzës ka filluar një procedim penal ndaj tre personave nga Fieri, Agron Lumeshit, Enard Lushakajt dhe Renato Mellarajt, pasi, sipas saj, këta janë përpjekur të ushtrojnë presion e ndikim mbi anëtarë të Gjykatës së Lartë, në mënyrë që këta të fundit të favorizonin një palë në një çështje gjyqësore.
Berisha arrin t’i japë dorën Hillary Clinton-it
Rilindja Demokratike e ditës së diel hapej me titullin: “Berisha takohet me Hillary-n dhe Panetta-n.” Në brendësi të artikullit thuhej se Kryeministri në takimin e tij me Sekretaren Amerikane të Shtetit dhe Sekretarin e Mbrojtjes paska biseduar për bashkëpunimin në fushën e sigurisë në rajon dhe botë, si dhe mbi energjinë dhe burimet energjetike. Përveç kësaj, sipas shkrimit të RD-së, Berisha e kishte ftuar zonjën Clinton për një vizitë në Shqipëri; ftesë të cilën ajo e paska pranuar me kënaqësi!!!
Robert Elsie: Nuk jam anti-Kadare; mund të jetë Kadareja që më quan anti-Kadare
Përkthyesi dhe shqiptaro-logu gjerman, Robert Elsie, u kthehet sërish marrëdhënieve të tij me Kadarenë. Për t’i rishpjeguar. “Unë jam habitur dhe habitem shumë [që më mbajnë për anti-Kadare]. Unë nuk kam asgjë me Kadarenë dhe e vlerësoj shumë si shkrimtar. Po të lexoni Historinë e Letërsisë që unë kam shkruar, e them këtë vlerësim që kam për Kadarenë dhe i qëndroj asaj që kam thënë”, thotë ai në një intervistë të publikuar në numrin e sotëm të Mapos.
Dritan Prifti: Shpresoj që raporti im me Ilir Metën të normalizohet!!!
Një intervistë e gjatë e Dritan Priftit për Shqipin mbyllet me fjalët: “Me Ilir Metën kemi pasur dhjetë vjet bashkëpunim, dhe një vit luftë. Shpresoj që e ardhmja të sjellë normalitet”. Dhe me këtë mund të quhet e mbyllur saga e armiqësisë mes këtyre dy personave. Prifti do donte që në të njëjtën kohë të mbyllej dhe saga e video-përgjimeve. Ai vetë e ka marrë vendimin: “Unë e bëra sakrificën time. [Tani e tutje] nuk kam ndërmend kurrë më të merrem me denoncime e veprime të tilla.” Përpara tij, të njëjtën gjë ka deklaruar Ilir Meta.
A. Vehbiu: Gjuha jonë është prapa të tjerave; A. Klosi: Jo dhe aq
Në Shekullin e djeshëm, Ardian Klosi thosh të vetën lidhur me një tezë të Ardian Vehbiut, që ky i fundit e ka parashtruar në shkrimin e tij me titull ‘Pastrim apo pasurim’, të publikuar në respublica.al. Më saktë, është një gjysmë paragrafi që i ka bërë përshtypje Klosit: “Për shkak të lëvrimit të pakët dhe të njëanshëm, shqipja ka mbetur shumë prapa gjuhëve madhore europiane, sidomos në nivelin e komunikimit abstrakt dhe diturak, në çështje të etikës dhe të filozofisë dhe të besimit, të mendimit politik dhe historik, të sociologjisë dhe të psikologjisë.
Busek: Ndarja e Kosovës është opcion i mirë; Demaçi: Busek është jaran i Beogradit
Ehard Busek është një konservator austriak, që njihet në diplomacinë e kontinentit për një sërë rolesh që ka luajtur (deri para pak kohësh ish dhe koordinator i Paktit të Stabilitetit për Europën Jug-lindore). Tash së fundmi, ai është shprehur se “ndarja e Kosovës është opcioni më i mirë”.
Ministri i jashtëm polak: Gjermania të komandojë Europën? Gjë që s’bëhet
Helmut Kohl ka thënë se “Gjermania është e madhe sa për të qenë e para mes të barabartëve, dhe është e vogël për të qenë fuqia dominuese në Europë”. Ndërsa Henry Kissinger ka thënë se “Gjermania është shumë e madhe për Europën, dhe shumë e vogël për botën”.
Këto citime i ka bërë të premten ministri i jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, në Konferencën e Sigurisë së Munich-ut (ku ish dhe Berisha), teksa donte t’i përgjigjej pyetjes që iu bë: A është e mundur që Gjermania të luajë në Europën e sotme një rol të ngjashëm me atë që luajtën SHBA-të pas Luftës së Dytë Botërore?